Author: Isen almakos

Drejtori i Burgut të Idrizoves Shpend Tairi, i shoqëruar nga Zevendës Drejtori Fehmi Jonuzi, kanë qëndruar në Ambasadën e Kosovës, ku janë pritur nga Ambasadori i Republikës së Kosovës, Florian Qehaja. “Gjatë takimit në fjalë, u bisedua rreth kushtëve te të burgosurve në Burgun e Idrizovës me interesim të veçantë për shtetasit e Kosovës që vuajnë dënimin në Idrizovë. Drejtori i Burgut të Idrizovës premtoi se angazhimi i tij është maksimal që të burgosurit të mund të gëzojnë kushte sa me të mira. Me këtë rast, ambasadori Qehaja, falënderoi Drejtorin Tahiri mbi rolin rolin pozitiv që po zhvillon në Burgun…

Lexo më Shumë

Në intervistën ekskluzive për Almakos, drejtori i Agjencisë për Zbulim në Maqedoninë e Veriut, Erold Musliu, flet për seriozitetin e kanosjes mga sulmet kibernetike. Njëkohësisht ai tregon edhe rëndësinë e ndermarrjes së masave për mbrojtje nga këto sulme, duke folur edhe për “antivirusin më të mirë” kundër sulmeve kibernetike. “Roli dhe edukimi i individit është çështje vendimtare. Çdo individ duhet të ndërtojë kulturën e tij dixhitale për mjetet e veta dixhitale dhe të investojë në njohuri për përdorimin korrekt të teknologjive dhe mediave komunikuese-informative. Kjo është arsyeja se pse rekomandohet përdorimi i kujdesshëm dhe vigjilent i përfitimeve të teknologjisë, dhe…

Lexo më Shumë

Nën organizimin e Shoqatës Kulturore “EBU HANIFE” në Troisdorf të Republikës Federale të Gjermanisë ministri i diasporës në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut mori pjesë në manifestimin solemn në hapjen e Xhamisë “EBU HANIFE”. “Me këtë rast pata nderin që tju drejtohem të pranishmëve me fjalë përshëndetëse duke i uruar që kjo xhami të shërbejë për besimtarët e kësaj zone si pikë orientimi në rregullimin e jetës së tyre fetare e shoqërore”, njoftoi ministri Çupi, i cili që nga marja e postit vazhdimisht është prezent në manifestime kombëtare e fetare të diasporës sonë. Prezent në këtë eveniment ishte kreu i…

Lexo më Shumë

Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut Majan Veseli sot është takuar me drejtorin gjeneral të hekurudhave të Turqisë, Ufuk Yalçin. Veseli ka njoftuar për pikat kryesore të biseduara në takim. “Gjatë takimit biseduam për: sigurimin e dy lokomotivave (donacione ose me qira); për riparimin e disa lokomotivave 👉dhe për projektin e transportimit të udhëtarëve në relacion Stamboll – Selanik – Shkup dhe anasjelltas. Z. Ufuk Yalçin bashkë me ekipin e tij janë angazhuar seriozisht për të na ndihmuar në zhvillimin e hekurudhave”, njoftoi drejtori Majan Veseli. Poashtu shumë shpejt pritet që nga hekurudhat e Republikës së Turqisë, Hekurudhat e…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë Enver Selmani, juristi në pension nga Likova e komunës me të njëjtin emër. Enver (Ramadan) Selmani lindi me 10 shtator 1944 në fshatin Likovë. Shkollën fillore e kreu në fshatin e vendlindjes në Likovë. Ai rrjedh nga një familje arsimdashëse, cila nga gjiri i vet ka nxjerrë shumë profile inxhinierë, mjekë, teologë dhe doktorë shkencash. Për shkak të rrethanave të atëhershme të mungesës së arsimit të mesëm në gjuhën shqipe, ai ishte i obliguar të shkonte për t’i vijuar mësimet në shkollen e mesme ekonomike në Gjilan. Pasi kreu shkollën e mesme ekonomike në Gjilan, ai i…

Lexo më Shumë

Sistem i ri angiografik për procedurat intervenuese radiologjike, i cili është unik në sektorin privat dhe shtetëror te ne dhe në shtetet fqinje, u promovua sot në Institutin e Radiologjisë. “Aparati është në vlerë prej 47.2 milionë denarësh, i blerë me mjete nga Ministria e Shëndetësisë dhe mund të përdoret për të kryer të gjitha nevojat radiologjike, neurologjike si dhe procedurat intervenuese kardiake. Vazhdojmë me investime për përforcimin e pajisjeve mjekësore, që është një nga shtyllat e çdo sistemi shëndetësor”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Bekim Sali me rastin e promovimit të këtij sistemi.

Lexo më Shumë

Komuna e Gazi Babës ka shpallur Konkurs për ndarjen e bursave për nxënës të talentuar dhe nxënës sportistë nga territori i kësaj komune. Kryetari Boban Stefkovski ka njoftuar për konkursin sot në mëngjes në faqen e tij zyrtare në Facebook. “Komuna Gazi Babë ka shpallur Konkurs për ndarjen e bursave për nxënës të talentuar dhe nxënës sportistë. Qëllimi i bursave është mbështetja financiare për nxënës të talentuar dhe nxënës sportistë nga territori i komunës së Gazi Babës. Si kryetar komune, gjatë periudhës së kaluar pata rastin të takoj disa nxënës të talentuar dhe nxënës sportistë, të cilët kanë arritur suksese…

Lexo më Shumë

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve sëbashku me drejtorin e Fondit Pensional , Dritan Bexheti , ishim në vizitë në Shtëpinë e Pensionistëve në Çair, kur përveç vizitës, kisha mundësi edhe të bashkëbisedoj me ata edhe për gjendjen e tyre shëndetësore, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali. “Për fat të keq, aty ka njerëz të moshuar që janë në gjendje të rënduar shëndetësore, që vuajnë nga diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare, por jo vetëm, që janë detyrim i yni për t’u kujdesur. Ne, si përfaqësues të pushtetit ekzekutiv, por edhe përgjithësisht si shoqëri, e kemi për detyrim të kujdesemi për…

Lexo më Shumë

Implementimi i master-planit për përmirësimin e kujdesit shëndetësor perinatal është arsyeja e punëtorisë së sotme, në të cilën mori pjesë ministri i Shëndetësisë, dr. Bekim Sali, kryetarja e Komitetit për Amësi të Sigurt, prof. dr. Ana Daneva Markova, përfaqësues të OBSH-së dhe punonjës të shëndetësisë. “Shteti shënon rënie të ndjeshme të vdekshmërisë perinatale nga 14,8 promilë në vitin 2017, 9.2 promilë për vitin 2021, ndërsa vdekshmëria neonatale në periudhën e njëjtë ka shënuar një rënie nga 7.4 promilë në 2.9 promilë dhe një rënie disi më të vogël të lindjeve të vdekura, nga 8.7 në 7.5 promilë. Shëndeti i nënave…

Lexo më Shumë

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt mbledhje profesionale me qëllim të përfitimit të njohurive dhe sugjerimeve në lidhje me propozim-rregulloren e Listës së barnave, si dhe në përgjithësi për aspekte të tjera që lidhen me këtë listë pozitive të barnave. “Kjo rregullore e propozuar është përgatitur nga grupi punues që është formuar me iniciativën time nga anëtarët me përvojë në këtë fushë, të cilët vijnë nga institucione të ndryshme relevante. Duke pasur parasysh se rregullorja përmban rekomandime edhe nga konsultues nga Banka Botërore, besojmë se ajo do të jetë një bazë e mirë për zbatimin cilësor…

Lexo më Shumë

Sot në Shkup është hapur Takimi i tetë kushtuar sëmundjeve të rralla në Europën Juglindore, të organizuar nga Shoqata e Pediatërve. Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali në fjalimin e tij theksoi se po aplikohet një risi e rëndësishme në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve. “Nga 1 tetori do të fillojmë me skrining të hershëm për atrofinë muskulore kurrizore me qëllim të zbulimin të hershëm, diagnozës së hershme dhe fillimit të terapisë në kohë. Shoqata e Pediatërve është partneri ynë në mbështetjen e vazhdueshme të personave me sëmundje të rralla, andaj vetëm me përpjekje dhe angazhime të përbashkëta nga të…

Lexo më Shumë