Author: Isen almakos

Pacientët, të cilët gjatë ditës së djeshme pranuan zemër dhe veshkë nga donatori i vdekur, sot ndjehen mirë dhe janë jashtë njësive të mjekimit intensiv, njofton ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali. “Pacienti 46-vjeçar, i cili pranoi zemër, është hequr nga makina respiratore në Klinikën Shtetërore të Kardiokirurgjisë, tashmë po merr frymë vetë dhe ndjehet mirë”, njoftoi Sali. Po ashtu, në Klinikën e Urologjisë, pacientja 36-vjeçare dhe pacienti 47-vjeçar, që pranuan veshkë, janë jashtë njësive të mjekimit intensiv dhe ndjehen mirë. “Para tyre vijnë ditë të rikuperimit. Si ministër dhe si njeri, para së gjithash dua ta falënderoj edhe një herë…

Lexo më Shumë

Në vazhdën e vizitës në Zvicër, veç takimeve më diasporën, ministri Xhemail Çupi po realizon takime edhe me zyrtarë të ndryshëm. Të enjten pasdite Çupi është takuar ne me kryetarin e qytetit të Lozanës, Grégoire Junod. Në takim janë shkëmbyer përvoja në lidhje me bashkëpunimin me diasporën dhe migracionin. Kryetarin e komunës e njoftova në lidhje me aktivitetet tona që ndërlidhen me diasporën tonë në Konfederatën Zvicerane. “Një nder i veçantë ishte lajmi i kryetarit të komunës se z. Bashkim Iseni me origjinë nga RMV-ja është shef i Departamentit të Migracionit në qytetin e Lozanës, i cili do të jetë…

Lexo më Shumë

Sot herët në mëngjes në Klinikën Shtetërore të Kardiokirurgjisë, pacienti 46 vjeçar me sëmundje të rëndë të zemrës mori zemrën nga një donator i vdekur dhe një mundësi e re për jetë. Në këtë momente, në Klinikën e Urologjisë kryhen dy transplante veshkash te pacientët e rinj me insuficiencë renale të cilët prej shumë vitesh janë në dializë. Gjithashtu, në javët në vijim pacientët me tumore të kockave dhe lëndime të rënda do të kenë mundësi për mjekim cilësor. Këto suksese në profilin e tij në Facebook i ka numëruar ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali. “Falënderime për familjen e donatorit,…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, sot, së bashku me Shoqatën për Ndihmë të të Sëmurëve me Leukemi Kronike Meiloike, si dhe Shoqatën për Ndihmë dhe Mbështetje të Pacientëve me Sëmundje Hematologjike “Hema”, mori pjesë në shënimin e Ditën Ndërkombëtare kushtuar Leukemisë Kronike Meiloike. Me këtë rast, Sali tha se këta pacientë nuk janë të vetëm në luftën e tyre jetësore, por e gëzojnë mbështetjen e gjithë sistemit shëndetësor. “Pikërisht në Klinikën e Hematologjisë është në dispozicion terapia më bashkëkohore, me të cilën sistemi ynë shëndetësor qëndron në hap me sistemet më të avancuara botërore”, theksoi Sali. Ai shtoi se si…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, sot, më 21.09.2022, ka vizituar fshatin Straçincê, ku është leshuar në përdorim fusha e re sportive e ndërtuar në bazë me bar artificial. Kryetari Stefkovski ka njoftuar për ngjarjen në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku ka shkruar: Është vënë në përdorim fusha e re sportive në Straçincë në një sipërfaqe me bar artificial. Sot në mëngjes pata rastin të vizitoj shkollën e fshatit SHFK Kirili dhe Metodi për të vënë në përdorim këndin e ri të lojërave në barin artificial që ndërtuam në oborrin e shkollës. Këndin e lojërave e…

Lexo më Shumë

Ministri i diasporës, Xhemail Çupi, ka filluar vizitën e tij në Konfederatën Zvicerane. Në ditën e parë të vizitës, Çupi realizoi takim me shefin e stafit të IOM-it pranë OKB-së në Gjenevë, Ambroso dhe përfaqësuesin special për rajonin Keseroviq. “Gjatë takimit bashkëbiseduesit i njoftova për bashkëpunimin tim të mirë me zyrën përfaqësuese të IOM-it në Shkup dhe gjithashtu shpreha kënaqësinë për gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar dhe mbështetur në lidhje me aktivitetet tona për projektin e Qendrave të Diasporës, ngritjen e kapaciteteve institucionale për hartëzimin e diasporës sonë dhe ngritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë me organizatat ndërkombëtare në një…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm në Shkup është hapur Shkolla verore në organizimin e shoqatave udhëheqëse europiane ERA-EDTA – European Renal Asociation; ESAO – European Society of Artifitial Organs, Macedonian Association of Nephrology, Dialysis and Transplantation, EUTox group. Në hapjen e Shkollës verore prezent ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali. “Në kuadër të Shkollës Verore shkencëtarët e rinj do të kenë mundësi të këmbejnë përvoja në fushën e nefrologjisë, sëmundjeve kardiovaskulare si një nga shkaqet kryesore të rritjes së sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së pacientëve me SKV, por edhe të rejave nga fusha e shkencës bazë në gjetjen e qasjeve të reja…

Lexo më Shumë

Me rastin e Ditës Botërore të Paqes, kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, së bashku me nxënës të disa shkollave fillore nga bashkësitë e ndryshme etnike, mbollën fidane të reja në oborrin e komunës. Kryetari Stefkovski ka njoftuar për këtë ngjarje në faqen e tij zyrtare në Facebook ku ka shkruar: Ne festuam ditën botërore të paqes. Së bashku me nxënësit e shkollave fillore komunale Grigor Prliçev dhe 25 Maji, të cilët janë nga bashkësi të ndryshme etnike, shënuam ditën botërore të paqes me mbjelljen e fidanëve në oborrin e komunës. I porosita fëmijët se paqja e lëviz…

Lexo më Shumë

Drejtori i Agjencionit për Investime të Huaja, Bekim Emini mori pjesë në seminarin kushtuar mundësis së investimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që u organizua në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore. Në këtë seminar u diskutua për zhvillimin e ekonomisë së një vendi, respektivisht mundësitë investuese, si dhe kushtet për investitorët e huaj që i ofron vendi. Theks të veçantë u vendos te Plani për rritje ekonomike që të mundësojmë trajtim të barabartë të të gjithë investitorëve pa dallim nëse janë vendas ose të huaj me masa që kanë për qëllim të përshpejtojnë rritjen dhe aftësinë konkurruese të…

Lexo më Shumë

Pas shumë takimeve punuese të udhëhequra nga drejtori gjeneral Majan Vejseli u arrit marrëveshje me portin e Selanikut. Javën e kaluar delegacioni nga menaxhmenti i HRMV Transport SHA Shkup në krye me drejtorin gjeneral Majan Vejseli dhe zëvendës drejtorin Sasho Jovanovski, vizituan portin e Selanikut dhe u takua me menaxhmentin e “ThPA S.A.”. “HRMV Transport SHA Shkup është operator hekurudhor në Maqedoni dhe bashkëpunon me “ThPA S.A.” në kuadër të linjës direkte hekurudhore që është lëshuar së fundmi ndërmjet portit të Selanikut, portes kryesore për tregtinë në rajonin më të gjerë të Ballkanit, Evropës Juglindore, dhe Nishit në Serbi”, njoftuan…

Lexo më Shumë

Ditët e fundit në autobusët e JSP-së kanë ndodhur vazhdimisht incidente. Për këtë, kryetari Boban Stefkovski prej sot në mëngjes po ndërmerr një sërë masash për tejkalimin e situatës. Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, kryetari Stefkovski ka shkruar: Ditët e fundit në autobusët e JSP-së që kalojnë nga Çento, përmes Hasanbegut në Stajkovc kanë ndodhur vazhdimisht incidente. Nga incidentet janë lënduar nxënës dhe fëmijë që jetojnë në atë pjesë të komunës së Gazi Babës. Si kryetar i komunës dhe njëkohësisht kryetar i Këshillit për Parandalim të Komunës Gazi Babë, kam caktuar seancën e Këshillit për…

Lexo më Shumë

Kanë filluar përgatitjet për ngritjen e balanserit për përfaqësim adekuat të shqiptarëve nga 24.3 për qind, në 31.5 për qind, konform rezultateve të reja të regjistrimit në Maqedoninë e Veriut. Te institucionet shtetërore ka arritur letra e ministrit për Shoqëri Informatike, Admirim Aliti, që të jenë të gatshëm nga fillimi i vitit 2023 të aplikojnë metodologjinë e re të punësimit, shkruan Sdk.mk. Edhe pse tek pala maqedonase ekziston kundërshtim i madh dhe kërkohet që balanseri të rregullohet sipas përqindjes së popullatës rezidente pa diasporën, ku shqiptarët janë 24.3 për qind, Aliti ka vepruar konform ligjit. Aliti, i cili vjen nga…

Lexo më Shumë