Author: Isen almakos

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, është takuar sot me drejtorin e Fondit Pensional dhe Invalidor, Dritan Bexheti. Në takim Gashi ka kërkuar nga Bexheti që për hir të transparencës dhe korrektësisë ndaj opinionit, të lirohen nga detyra keshilltarët e tij që u apostrofuan në opinion edhe pse bëhet fjalë për kuadro që kanë dhënë kontribut për suksesin e këtij institucioni. Drejtori Bexheti ka pranuar këtë sugjerim nga Gashi. “Sot e kisha në zyrën time drejtorin e Fondit Pensional dhe Invalidor, mikun tim Dritan Bexheti. Përveç diskutimit rreth mbarëvajtjes së punëve në Fond, biseduam edhe për temën e këshilltarëve të tij,…

Lexo më Shumë

Të mërkurën është shënuar 75 vjetori i themelimit të Klinikës Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës. Aty janë investuar rreth 2.2 milionë euro për blerjen e pajisjeve të reja mjekësore bashkëkohore, për instrumente mjekësore, si dhe për përmirësimin e sistemit të informacionit të Klinikës. “Me gjithë këto investime dhe me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UNFPA-së dhe UNICEF-it për zhvillimin dhe implementimin e master-planit për kujdesin perinatal, kemi arritur progres të dukshëm në sistemin shëndetësor, që shënon rënie të ndjeshme të vdekshmërisë perinatale nga 14.8 promilë në vitin 2017 në 9.2 promilë në vitin 2021”, njoftoi me këtë rast ministri…

Lexo më Shumë

Zv/ministri Abedini në Prishtinë: Kosova është partneri ynë më i rëndësishëm tregtar për produktet bujqësore dhe ushqimore Zevendes ministri i bujqësisë, Abdylshyqyr Abedini sot mori pjesë në panairin ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Ushqimit AGROKOS në Prishtinë. Ky panair kishte për qëllim prezantimin e prodhimeve bujqësore, pijeve dhe makinerive që përdoren në bujqësi. “Gjithashtu realizova një takimi miqësor me zv.kryeministrin e parë z. Besnik Bislimi dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Repubikës së Kosovës z. Faton Peci, ku biseduam për bashkëpunim në mes dy shteteve në fushën e bujqësisë, veçanërisht në shkëmbimin e përvojave për IPARD-programet. Republika e…

Lexo më Shumë

Në Sallonin e Galerisë së Arteve – Kumanovë sonte me fillim në ora 19:30 u hap ekspozita personale “Harmonizimi vizual i pasurisë natyrore” nga piktori Muhamet Idrizi. Ekspozita është pjesë e aktiviteteve programore të Muzeut NU – Kumanovë. Muhamet Idrizi ka lindur në vitin 1986 në Kumanovë. Ka diplomuar në Universitetin Shtetëror në Tetovë, dega pikturë, në klasën e profesor Iljirian Beqirit në vitin 2009. Studimet master i kreu në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, në klasën e profesor Jovan Shumkovskit në vitin 2019, drejtimi pikturë. Nga viti 2010 punon si mësimdhënës në një shkollë fillore në Likovë.…

Lexo më Shumë

Anetari i Keshillit Mbikqyrës të BDI-së Musa Xhaferi si duket fuqishëm po kthehet në skenën politike. Ai sot ka qëndruar në Tetovë, ku ka hasur në përkrahje masovike në degën e kësaj partie. Xhaferi ka bë të ditur se do të kërkohet llogari nga ministrat e BDI-së në qeverinë aktuale, duke i kritikuar se mbajnë përgjegjësi për anashkalimin e komunave shqiptare nga projektet kapitale.

Lexo më Shumë

Filloi karvani informativ për vaksinim, i cili në tetë ditët e ardhshme do të udhëtojë në 24 lokacione në gjithë vendin, kjo me mbështetje të USAID-it, UNICEF-it dhe OBSH-së. Nën moton „Të mbrojtur së bashku – vaksinat ndikojnë“, karvani do t’u japë informacion komuniteteve lokale për të gjitha vaksinimet e rregullta. “Kundër gripit sezonal kemi siguruar 40 mijë vaksina pa pagesë, të cilat duke filluar nga sot mund të merren në Qendrat e Shëndetit Publik, dhe në Shkup në tri pika në poliklinikat e Shkupit (Idadija, Gjorçe Petrov dhe Bit Pazar)”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Lexo më Shumë

Veseli: Do të kemi pikë të përbashkët doganore për hekurudhat me Kosovën në Han të Elezit Me marrëveshjen e të dy shteteve, Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Kosovës së shpejti do të filloj të funksionojë pika e përbashkët doganore për hekurudhat në Han të Elezit, njoftoi drejtori i hekurudhave në Maqedoninë e Veriut, Majan Veseli pas takimit të për bashkët me udhëheqësit e Hekurudhave kosoovare. Në takim pune ishin të pranishëm delegacioni nga hekurudhat e Kosovës Trainkos SH.A, i përbërë nga Nol Dedaj kryesues i bordit të drejtorëve, Blerina Shamolli drejtor i bordit të drejtorëve, Shaban Neziri drejtor…

Lexo më Shumë

Sali thotë se ka nisur inspektimi për drejtorët në Klinika dhe Spitale – Kovaçevski: Do ta shkarkojë secilin që vjedh Me shkurtimin e privilegjeve financiare, mëditjeve, kujdestarive, orëve shtesë dhe festave, të drejtorëve dhe të punësuarave të shtetit që marrin paga dy-tre fish më të larta se mesatarja, qeveria synon të kursej 50 milion euro, shkruan Alsat. Masa tjetër e kursimit të energjisë elektrike dhe uljes së shpenzimeve tjera “pa hesap” të institucioneve shtetërore e publike pritet të kursejnë gjithashtu 50 milion euro të tjera, tha kryeministri Kovaçevski “Nuk munden që institucionet të harxhojnë atë që nuk është e domosdoshme…

Lexo më Shumë

Kemi siguruar gjashtë fusha të reja specializimi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, vendimin për të cilat sot ia dorëzova rektorit të Universitetit, peof.dr. Vullnet Ameti. Këtë e njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali pas vizitës së realizuar në UT. “Bëhet fjalë për specializime në fushën e gjinekologjisë, pediatrisë, psikiatrisë, kardiologjisë, kirurgjisë së përgjithshme dhe mjekësisë interne, nga të cilat do të dalin një numër i kuadrove profesionale në këto specializime”, njoftoi Sali.

Lexo më Shumë

Zëvendës ministri i bujqësisë, Abdylshyqyr Abedini ka prezantuar modelin e ri të subvencionimit në bujqësi. Abedini thekson se modeli i ri është në pajtim me premtimet që ua ka dhënë bujqve subjekti politik nga i cili vjen. “Kam kënaqësi që po e prezantojmë modelin e ri të subvencionimit. Është ky një përkushtim i yni, i dalë edhe nga Kongresi i Parë i Alternativës – se subvencionimi do të jetë në bazë të rendimentit. Kështu te programi i ri pjesa më e madhe e subvencionimit do bëhet në bazë të rendimentit dhe kjo ka ardhur me iniciativën tonë. I uroj të…

Lexo më Shumë

“Të nderuar, ky investim paraqet kurorë në investimet në sistemin shëndetësor. Po themelojmë standard të ri për cilësinë e shërbimeve shëndetësore në Maqedoni. Vetëm investimi i ndërtimit do të kushtojë rreth 70 milionë euro, ndërsa investimi i plotë për modernizimin e kampusit kapin vlerën prej mbi 120 milion euro”, deklaroi Nikolla Todorov, ministër i Shëndetësisë në vitin 2016. Me këtë deklaratë Nikolla Todorov, ministër i Shëndetësisë në vitin 2016, paralajmëroi ndërtimin e një qendre të re Klinike, por me ndryshimin e qeverive dhe ardhjen e Venko Filipçes në këtë post, ky projekt u ndërpre. “Fizibiliti studimi është i gatshëm. Agjencia…

Lexo më Shumë

Intervistoi: Emad Mehmeti Prej para dy viteve Erold Musliu është shqiptari i parë që është zgjedhur drejtor në Agjencinë e Zbulimit në Maqedoninë e Veriut, institucion i cili është nën kompetenca të presidentit Stevo Pendarovski. Kjo e bën një ndër zyrtarët më kompetentë për të folur për zhvillimet e fundit në sferën e sigurisë në nivel vendor dhe ndërkombëtar. Pikërisht në këtë temë Almakos ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me drejtorin Musliu, në të cilën theksin e kemi vendosur te sulmet e fundit kibernetike, si një nga sdidat kryesore me të cilën po përballen shumë vende evropiane. Almakos: Z. Musliu,…

Lexo më Shumë