Author: Isen almakos

Kryetari i komunës Gazi Babë, Boban Stefkovski, ka pritur sot ambasadorin e ri të Hungarisë në Maqedoninë e Veriut, András Klein. Në takim Stefkovski ka njoftuar ambasasorin Klajn për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka komuna e Gazi Babës me Shoqatën e Hungarezëve në Teledom Maqedoni, si dhe për aktivitetet e realizuara në periudhën e kaluar. “Komuna e Gazi Babës është duke punuar intensivisht në përgatitjen e dokumentacionit të projektit për ndërtimin e parkut maqedono-hungarez në lagjen Triangla, të cilin besoj se do ta ndërtojmë në bashkëpunim të përbashkët me ambasadën hungareze në Republikën e Maqedonisë”, ka shkruar Stefkovski pas takimit.

Lexo më Shumë

Në organizim të Shoqatës së Qytetarëve për Mbrojtjen e Viktimave të Dhunës në Familje Qendra e Krizave “Shpresa”, sot është mbajtur panel në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”. Edhe kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, iu drejtua të pranishmëve duke mbështetur fushatën. “Fatkeqësisht, shifrat tregojnë se sot e kësaj dite ende ka gra që janë viktima të dhunës në familje apo të ndonjë lloj dhune tjetër. Në shumicën e rasteve, viktima femër hesht për dhunën, për shkak të stereotipeve të ndryshme që janë të pranishme në shoqërinë tonë. Por viktima do të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në Samitin REDI, i cili po mbahet në Shkup. Në kuadër të samitit, kryetari Stefkovski nënshkroi memorandum bashkëpunimi në emër të komunës së Gazi Babës, me të cilin u angazhua për iniciativë për themelimin e sistemit për seleksionimin primar të mbeturinave jo të rrezikshme. Kryetari Stefkovski ka njoftuar për ngjarjen në faqen e tij zyrtare në Facebook. “Sot pata rastin të marr pjesë në Samitin REDI, i cili po mbahet në Shkup. Në samit nënshkruam një memorandum bashkëpunimi me të cilin angazhohemi për një iniciativë për…

Lexo më Shumë

Ejup Berisha Pse në qytetin e Kumanovës apo më konkretisht organet e pushtetit vendor atje nuk kanë vullnet dhe gatishmëri që ta zbatojnë gjuhën shqipe, si gjuhë zyrtare në teritorin e këtij qyteti shumetnik. Në Kumanovë jetojnë përfaqsues të disa bashkësive etnike por shumicë janë dy: 1.Bashkësia etnike maqedonase dhe 2. Bashkësia etnike shqiptare. Dhe organet e vetqeverisjes vendore atje duke e pausur parasyshë këtë fakt duhet të shprehin vullnet dhe të kenë gatishmëri që pahamendje ta zbatojnë gjuhën shqipe në teritorin e qytetit të Kumanovës e jo ta anashkalojnë dhe ta shmangin të njëjtën gjuhë. Nuk e kuptoj cila…

Lexo më Shumë

Drejtori për mbështetje të Ndërmarësisë Hajrullah Misini, i shoqëruar nga anëtari i stafit të tij, Gafur Zharku morën pjesë në hapjen e Forumit Ekonomik dhe Biznesor në kuadër të Presidencës bullgare të Iniciativës së Evropës Qendrore në Sofje. Në kuadër të Forumit ata zhvilluan takime bilaterale me kolegët nga Bullgaria Bojko Takov si dhe ate te Kroacisë, Robert Bllazinovic. Forumi organizohet nga Agjencia Bullgare për Promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, në partneritet me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë dhe është një nga ngjarjet më efektive ekonomike të vitit. Aktiviteti u mbajt dje më…

Lexo më Shumë

Drejtori Bekim Emini ka njoftuar sot për avancimin e kuadrove në Agjencinë për Investime të Huaja, kuadro që kishin moti kohë kishin plotësuar kushtet ligjore për avancim, por kishin mbetur ende në pozitat e mëhershme. Avancimi bëhet në kuadër të sistematizimit të ri në këtë Agjenci. “Këta njerëz i takova së pari herë para njëmbëdhjet muajsh, kur e mora detyrën e Drejtorit të Agjencionit për Investime te Huaja dhe promovim Exportit. Shumica e tyre, edhe pse kishin bërë disa vite përvojë pune dhe duhej të avancoheshin, konform detyrimeve ligjore, ata kishin mbetur po në ato pozicione qëkur ishin punësuar. E,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski në faqen e tij zyrtare në Facebook ka njoftuar se ndërtimi i kompleksit të ri sportiv në vendbanimin Stajkovci po hyn në fazën përfundimtare. “Stajkovci po bëhet me kompleks të ri sportiv “Ivan Iliev”. Në fazën përfundimtare është ndërtimi i kompleksit të ri sportiv në Stajkovci, në të cilin po ndërtohet një fushë sportive në sipërfaqe me bar artificial, si dhe një fushë e re e basketbollit me sipërfaqe të asfaltuar. Në të njëjtën kohë kemi rikonstruktuar edhe këndin e fëmijëve brenda kompleksit sportiv. Ky kompleks sportiv do të mbajë emrin e…

Lexo më Shumë

Shkruan: Ejup Berisha (AZGJ) Njeriu në fazat e hershme të fëmijërisë së tij mëson të flet, por kjo e folur është akoma e vobekët e pakompletuar dhe e papërsosur. Kjo është kështu për shkak të moshës joadekuate të fëmiut, por edhe për faktin se atij në atë fazë të hershme të jetës dhe moshës së tij dhe të njëjtit i duhen vetëmse shprehje të kufizuara të tipit dua-nuk dua, më pëlqen-s’më pëlqen, më haet-s’më haet, dua të pi-nuk dua të pi… Kompletimi i të folurit vjen në kohën kur fëmiu regjistrohet në shkollë. Fillimisht në shkollë fillore, pastaj në të…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali njoftoi se ka qenë kërkesa e tij që Qeveria në mbledhjen e sotme për buxhetin e vitit 2023, i ndau edhe 60 milionë denarë shtesë për t’u zgjidhur problemi shumëvjeçar dhe për të përfunduar aktivitetet për ndërtimin e projektit për spitalin e ri në Kërçovë. “Ne e përmbushëm premtimin tonë – siguruam mjete që kërçovarët të kenë një spital të ri”, ka shkruar Sali në Facebook. Objekti i ri i spitalit të Kërçovës duhej të lëshohet në përdorim në vitin 2017, por deri tani ky premtim nuk është realizuar. Procedurat kanë marë një dinamikë të…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e djeshme miratoi propozim-buxhetin për vitin 2023, Buxheti nga ana e shpenzimeve pritet të jetë 324,8 miliardë denarë, të hyrat të jenë 282,05 miliardë denarë, kurse deficiti vlerësohet në 42,75 miliardë denarë. Sipas projektimit, në 2023-tën parashihet nivel rekord i investimeve kapitale prej 795 milionë eurove, ose për 52,3% më shumë në krahasim me këtë vit. Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ka njoftuar se me këtë buxhet, për spitalin e Kërçovës janë paraparë 60 milionë denarë, investim që do të permirësojë gjendjen e mjerueshme në këtë spital. Spitali i Kërçovës me dekada është lënë pas dore, kurse…

Lexo më Shumë

Ministri i Diasporës Xhemail Çupi ka nënshkruar sot kontratën e parë për bashkëpunim në fushën e diasporës me kryetarin e Komunës së Krushevës, Tome Hristoski. Me këtë rast Çupi u është drejtuar të pranishmëve në Komunën e Krushevës, duke falënderuar në radhë të parë kryetarin e komunës për gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit. Poashtu ka prezantuar edhe një pasqyrë të shkurtër të projekteve në të cilat kabineti ministror është duke punuar në vazhdimësi për të mirën e diasporës. “Sipas kontratës së nënshkruar bashkëpunimi do të realizohet nëpërmjet hapjes së zyrave komunale të cilat do të kenë rol ndërmjetësues…

Lexo më Shumë

Informojmë se ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, sot e shkarkoi nga funksioni i drejtorit organizativ të Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve, Alajdin Memedi. Drejtori Organizativ i kësaj klinike shkarkohet nga funksioni para kalimit të kohës për të cilën është emëruar, kjo për shkak të parregullsive që janë konstatuar në raportin e hartuar pas kontrollit të punës së kësaj klinike. Kontrolli është realizuar nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor.

Lexo më Shumë