Author: Isen almakos

Drejtori i MEPSO, Orhan Murtezani, ka folur lidhur me punën e kësaj kompanie gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti. “ Veprimtaria menaxhuese dhe e përgjegjshme së bashku me politikën e kursimeve kanë kontribuar që përqindja e realizimit të investimeve të planifikuara vetëm për gjashtëmujorin e parë të këtij viti të jetë më e lartë se e gjithë vitit 2021. Planifikimi strategjik dhe menaxhimi i investimeve në rrjetin elektroenergjetik do të vazhdojë me ritme edhe më të forta në periudhën e ardhshme, me qëllim të vetëm përmirësimin e besueshmërisë dhe funksionimin e sistemit elektroenergjetik”, ka thënë Murtezani. Ai ka…

Lexo më Shumë

Japonia i ka dhurur autoriteteve shëndetësore dy aparate mjekësore me vlerë të 161.000 eurove. Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8-të Shtatori”–Shkup sot u mbajt ceremoni me rastin e mbylljes së dy projekteve në kuadër të Programit japonez për projekte të vogla gjegjësisht GGP. “Së bashku me ambasadorin e Japonisë, z. Hironori Savada, dhe drejtorin e SPQ “8 Shtatori”, z. Hristijan Kostov, sot i rrumbullakuam dy projekte të rëndësishme, që janë financuar përmes programit japonez për projekte të vogla (GGP), në vlerë prej161.000 eurosh. Këtu është instaluar angiografi i ri digjital, me të cilën dyfishohet kapaciteti për procedurat kardiologjike. I…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sot miratoi vendimin për ndërtimin e objektit të ri të shkollës së mesme Sami Frashëri dhe Nace Bugjoni në Kumanovë. “Duke ndarë 120.000.000,00 denarë nga buxheti shtetërore edhe atë që nga ky vit 2022, 48.000.000,00 denarë për fillimin e realizimit të projektit. Na priftë e mbara edhe në projektet tjera”, njoftoi ministri Aliti.

Lexo më Shumë

Nga data 28 gusht deri më 2 shtator në Paris mbahet konferenca e 49-të e shoqatës ndërkombëtare të energjetikës CIGRE. Ngjarja kryesore e sistemeve elektroenergjetike dhe industrisë së këtij viti përfshin mbi 300 kompani ndërkombëtare, rregullatorë, politike bërës dhe palë të tjera të interesuara në industrinë elektrike. Në këtë konferencë marrin pjesë drejtori gjeneral I MEPSO-s, Orhan Murtezani dhe kryetari i Këshillit mbikëqyrës, Nikolce Acevski. Temat që do të diskutohen janë tranzicioni energjetik i pajisjeve energjetike, nevoja për ndryshime në planifikimin dhe projektimin e sistemeve të transmetimit dhe distributive dhe ridizajnimi i mjeteve rregullatore dhe të tregut. Përballë më shumë…

Lexo më Shumë

Në vijim është duke u realizuar pastrimi i shtratit të lumit te stadiumi i K.F.Bashkimi Këshilltari komunal nga radhët e partisë Alternativa dega në Kumanovë, Driton Sulejmani ka njoftuar opinionin se është duke u realizuar pastrimi i shtratit të lumit te stadiumi i Klubit Futbollistik “ Bashkimi”. “Pastrimi i kësaj pjese të qytetit, si dhe rregullimi i parkut të qytetit është njëra prej pikave programore të Alternativës në Kumanovë me të cilën doli para votuesve në zgjedhjet lokale të vitit 2021. Në vijim po bëhet pastrimi i shtratit të lumit tek stadiumi ndihmës i Kf Bashkimi, i cili paraprakisht u…

Lexo më Shumë

Ministri i diasporës, Xhemail Çupi, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Dr.Florian Qehaja. “Me Ambasadorin zhvilluam një takim të këndshëm, ku biseduam për miqësinë e dy shteteve tona fqinje dhe për rëndësinë dhe rolin e diasporës së Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës ku në shumë raste shoqatat e diasporës sonë kanë antarësime të përbashkëta”, deklaroi Çupi pas takimit. U dakorduam, shtoi ministri Çupi, për realizimin e “projekteve tona të përbashkëta në fushën e diasporës, me theks të veçantë krijimin e konferencës së përbashkët të trekëndëshit Kosovë – Maqedoni e Veriut – Shqipëri”, e gjithë kjo në…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës Gazi Babë, Goran Stefkovski bashkë me qytetarët e lagjes Keramidnica dhe me anëtarët e Keshillit Komunal lëshuan në përdorim terenin e ri sportiv me tartan në këtë lagje. “Sot bashkë me qytetarët e lagjes Keramidnica dhe me anëtarët e Keshillit Komunal lëshuam në përdorim terenin e ri sportiv me bazë më moderne tartani. Në teren janë vendosur pajisje për basketboll dhe për futboll në teren të vogël. Banorët e Keramidnicës fituan teren të ri për sport dhe rekreacion. Çdo investim në sport kthehet shumëfish. Në këtë mënyrë ne jo vetëm që investojmë në sport, por investojmë edhe…

Lexo më Shumë

Ministri për Shoqëri Informatike, Admirim Aliti, ka realizuar takim lamtumire me ambasadoren e Suedisë, Shkëlqesinë e Saj, znj. Kristin Forsgren Bengtson. “Duke rikonfirmuar edhe njëherë marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, theksuam se do të vazhdojmë bashkëpunimet në mbështetje të integrimeve euro-atlantike dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve”, njoftoi Aliti pas takimit. Në prag të përfundimit të mandatit të Ambasadores, ai ka shprehur mirënjohjen personale për kontributin e saj të deritanishëm në zhvillim të raporteve të mira bilaterale, e veçanërisht në angazhimin për të ngritur nivelin e demokracisë dhe barazisë në vend, si dhe i urova suksese të mëtejshme në…

Lexo më Shumë

“Agjencia për Komunikime Elektronike si El Dorado për punësimin e familjarëve të funksionarëve” është titulli i tekstit botuar në Radio Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase. Në këtë tekst fillimisht përmendet rasti i bashkëshortes së ministrit të punëve të jashtme, Bujar Osmani, Valbona Osmani e punësuar në këtë institucion i njohur për rrogat e majme. REL nënvizon se drejtor i AKE-së është Jeton Akiki, bashkëpartiak i Osmanit. Ai është arsyetuar se bashkëshortja është punësuar para katër viteve, por edhe në atë kohë ka bartur postin e zevendes kryeministrit në Qeveri. REL numëron edhe raste tjera të punësimit të bashkëshorteve të…

Lexo më Shumë

Kovaçevski: Bekim Sali do vazhdojë të jetë ministër, ka gati shumë projekte kapitale Kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se nuk do të ketë rikonstruktimi të Qeverisë, ndërsa i ka cilësuar si spekulime lajmet në disa media se ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali do të largohet nga posti i të parit të shëndetësisë. Madje, Kovaçevski në Tv Sitell, ka lavdëruar punën e deritanishme të Bekim Salit, duke thënë, se ai është duke përgatitur disa projekte kapitale. “Ministri i Shëndetësisë në kapacitet të plotë është duke e bërë punën e tij, dhe po e shohim se është duke e bërë shumë mirë, duke…

Lexo më Shumë

Në Komunën e Likovës po hapet Njësi Rajonale e Ministrisë së Bujqësisë, me çka do të përmirësohet dukshëm edhe sistemi i informacionit, por edhe bujqit do të kenë qasje më të lehtë e më të shpejtë në ofertat e Ministrisë së Bujqësisë. “Zhvillimi i Likovës ka qenë pjesë e marrëveshjes politike të Alternativës për t’u përfshirë në qeveri, andaj unë e kam detyrim nga kryetari Afrim Gashi që të kujdesem në mënyrë të veçantë për këtë komunë. Kam shumë shpresë që hapja e kësaj zyre të bëhet shumë shpejt dhe bujqit e Likovës të mos i kenë më këto ankesa.”,…

Lexo më Shumë

Komuna e Gazi Babës prej sot ka shpallur Thirrje publike për subvencionim të një pjese të shpenzimeve për blerjen dhe instalimeve të aparateve për punë me gaz të lëngtë nafte, metan ose karburante alternative në veturat e qytetarëve në rajonin e komunës Gazi Babë për vitin 2022. Kryetari i komunës Gazi Babë, Boban Stefkovski, thotë se për herë të parë komuna Gazi Babë ndan subvencione per instalim të aparateve për vozitje të veturave me gaz të lëngtë nafte, metan ose karburante alternative në veturat e qytetarëve. “Thirrja publike është shpallur sot më datë 23.08.2022 dhe do të jetë i hapur…

Lexo më Shumë