Kryetari i komunës Gazi Babë, Goran Stefkovski bashkë me qytetarët e lagjes Keramidnica dhe me anëtarët e Keshillit Komunal lëshuan në përdorim terenin e ri sportiv me tartan në këtë lagje.
“Sot bashkë me qytetarët e lagjes Keramidnica dhe me anëtarët e Keshillit Komunal lëshuam në përdorim terenin e ri sportiv me bazë më moderne tartani. Në teren janë vendosur pajisje për basketboll dhe për futboll në teren të vogël. Banorët e Keramidnicës fituan teren të ri për sport dhe rekreacion. Çdo investim në sport kthehet shumëfish. Në këtë mënyrë ne jo vetëm që investojmë në sport, por investojmë edhe në shëndetin dhe edukimin e fëmijëve tanë.
Besoj që me këtë teren sportiv do ju ndihmojmë shumë sportistëve të ardhshëm ta zhvillojnë talentin e tyre dhe në të ardhmen të kyçen në sportin profesionist”, ka shkruar Stefkovski në Facebook.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Tensionet në Tiranë: Protestues dhe policë të lënduar kërkojnë ndihmë mjekësore
- Dy palestinezë të vrarë dhe katër të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza
- A ndikon vërtet në shëndet kthimi i orës prapa? Ja çfarë thonë ekspertët
- “France 24” jehonë protestës së 12-të studentore në Tiranë: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
- Microduck: Robotët që po pushtojnë internetin pas një demonstrimi magjik
- Olsa dhe Alaudini zbulojnë prapaskenat e Big Brother VIP Kosova 5
- Dhunë në protestat e Tiranës: Autoboti i ujit godet protestuesin
- Aleksandar Spasovski: Gazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në Serbi





