Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, pas pjesëmarrjes së këtij të fundit në operën “Syrigana” të artistit Petrit Halilaj, e cila u shfaq mbrëmë në Drenicë. Në një reagim publik, Koci ka akuzuar Kurtin se po e shpërfill gjendjen politike dhe ekonomike të vendit, ndërkohë që, sipas tij, Kuvendi vazhdon të jetë i bllokuar. “E ka blloku Kuvendin, e Albin Kurtit po i bie në mend me shku në Operë në Drenicë. Për më tepër, pas shfaqjes – erdhi edhe në ndejë! Turp!”, ka shkruar Koci. Ai shtoi se Kosova ndodhet në një gjendje…
Author: Hamdi Kumanova
Policia e Sarandës ka zhvilluar një operacion të vazhdueshëm 24-orësh për identifikimin dhe kapjen e autorëve të një vjedhjeje të ndodhur në brigjet greke. Dyshohet se mjeti lundrues është vjedhur në zonën e Igumenicës dhe, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, ai është gjetur në territorin shqiptar. Skafi është lokalizuar dhe sekuestruar në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku ishte transportuar me kamion pasi ishte nxjerrë më parë nga deti me ndihmën e një vinçi. Sipas burimeve policore, është identifikuar dhe ndaluar drejtuesi i vinçit, shtetasi E. D., banues në fshatin Gjashtë. Hetimet vijojnë me intensitet për të zbardhur plotësisht…
Kylian Mbappe pritet të luajë në ndeshjen e ardhshme të Real Madridit ndaj Juventusit në Kupën e Botës për Klube, edhe pse ende nuk është e sigurt nëse do të nisë si titullar. Gazetari Miguel Angel Diaz ka konfirmuar: “Mbappe do të luajë kundër Juventusit, ai do të ketë minuta me siguri dhe pyetja e vetme është nëse do të jetë titullar apo jo’. Sulmuesi francez është rikuperuar plotësisht nga gastroenteriti dhe është rikthyer në stërvitje të plota me ekipin, çka e bën të gatshëm për përzgjedhje nga trajneri. Prania e tij përfaqëson një përforcim të rëndësishëm për Real Madridin…
Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në pikën kufitare Tabanoc është regjistruar frekuencë e shtuar e automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 30-45 minuta, ndërsa në pikën kufitare Bogorodicë për dalje është rreth 20 minuta. Në pikat e tjera kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina,…
Aka gjetur më në fund qeveria amerikane një rrugëdalje nga “gjemba” TikTok? Presidenti amerikan, Donald Trump i cili e shtyu mbylljen e aplikacionit me qëllim që “të gjente një grup të aftë për ta marrë nën kontrolli”, njoftoi se kishte gjetur një blerës për gjigantin e mediave sociale “Kemi një blerës për TikTok”, tha sot Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një intervistë me kanalin Fox News. “Është një grup njerëzish shumë të pasur”, tha ai. Edhe pse nuk dha detaje të mëtejshme mbi këtë çështje, ai u premtoi shikuesve se do të zbulonin më shumë “brenda dy javësh”. E…
Bitcoin po i afrohet territorit të 100 mijë dollarëve për herë të parë që prej muajit Shkurt ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë filluar bisedimer për një marrëveshje tregtare ndërsa një akord i tillë është pranë finalizimit me Britaninë. Sipas të dhënave të CoinGeco, kriptomonedha më e madhe në botë kaloi për pak momente mbi 100 mijë dollarë ndërsa aktualisht është tërhequr në nivelin e 99,500 dollarëve. Një marrëveshje e madhe tregtare u paralajmërua nga presidenti Amerikan Donald Trump në Truth Social duke krijuar optimizëm se tarifat i përkasin të kaluarës. Lajmi vjen ndërsa Sekretari i Thesarit Scott Bessent…
Memedali Jusufi ….Sa u zgjova, dëgjova zhurmën e dallgëve, po nuk u besova veshëve. Mu duk sikur isha në ëndërr. …Në ënder deti e kishte bërë vazhdimisht atë zhurmë. Vështrova pishat. Pishat lëkundeshin. Qenka prishur me të vërtetë moti,, si hëngra mëngjes, dola nga vila. Deti. Vrapova drejt plazhit. Askush nuk lahej atë ditë. Kishte shumë dallgë. Ato ndiqnin njëra-tjetrën dhe treteshin në breg… Hecja neper kohe, cdo here me ka interesuar te gjeja nje mjet fantastik, qe te mund te shetis nga nje kohe ne nje kohe tjeter , qe te njihja gjera te cuditshme, njerez dhe kultura te…
Fundjava që lamë pas ka qenë e rëndë për qytetin e Ferizajt, i cili është goditur nga dy ngjarje të rënda që rezultuan me humbjen e jetës së dy të rinjve. Të shtunën, një 23-vjeçar nga Ferizaj, me inicialet G. S., ka ndërruar jetë në Lezhë të Shqipërisë, ku ndodhej për pushime me familjen. Sipas Policisë së Lezhës, ai kishte mbërritur pa shenja jete në Spitalin Rajonal rreth orës 09:00 të mëngjesit. Familjarët deklaruan se i ndjeri kishte pasur probleme shëndetësore që nga fëmijëria, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Ndërkohë, në orët e para të së…
Të hënën dhe të martën në Shkup mbahet takimi i liderëve Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes. Në orën 9:30 sot parashikohet mbërritja dhe pritja zyrtare e liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në orën 10:00 do të fillojë paneli i parë kushtuar Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor. Fjalime hyrëse do të mbajnë kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos. Ndërsa nga ora 16:00, do të mbahet takimi ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe komisionares evropiane për Zgjerim, Marta Kos, pas së cilit do të pasojë një takim bilateral me delegacione në format më…
Është debatuar ashpër në të kaluarën por edhe tani: “Shtëpia Ruse” në Berlin. Ajo ndodhet në Friedrichstrasse – në qendër të kryeqytetit gjerman. Është një ndërtesë masive me shtatë kate dhe pothuajse 30,000 metra katrorë sipërfaqe. U hap në vitin 1984. Atëherë, gjatë RDGJ-së, supozohej të kujdesej për miqësinë me Bashkimin Sovjetik – me koncerte, shfaqje filmash dhe mbrëmje letrare. Dhe me librarinë e saj të vogël. Menaxherët e sotëm ende pretendojnë se miqësia midis dy vendeve ushqehet këtu: “‘Shtëpia Ruse’ është një ambasadë e kulturës ruse në zemër të Berlinit”, thuhet në faqen e internetit të Ambasadës Ruse në…
BDI shpreh shqetësim të thellë për fushatën e re të realizuar nga mbetjet e VLEN, të porositur nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM, kundër regjistrimit të popullsisë, një proces thelbësor për funksionimin demokratik dhe multietnik të shtetit. Kjo strategji është trishtuese dhe e paprecedentë në historinë e pluralizmit në vend. Nuk ka ndodhur më parë që për politika kaq haptazi antishqiptare, partitë maqedonase të përdorin si “mashë” partitë shqiptare për të përgatitur terrenin për ndërhyrje institucionale. Po shohim një model të rrezikshëm që po përsëritet me një skenar të qartë: Fillimisht, partitë e vogla shqiptare dalin dhe relativizojnë ose kritikojnë një shtyllë…
Superylli Lionel Messi tha se Inter Miami po largohet me krenari nga Kupa e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara. Messi shkroi në llogarinë e tij në Instagram se skuadra e tij humbi ndaj kampionëve të Evropës, Paris Saint-Germain.“Për ne, Kupa e Botës për Klube përfundoi me një humbje ndaj fituesit aktual të Ligës së Kampionëve, ku ka lojtarë që i vlerësoj dhe ishte kënaqësi t’i shihja përsëri. Largohemi me krenari që arritëm qëllimin për të hyrë në 16 më të mirët e turneut”, shkroi argjentinasi. Nga viti 2021 deri në vitin 2023, Messi luajti për PSG-në, me të…

