BDI shpreh shqetësim të thellë për fushatën e re të realizuar nga mbetjet e VLEN, të porositur nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM, kundër regjistrimit të popullsisë, një proces thelbësor për funksionimin demokratik dhe multietnik të shtetit.
Kjo strategji është trishtuese dhe e paprecedentë në historinë e pluralizmit në vend. Nuk ka ndodhur më parë që për politika kaq haptazi antishqiptare, partitë maqedonase të përdorin si “mashë” partitë shqiptare për të përgatitur terrenin për ndërhyrje institucionale.
Po shohim një model të rrezikshëm që po përsëritet me një skenar të qartë:
Fillimisht, partitë e vogla shqiptare dalin dhe relativizojnë ose kritikojnë një shtyllë të Marrëveshjes së Ohrit;
Më pas, VMRO-DPMNE dhe partnerët e saj e shfrytëzojnë këtë për ta sulmuar ose anuluar tërësisht.
Kështu ndodhi me Balancuesin: u quajt me “defekte”, pastaj u shfuqizua.
Kështu ndodhi me përdorimin e gjuhës shqipe: u përkufizua si “gjuhë e përkthyer”, dhe menjëherë pasoi sulmi ndaj ligjit.
Tani ka nisur edhe me regjistrimin: krijohet narrativa se procesi ka qenë i manipuluar, me qëllim që nesër të hidhet poshtë nga VMRO dhe ZNAM.
BDI e denoncon me forcë këtë qasje si një strategji të mirëkoordinuar për të dobësuar themelet e barazisë në këtë shtet. I bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë dhe gjithë faktorëve të përgjegjshëm që ta kuptojnë rrezikun e këtij modeli të ri që prodhon ndasi, mohim dhe tension.
BDI do të qëndrojë në mbrojtje të barazisë, të drejtës për përfaqësim dhe të vlerave që buruan nga Marrëveshja e Ohrit, dokument që garanton paqen.
Data 13.11.2026
Aktuale
- “Ma mirë në lavanderi se sa Galaxy”, Xheneta ia kthen Zojës pas thumbimit në BBVK
- Analiza/ Pse nuk na duhet një marrëveshje PS-PD!
- Nga e hëna do të punojë edhe ekspozitura e “ALTA Bankës” në Prilep
- Rama konfirmon: Samiti i NATO-s në vitin 2027 nuk do të mbahet në Tiranë
- Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!
- Zajkova: Ka miliona për lukse partiake dhe sondazhe, por jo për studentët dhe mbrojtjen e grave
- Rritet numri i të prekurve nga gripi sezonal në Maqedoni
- Dënohet me dy vjet burg ish-drejtori i TEC “Manastir”, e dëmtoi ndërmarrjen me 2.9 milionë euro



