Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bullgari, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e shefave të shteteve dhe qeverive në “Akaba Proces Ballkan III” në Sofje. Siç njoftoi Kabineti i Siljanovska – Davkovës, vizita realizohet me ftesë të presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev dhe mbretit të Jordanisë, Abdullahu i Dytë. “Presidentja e Maqedonisë së Veriut do të mbajë fjalim në seancën e parë të mbledhjes e titulluar ‘Identifikimi dhe kuptimi i kërcënimeve’. Gjatë vizitës, janë paraparë edhe takime dypalëshe të presidentes Siljanovska-Davkova me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev dhe me…
Author: Hamdi Kumanova
Është realizuar premtimi për rritjen e pensioneve prej 5.000 denarësh për mbi 330.000 pensionistë. Me pagesën e pensionit të marsit prej 2.500 denarësh, u përmbyll cikli i rritjes lineare të pensioneve me 5.000 denarë. Me këtë rritje, pensioni më i ulët në mars arrin në 18.192 denarë, ndërsa pensioni mesatar është rreth 26.258 denarë. Pensionistët meritojnë një jetë të sigurt dhe dinjitoze. Për më tepër, fakti që po punojmë në interes të qytetarëve dëshmohet edhe nga qëndrimi si Qeveri për të mos e rritur kufirin e moshës për pensionim, i cili aktualisht është 62 vjeç për gratë dhe 64 vjeç…
Paralajmërimet e Bashkimit Demokratik për Integrim sot, në ora 14:00, do të marrin formë të dukshme. Në skenën publike do të na demonstrohet koalicioni monoetnik, që ka për qëllim thelbësor të riformatojë modelin politik të shtetit – nga një demokraci multietnike, në një demokraci monoetnike. Edhe pse në opinion do të prezantohen pika të tjera, na lejoni t’jua prezantojmë rendin e ditës së takimit të sotëm – atë që nuk do ta dëgjoni në publik: Pika 1: Mosndëshkueshmëria, Si të mos mbajnë përgjegjësi. Çfarë sistemi gjyqësor u nevojitet në mënyrë që të vazhdojnë të sulmojnë njëri-tjetrin në publik, por në…
Në fillin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, viti 1989 shënoi një kthesë të errët për Kosovën. Serbia, nën udhëheqjen e Slobodan Millosheviqit, shfuqizoi autonominë kushtetuese të Kosovës, duke shpërbërë institucionet e saj dhe duke vendosur një sistem shtypës ndaj shqiptarëve shumicë. Ky represion i institucionalizuar ishte pjesë e një projekti më të gjerë nacional-shovinist serb, i cili në dekadën që pasoi do të sillte luftëra të përgjakshme dhe gjenocidin në Bosnje (1992–1995), që tronditi ndërgjegjen ndërkombëtare. Në këtë klimë dhune dhe mohimi, regjimi serb nisi në vitin 1992 ndërtimin e “Kishës së Krishtit Shpëtimtar” në oborrin e Universitetit të Prishtinës. Kjo…
Sindikata e Kulturës e Republikës së Maqedonisë (SKRM) ka ngritur shqetësime për pasigurinë e punëtorëve të kulturës në lidhje me harmonizimin e pagave me rritjen e pagës minimale. Sipas tyre, çdo mars shoqërohet me pasiguri, pavarësisht dispozitave të Marrëveshjes Kolektive për Kulturën. Sipas Nenit 65 të kësaj marrëveshjeje, pagat e punonjësve të kulturës duhet të harmonizohen me rritjen e pagës minimale. Për më tepër, SKRM thekson se për dy vite rresht, punëtorëve në këtë sektor u është mohuar rritja prej 10% që u takon sipas Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive për sektorin publik. Në një deklaratë zyrtare, SKRM njofton se disa…
Sipas matjeve dhe vëzhgimeve në stacionet meteorologjike në vend, muaji mars i vitit 2025 karakterizohet si shumë i ngrohtë dhe me reshje mesatare deri mbi mesatare, krahasuar me vlerat mesatare shumëvjeçare (1991/2020), kumtoi DPHM-ja. Temperatura mesatare mujore ka lëvizur nga 3.9°C në Lazaropole deri në 11.3°C në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare mujore të marsit për një periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2020), ajo e këtij viti ishte 2.4°C mbi nivelin mesatar të vendit. Temperatura më e lartë maksimale është matur më 15 mars në Manastir dhe ka qenë 28.8 gradë. Temperatura minimale më e ulët gjatë muajit është shënuar në Lazaropole, më…
Në Kuvend sot është caktuar seanca e 41-të, së cilës do t’i paraprijnë pyetjet e opozitës, instrument i cili filloi me zbatimin e Rregullores së re, që u përputh me mandatin e deputetëve aktualë. Në dy orët e para, deputetët e opozitës do t’u parashtrojnë pyetje kryeministrit, ministrave dhe personave tjerë të emëruar dhe të zgjedhur. Në rendin e ditës së seancës së 41-të janë ratifikimi i Protokollit për ndryshimin dhe plotësimin e Konventës për veprat penale dhe disa akte tjera të kryera në mjete fluturuese, të Protokollit për plotësimin e Konventës për luftimin errëmbimit të paligjshëm të mjeteve fluturuese,…
Është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa. Aktorja ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen. Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.
Republika Çeke planifikon të investojë 100 milionë euro në rinovimin e 13 institucioneve mjekësore në 7 rajone të Ukrainës në kuadër të programit të Ukraina Facility, tha ministri ukrainas i Shëndetësisë Viktor Liashko. “Këto nuk janë vetëm projekte por ndryshime reale për pacientët. Ne i jemi mirënjohës Republikës Çeke për gatishmërinë e saj për të mbështetur dhe ndihmuar Ukrainën në këtë rrugë të rëndësishme,” vuri në dukje ministri. Komisioni Evropian (KE) transferoi dje 3.5 miliardë euro në Ukrainë në kuadrin e programit Ukraina Facility. Për më tepër, Bashkimi Evropian (BE) planifikon të vazhdojë mbështetjen financiare për vendin në kurriz…
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha të mërkurën se Moska dëshiron të zgjidhë konfliktin ukrainas dhe se “eliminimi i shkaqeve rrënjësore” do të jetë i detyrueshëm në çdo zgjidhje. Duke folur në një konferencë shtypi me homologun e tij vietnamez, Bui Thanh Son, në Moskë, Lavrov tha se e informoi kolegun e tij mbi situatën rreth Ukrainës. “Ne i kemi dhënë Vietnamit informacionin përkatës në lidhje me qasjet tona për Ukrainën në situatën aktuale dhe do të kërkojmë një zgjidhje të konfliktit me eliminimin e detyrueshëm të shkaqeve të tij rrënjësore,” tha ai. Lavrov tha se të dy vendet…
Ndikimi i Rusisë është rritur në veri të Kosovës pas agresionit rus në Ukrainë. Kështu është shprehur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë për mediumin kroat, Veçernji List. “Kemi informacione të besueshme për praninë e inteligjencës ruse në strukturat ilegale në veri të Kosovës. Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, ndikimi është rritur përmes bashkëpunimit me Serbinë,” tha ai. Këtë deklaratë të Maqedoncit e kanë komentuar njohësit e çështjeve të sigurisë në vend. Sipas tyre, inteligjenca e Kosovës duhet të ketë një strategji për të identifikuar dhe neutralizuar strukturat ilegale që veprojnë në veri të vendit.…
Kryeministri Hristijan Mickoski dhe lideri opozitar i LSDM-së, Venko Filipçe do të takohen në Qeveri nesër në ora 14:00. “Në përputhje me komunikimin publik dhe iniciativat e dërguara dhe gatishmërinë e treguar nga të dyja palët, sot në ora 14:00 është caktuar takimi i kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe”, bëjnë të ditur nga Qeveria. Në një deklaratë për mediat në Shtip, Mickoski shprehu gatishmërinë për takim me Filipçen, i cili sot bëri thirrje për dialog politik dhe social. Filipçe në një konferencë për media tha se pas tragjedisë në Koçan, qytetarët kanë reaguar me revoltë, sistemi…

