Author: Hamdi Kumanova

Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është duke u mbajtur seancë për pyetjet e deputetëve, ndërsa është riaktualizuar deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili pas tragjedisë në Koçan, deklaroi se “do t’i tërheqë për veshë” përgjegjësit. Deputeti i BDI-së Blerim Bexheti, e pyeti Mickoskin se në bazë të cilave kompetenca do t’i tërheqë për veshë dhe kërkoi ta sqarojë këtë deklaratë. “Dikush tjetër kishte thënë se për veshë do t’i tërheqim dhe… Për veshë? Atëherë ju jeni prokurori. Aha, a ju në bazë të cilave kompetenca do t’i tërhiqni për veshë! Cilat? Ligji ua jep ose, cili ligj?…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informon se një nga të lënduarit në zjarrin në Koçan, i cili ishte hospitalizuar në një qendër mjekësore në Austri, kthehet sot në vend. Pas mbërritjes, ai do të mbahet nën vëzhgim 24-orësh, sipas protokolleve mjekësore. Nga MSH njoftojnë se aktualisht në qendrat mjekësore jashtë vendit po trajtohen 80 pacientë, nga të cilët dy trajtohen në mënyrë ambulatore. Nuk ka ndryshime në gjendjen e tyre krahasuar me ditët e kaluara. “Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën e Kirurgjisë Plastike është pranuar një pacient i kthyer nga Greqia, i cili, pas ekzaminimeve të nevojshme, do të…

Lexo më Shumë

Nga koalicioni VLEN i kanë reaguar BDI-së në lidhje me komunikatën e tyre për takimin e sotëm Mckoski-Filipçe. Ata thonë se kjo klikë e BDI-së nuk mund ta kapërdijë dot faktin se Venko Filipçe po i braktis në mes të rrugës. “Pasi çdo ditë u koordinonin si të përfitonin politikisht nga tragjedia e rëndë në Koçan, sot Bujar Osmani, si i ngarkuari për kontakt me LSDM-në, emocionalisht i dërrmuar që planet iu zbuluan, ka rifilluar të recitojë të njëjtën pllakë të vjetër e të dëgjuar me dhjetëra herë. Në vend që të merren me shpifje dhe sulme ndaj koalicionit VLEN,…

Lexo më Shumë

Në dy ditët e para (01/02.04) të këtij muaji, duke vazhduar me kontrollet e intensifikuara të komunikacionit në rrugët në mbarë vendin, zyrtarët policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme kanë lëshuar gjithsej 1296 urdhërpagesa për kundërvajtje nga përdoruesit e rrugës në lidhje me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor. Gjithashtu, janë evidentuar 393 shkelje për parkim të parregullt, 196 për vozitje me shpejtësi tej normave të lejuara, më pas janë shqiptuar 101 masa për drejtim automjeti pa leje drejtimi dhe 199 sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët. “Gjithashtu, janë zbuluar 72 pjesëmarrës në trafik të cilët…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Financave, Trajko Sllaveski në lidhje me tarifat e vendosura nga SHBA ndaj RMV-së tha se edhe pse po ndërtojmë marrëdhënie të mira, këtu nuk ka asnjë ndjenjë. “Këtu nuk ka asnjë ndjenjë. Nëse dikush vëren se po ndërtojmë marrëdhënie të mira dhe partnerë strategjikë, shohim se partnerët strategjikë edhe më të rëndësishëm si BE-ja janë më të prekur se Maqedonia. Maqedonia merr pjesë me një përqindje shumë të vogël në importe, ndërsa si partner tregtar, SHBA-të janë në vendin e 24-të në listën e partnerëve tanë tregtarë, tha sot ish-ministër i financave, Trajko Sllaveski, në lidhje me tarifat…

Lexo më Shumë

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) ka nderin të mirëpresë Mevlüt Çavuşoğlu, anëtar i Parlamentit të Turqisë dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, për një panel ekskluziv diskutimi mbi Gjeopolitikën, Diplomacinë dhe Kuadrin Ligjor për Bashkëpunimin Rajonal në Ballkan. Në këtë panel do të kontribuojnë gjithashtu Rektori i IBU-së, Prof. Dr. Lütfi Sunar, drejtuesi i Qendrës së Studimeve Ballkanike, Asst. Prof. Dr. Flamur Ismaili, dhe drejtuesja e Klinikës Ligjore, Asst. Prof. Dr. Ebru Ibish. 📅 Data: 4 Prill 2025 🕥 Ora: 10:30 📍 Vendi: Salla e Konferencave, IBU Ju ftojmë të bashkoheni me ne për të eksploruar dinamikat…

Lexo më Shumë

“Këtë mëngjes pata kënaqësinë të takoj në Shkup, Presidentin e Shqipërisë, Sh.T. Bajram Begaj, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, dhe Zëvendëskryeministrin e Parë, Izet Mexhiti”, ka shkruar ne rrjetet sociale zv.kryeministri Arben Fetai. “Në këtë takim vëllazëror, diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona në kuadër të rrugëtimit tonë të përbashkët drejt integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe për çështje të tjera me interes të ndërsjellë. Temat kryesore të bisedës përfshinë Korridorin VIII, sigurinë, vizitën e ardhshme të Presidentit Begaj në Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë. Bashkëpunimi mes Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se Ministria në radhët e saj po lufton aktivisht me kriminelët dhe se nuk bën dallim mes policëve dhe qytetarëve tjerë. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari, ai theksoi se janë paraqitur shumë kallëzime ndaj individëve të caktuar në Ministri dhe se Departamenti i Kontrollit të Brendshëm po vepron në përputhje me informacionet e marra. “Ky është një nga rastet ku rezulton se MPB po lufton pa kriter kundër kriminelëve. Në Ministrinë e kontrollit janë bërë shumë kallëzime. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, në kuadër të zhvillimit të hetimeve në bazë…

Lexo më Shumë

Me datë 02.04.2025, ora 15:30, në SP Gostivar është paraqitur vetë personi M.T.(21) nga Gostivari, i cili rreth orës 13:20 është raportuar nga një e mitur 17-vjeçar nga një fshati Gostivarit, me të cilin ishin në lidhje dashurie. Në prani të babait të saj, ajo ka denoncuar në stacionin policorë se M.T. sillej në mënyrë agresive ndaj saj dhe e shantazhonte se do të publikonte video dhe foto komprometuese nëse ajo i jepte fund lidhjes së tyre. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit mbrëmë në Tetovë ka mbajtur mbledhje të rregullt të Kuvendit në të cilin është diskutuar për aktualitetin politik dhe bisedimet me koalicionin VLEN në lidhje me zgjedhjet lokale. Taravari thekson se tash për tash nuk do të largohet nga koalicioni VLEN, megjithatë nëse nuk arrihet marrëveshje për zgjedhjet lokale do të del vetë në zgjedhje. Nuk mohon bashkëpunimin eventual me BDI-në. “Tash për tash, jo. Grupet punues mes deputetëve ende janë në negociata. Kështu që, shpresoj që të gjejnë gjuhë të përbashkët. Në qoftë se nuk gjejnë atëherë shohim si e bëjmë.…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanova Davkova ka falur ish-ndihmësin e ministrit të Prokurimit Publik në MPB, Gjoko Popovski, i cili është dënuar për blerjen e paligjshme të “Mercedesit” në vlerë prej 600 mijë eurosh në rastin “Tanku”. Popovski del nga burgu pas nëntë vjetëve të kaluara në burg, ndërsa në vendimin për faljen thuhet se lirohet pjesërisht nga ekzekutimi i mëtejshëm i pjesës së pavuajtur të dënimit me burg. Popovski është dënuar në rastet “Trista” dhe “Tanku” në rastet që i hapi Prokuroria e Speciale Pulike, lidhur me keqpërdorimet në prokurimet publik. “Mercedesi” luksoz, për të cilin u dënua Popovski, ende është…

Lexo më Shumë

Njëri prej familjarëve të viktimave në zjarrin tragjik në Spitalin Modular, Mumin Ismaili, sot në konferencë për shtyp njoftoi se e përkrahin letrën e hapur nga Iniciativa ZERO, të cilët kërkuan drejtësi për ngjarjen tragjike të 8 shtatorit në vitin 2021. Mumin Ismaili i kërkoi prokurorit Ljupço Kocevski që të hapet hetim për fajtorët e vërtetë për tragjedinë e “Përkrahim letrën e hapur të iniciativës Zero drejtuar prokurorit Ljupço Kocevski. I gjithë opinioni e di se ekzistojnë lëshime gjatë ndërtimit të spitalit modular, e cila mund të jetë arseja e vetme e shpërthimit të zjarrit, që u konfirmua edhe nga…

Lexo më Shumë