Author: Hamdi Kumanova

Katër persona (të mitur) janë përleshur fizikisht mes vete. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dieles në Obiliq. Sipas policisë, njëri nga ta ka pësuar lëndime të rënda nga therja me thikë.Tutje në raportin 24 orësh shkruan se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësorë. “Me vendim të prokurorit pas intervistimit një i dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt”, njofton policia. Rasti po hetohet dhe është inicuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

Lexo më Shumë

Me angazhimin e pandalshëm të VLEN dhe mbështetjen konkrete të Qeverisë, po fillon rikonstruksioni i rrugës kryesore në fshatin Balindol, një projekt jetik që mundëson zhvillim, mundësi dhe mirëqenie. Ky projekt, me vlerë 3 milionë denarë, do të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen, sigurinë dhe jetën e përditshme të banorëve të fshatit. Ky investim nuk është vetëm ndërtim infrastrukture por një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të mirë, duke lehtësuar punën e fermerëve, qasjen në shërbime dhe rritur komoditetin për çdo familje. VLEN vazhdon të punojë për çdo fshat dhe qytet, sepse vetëm me punë dhe përkushtim sigurohet zhvillim…

Lexo më Shumë

Gjysmë-maturantët e shkollave të mesme që nuk u regjistruan në arsimin e mesëm për vitin skollor 2025/2026 gjatë afatit të parë të regjistrimit në qershor kanë një mundësi të dytë për t’u regjistruar sot, gjatë regjistrimit të dytë elektronik këtë muaj. Dokumentacioni i nevojshëm do t’u dorëzohet shkollave nesër, dhe lista e nxënësve të regjistruar do të publikohet të mërkurën (2 korrik) deri në orën 12:00. Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) të mbledhura nga shkollat, ka 16,034 vende të lira për regjistrimin e nxënësve për regjistrimin e dytë të qershorit: 10,758 për mësim në gjuhën…

Lexo më Shumë

Një vajzë dhjetëvjeçare nga Maqedonia u mbyt në lumin Piave, pranë Trevisos. Sipas mediave italiane, vajza kishte qenë duke notuar në lumë me vëllezërit e motrat e saj. Rreth orës 4 të pasdites, ajo u hodh në ujë, por nuk doli në sipërfaqe për shkak të rrymës së fortë që e tërhoqi nën ujë dhe e fshehu plotësisht nga pamja. “Rreth 20 zjarrfikës nga njësitë e veçanta të Montebelluna dhe Treviso iu përgjigjën thirrjes, si dhe specialistë të ndërhyrjes në ujë, zhytës, një dron dhe një helikopter nga Venecia, si dhe anëtarë të Karabinierëve. Për shkak të rrymës së paparashikueshme,…

Lexo më Shumë

Nëpunës policor kanë shpëtuar katër persona nga një varkë në Liqenin e Ohrit, pasi një pjesë e mjetit lundrues u dëmtua për shkak të kushteve të këqija të motit, kumtoi sot pasdite Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). “Mbrëmë në orën 19:30, në Stacionin policor për mbikëqyrje kufitare – ‘Liqeni i Ohrit’ është raportuar se njerëz nga një mjet lundrues që ndodhej në ujërat e Liqenit të Ohrit, rreth 2.5 kilometra nga bregu i liqenit përballë autokampit ‘Izvidniçki’, kërkojnë ndihmë. Nëpunësit e policisë me një motoskaf zyrtar janë nisur menjëherë drejt lokacionit, ku katër persona u panë në një varkë…

Lexo më Shumë

Njohësi i çështjeve politike, Shqiprim Pula ka reaguar ndaj aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese Kosovës, duke thënë se e njëjta ka dështuar të mbrojë Kushtetutën dhe të ndihmojë në zgjidhjen e krizës parlamentare që ka bllokuar funksionalizimin e Kuvendit. Në një postim në Facebook, Pula shprehet se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit “nuk prodhoi jurisprudencë të kërkuar” dhe “nuk e fuqizoi funksionimin parlamentar”. “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës nuk e mbrojti Kushtetutën, nuk i udhëzoi deputetët si të veprojnë, nuk e mundësoi funksionalizimin e Kuvendit, nuk i adresoi shkeljet dhe nuk e zgjodhi as ngërçin,”…

Lexo më Shumë

Presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron që Ukraina të dorëzohet, tha kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, gjatë vizitës në Kiev, teksa Rusia javët e fundit ka intensifikuar bombardimet ndaj shtetit fqinj. Kjo është vizita e parë e ministrit të Jashtëm gjerman, Wadephul, që kur ai mori këtë post muajin e kaluar. Në mes të bisedimeve të bllokuara për t’i dhënë fund luftës trevjeçare, “Putin nuk po tërhiqet nga asnjë nga kërkesat e tij maksimaliste – ai nuk dëshiron negociata, ai dëshiron kapitullim”, tha Wadephul gjatë vizitës të paparalajmëruar në Kiev. “Liria dhe pavarësia e Ukrainës janë detyra më e rëndësishme e…

Lexo më Shumë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, pas pjesëmarrjes së këtij të fundit në operën “Syrigana” të artistit Petrit Halilaj, e cila u shfaq mbrëmë në Drenicë. Në një reagim publik, Koci ka akuzuar Kurtin se po e shpërfill gjendjen politike dhe ekonomike të vendit, ndërkohë që, sipas tij, Kuvendi vazhdon të jetë i bllokuar. “E ka blloku Kuvendin, e Albin Kurtit po i bie në mend me shku në Operë në Drenicë. Për më tepër, pas shfaqjes – erdhi edhe në ndejë! Turp!”, ka shkruar Koci. Ai shtoi se Kosova ndodhet në një gjendje…

Lexo më Shumë

Policia e Sarandës ka zhvilluar një operacion të vazhdueshëm 24-orësh për identifikimin dhe kapjen e autorëve të një vjedhjeje të ndodhur në brigjet greke. Dyshohet se mjeti lundrues është vjedhur në zonën e Igumenicës dhe, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, ai është gjetur në territorin shqiptar. Skafi është lokalizuar dhe sekuestruar në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku ishte transportuar me kamion pasi ishte nxjerrë më parë nga deti me ndihmën e një vinçi. Sipas burimeve policore, është identifikuar dhe ndaluar drejtuesi i vinçit, shtetasi E. D., banues në fshatin Gjashtë. Hetimet vijojnë me intensitet për të zbardhur plotësisht…

Lexo më Shumë

Kylian Mbappe pritet të luajë në ndeshjen e ardhshme të Real Madridit ndaj Juventusit në Kupën e Botës për Klube, edhe pse ende nuk është e sigurt nëse do të nisë si titullar. Gazetari Miguel Angel Diaz ka konfirmuar: “Mbappe do të luajë kundër Juventusit, ai do të ketë minuta me siguri dhe pyetja e vetme është nëse do të jetë titullar apo jo’. Sulmuesi francez është rikuperuar plotësisht nga gastroenteriti dhe është rikthyer në stërvitje të plota me ekipin, çka e bën të gatshëm për përzgjedhje nga trajneri. Prania e tij përfaqëson një përforcim të rëndësishëm për Real Madridin…

Lexo më Shumë

Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në pikën kufitare Tabanoc është regjistruar frekuencë e shtuar e automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 30-45 minuta, ndërsa në pikën kufitare Bogorodicë për dalje është rreth 20 minuta. Në pikat e tjera kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina,…

Lexo më Shumë

Aka gjetur më në fund qeveria amerikane një rrugëdalje nga “gjemba” TikTok? Presidenti amerikan, Donald Trump i cili e shtyu mbylljen e aplikacionit me qëllim që “të gjente një grup të aftë për ta marrë nën kontrolli”, njoftoi se kishte gjetur një blerës për gjigantin e mediave sociale “Kemi një blerës për TikTok”, tha sot Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një intervistë me kanalin Fox News. “Është një grup njerëzish shumë të pasur”, tha ai. Edhe pse nuk dha detaje të mëtejshme mbi këtë çështje, ai u premtoi shikuesve se do të zbulonin më shumë “brenda dy javësh”. E…

Lexo më Shumë