Author: Hamdi Kumanova

Manchester City ka pësuar humbje me rezultat 4-3 ndaj Al-Hilal, duke u eliminuar kështu nga Kupa e Botës për Klube. Kjo ndeshje ishte një triler i vërtetë dhe një tjetër befasi e këtij Botërori të Klubeve, pas triumfit të Fluminenses ndaj Interit. Të parët që kaluan në epërsi ishin Man City, të cilët realizuan për 1-0 në minutën e nëntë me Bernardo Silvan. Me të filluar pjesa e dytë, klubi arab reagoi shpejtë, duke arritur të shënojë dy gola për të përmbysur gjithçka. Marcos Leonardo (46’) ishte autor i golit të barazimit për 1-1, teksa për epërsinë e Al-Hilal u…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër vendosjen e tabelave rrugore njëetnike në hyrje të Strugës, si provokim i hapur ndaj shqiptarëve dhe bashkëjetesës në vend. Kur një qeveri vendos që në një qytet si Struga, të instalojë shenja rrugore vetëm në gjuhën maqedonase, nuk është gabim teknik. Është mesazh. Është provokim. Përjashtimi i gjuhës shqipe, përjashtimi i shqiptarëve nga institucionet, mohimi i vlerave dhe kontributit të tyre, janë kthyer në politikë zyrtare të kësaj qeverie monoetnike. Kush ka interes nga kjo linjë e pafund përuljeje dhe tensionimi? Kujt i shërben përplasja ndëretnike? A është kjo çmimi për pjesëmarrjen në projektin…

Lexo më Shumë

Zjarret kanë shpërthyer në mënyrë të pakontrollueshme në tre provinca të Turqisë, ndërsa pesë fshatra dhe dy rrethe në Izmir janë evakuuar, tha më parë Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë Ibrahim Yumakli. Ai theksoi se “beteja” me flakët vazhdon në Manisa dhe Hatay, pasi erërat e forta shkaktojnë rishfaqje të vazhdueshme. Rexhep Tajip Erdogan, menjëherë pas mbledhjes së kabinetit, deklaroi se “që nga 1 qershori, janë regjistruar 1,516 zjarre në pyje, nga të cilat 1,507 janë vënë nën kontroll”, duke nënvizuar se pothuajse të gjitha janë për shkak të zjarrvënies së qëllimshme. Siç njoftoi ai, arrestimet për zjarrvënie deri më…

Lexo më Shumë

Diyaneti është një nga autoritetet qeveritare më me ndikim në Turqi. Sipas informacioneve të saj, ajo punëson mbi 140,000 njerëz dhe ofron shërbime fetare në më shumë se 100 vende të botës. E themeluar në vitin 1924, agjencia ka qenë në varësi të drejtpërdrejtë të Presidentit islamik-konservator Rexhep Tajip Erdogan që nga viti 2018. Buxheti i saj vjetor prej afërsisht tre miliardë eurosh tejkalon edhe buxhetet e disa ministrive, përfshirë Ministrinë e Brendshme Turke. Diyaneti menaxhon 90,000 xhami në të gjithë Turqinë, organizon pelegrinazhe vjetore, koordinon ritualet për Kurban Bajramin dhe organizon kurse kurani dhe ngjarje kulturore. Gjithashtu ajo trajnon…

Lexo më Shumë

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga Uashingtoni nuk e ka shmangur kërcënimin prej sulmeve kibernetike, njoftuan FBI-ja dhe shërbimi sekret NSA. Grupet e hakerave që mbështesin Teheranin mund të vazhdojnë të përpiqen të prishin ose ta paralizojnë infrastrukturën kritike, si p.sh. rrjetin e furnizimit me energji elektrike, shërbimet e transportit ose ekonominë, thanë të dy agjencitë. Edhe sipërmarrjet e prodhimit të armatimeve dhe pajisjeve për mbrojtje si dhe kompani të tjera amerikane që kanë lidhje me Izraelin mund të jenë gjithashtu edhe më tej në shënjestër. Rekomandime si të mbrohemi Njoftimi i shërbimeve sekrete të SHBA-së përmban edhe rekomandime për forcimin e…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot me 1 korrik 2025, në orën 09:00, në Zubin Potok do të mbahet ceremonia solemne e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e stacionit të ri policor. Ky investim është pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar sigurinë dhe praninë policore në këtë rajon. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla. “Ky stacion policor do të forcojë prezencën e Policisë në Zubin Potok dhe do të përmirësojë sigurinë për qytetarët,” thuhet ne njoftim.

Lexo më Shumë

Disa nga personat që Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzoi për sulmin në Banjskë të Zveçanit – ose së paku një prej tyre – dhe që kërkohen nga autoritetet kosovare, u panë në një protestë të rrethuar nga policia në qendër të Beogradit. Prishtina zyrtare thotë se personat e akuzuar për sulmin e 24 shtatorit, 2023, u panë më 28 qershor në Parkun e Pionierëve në Beograd, përballë zyrës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Por, nga autoritetet shtetërore të Serbisë nuk ka ende ndonjë reagim. Duke përdorur mjete për njohjen e fytyrës, Radio Evropa e Lirë arriti të përcaktonte se…

Lexo më Shumë

Një prej figurave i cili ka mbështetur dhe ka pasur një rol të rëndësishëm në promovimin dhe më pas në shitjen e Kristjan Asllanit, është edhe presidenti i Empolit, Fabricio Korsi. Shpeshherë mesfushori ka marrë kritika të shumta në Itali, ndërsa Korsi ka qenë ai që e ka mbrojtur. Së fundmi, në një prononcim për mediat, numri një i klubit të Empolit është shprehur se, nëse Interi i beson Asllanit ekzekutimin e goditjeve të dënimit, diçka e tillë tregon shumë për aftësitë e tij. “Shikoni, kam lexuar disa kritika për Kristjan Asllanin, por ai është një lojtar shumë i rëndësishëm.…

Lexo më Shumë

Nga: Marsida T. Najdeni Sa herë që vjen nandori, m’kujtohen historitë që dëgjoja gjatë feministë sime në shtëpi, si i vranë komunistët intelektualët mbarë nëpër Tiranë pas “çlirimit”, qofshin këta vendali ose jo. Ç’rëndësi nga ishin, ata ishin njerëz të gjakut tim, që s’meritonin torturat komuniste dhe plumbin gjakatar. Edhe përse? Vetëm se nuk besonin n’atë frymë politike pasojat e së cilës i vuajmë ende dhe sot! Fryma e re që zaptoi Tironën me vrasje, pushkatime, tortura, burgosje, vjedhje, turli-lloj harbutërinash, që ai qytet bujar as i kishte pa e, as i kishte dëgjuar ndonjëherë më parë, t’ia bënte bashkombasi…

Lexo më Shumë

Ndryshimet në industrinë e duhanit: Qeshet me nikotin si pjesë e një brezi të ri produktesh Për një periudhë të gjatë, Gjermania ka ndenjur në vend në përpjekjet për të ulur normën e duhanpirjes në vend, ndërkohë që pirja e cigareve mbetet shkaku kryesor i sëmundjeve me pasoja vdekjeprurëse. Sipas analizës “Ndalesa nuk jep rezultate – Qeshet me nikotin në Gjermani”, nga efektet e dëmshme të cigareve humbasin 100,000 jetë njerëzore çdo vit, dhe janë regjistruar mbi 17 milion duhanpirës. Për shkak të këtyre të dhënave, edhe pse prioritet për shëndetin publik duhet të jetë ulja e normës së…

Lexo më Shumë

Në kohët kur rritet nevoja për efikasitet energjetik, qëndrueshmëri dhe parashikueshmëri të kostove, EDS po rishqyrton qasjen e saj ndaj klientëve përmes konceptit të ri “EDS si partner energjetik”. Kjo drejtim strategjik nënkupton një largim nga modeli tradicional i furnizimit me energji elektrike dhe një përqendrim në ndërtimin e partneriteteve afatgjata të bazuara në besim, fleksibilitet dhe zhvillim të përbashkët. “Qëllimi ynë nuk është thjesht të furnizojmë me energji elektrike, por edhe të ofrojmë mbështetje konsultative, zgjidhje të personalizuara dhe bashkëpunim afatgjatë që të ndihmojnë kompanitë të rrisin efikasitetin dhe qëndrueshmërinë energjetike. Inovacionet që kemi futur janë të drejtuara drejt…

Lexo më Shumë

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër O.F.T. (22) nga Republika e Turqisë dhe M.E.K. (25) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose i lëndëve shpërthyese”. Më 03.06.2025 nëpunës policorë, me urdhër gjykate, kryen bastisje në shtëpinë në të cilën qëndronin të denoncuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike dhe dy karikatorë për të njëjtën me fishekë të kalibrit 7.62 mm.TS

Lexo më Shumë