Author: Hamdi Kumanova

Rreth orës 13:45 në rrugën “Mali Sharr” në Shkup, një motoçikletë “BMW” me targa bullgare, i drejtuar nga M.O., 22 vjeç nga Shkupi, goditi këmbësorin 72-vjeçar K.G. nga Shkupi. Këmbësori vdiq në vendin e aksidentit, dhe vdekja u konstatuar nga ndihma e shpejtë mjekësore. Inspektimi u krye nga prokurori publik dhe ekipi i inspektimit nga SPB Shkup. Sipas urdhrit të prokurorit, drejtuesi i motorit u arrestua dhe u mbajt në stacionin policor. Pas zbardhjes së plotë të rastit do të ndiqet kallëzim i duhur.

Lexo më Shumë

Për herë të parë jashtë Ligës së Kampionëve, Real Madrid dhe Juventus përballen në një ndeshje zyrtare që do të zhvillohet sonte në mbrëmje në kuadër të raundit të 16-të të FIFA Club Ëorld Cup në Miami. Takimi i fundit mes tyre ishte në prill 2018, kur Juventusi rikuperoi rezultatin 3–0 të ndeshjes së parë, por një penallti në minutat e fundit e çoi Realin në gjysmëfinale, ku Cristiano Ronaldo shënoi nga pika e bardhë. Juventus u mposht rëndë nga Manchester City në ndeshjen e fundit të grupeve, por fitoi bindshëm ndaj Al Ain dhe Ëydad AC për të siguruar…

Lexo më Shumë

Maqedonia dhe Bullgaria do të kenë takim në nivel të ekspertëve në praninë e Komisionit Evropian për tunelin për lidhje hekurudhore në Korridorin 8 më 16 korrik në Bruksel. Ekziston marrëveshje parimore që tuneli të ndërtohet bashkërisht për çka do të kërkohej grant nga BE-ja si simbolikë për lidhje mes të dyja vendeve, njoftoi sonte zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Në TV Sitel ku ishte mysafir tha se takimi me homologun e tij bullgar Grozdan Karaxhov, i cili u zhvillua gjatë fundjavës në kuadër të Forumit të Ministrave të Transportit në Turqi, ishte i gjatë dhe përmbajtjesor dhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, në fjalimin e tij në Takimin e Liderëve BE-Ballkan Perëndimor, theksoi vendosmërinë për të ecur drejt një të ardhmeje më të fortë dhe më të integruar brenda Bashkimit Evropian. “Rajoni ynë është një pjesë jetësore e Evropës dhe një pjesë integrale e së ardhmes së saj. Ballkani Perëndimor është një rajon i pasur me potencial dhe ambicie, megjithëse shumë shpesh ka narrativa përçarjeje. Por kur shikoj përreth, mund të shoh se ka një histori tjetër. Rajoni përcaktohet nga fryma e tij dhe refuzon të lihet pas dore. Zonja dhe zotërinj, ky Samit i kushtohet një vizioni të…

Lexo më Shumë

Teksa forcat ushtarake ruse i afrohen rajonit Dnjipropetrovsk të Ukrainës, shumë familje veçse të zhvendosura nga lufta, po detyrohen që të lëvizin sërish. Evakuimet janë në proces e sipër dhe linja e frontit sa shkon e zgjerohet, prandaj banorët e fshatrave që gjenden në kufi me rajonin e Donjeckut nuk e dinë nëse do të kthehen ndonjëherë nëpër shtëpitë e tyre. Damiri, gjashtëvjeçar, nga rajoni i Pokrovskut, zonë e shkatërruar nga lufta, nuk mund t’i mbajë lotët teksa familja e tij largohet prej shtëpisë së gjyshërve në Dnjipropetrovsk. “Pse po qan?”, e pyet Mykola, gjyshi i Damirit. “Nëna jote është…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka nisur procedurë kundër një personi për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer veprën penale – Sulm ndaj punonjësit shëndetësor dhe bashkëpunëtorit shëndetësor gjatë ushtrimit të veprimtarisë shëndetësore, paraparë në nenin 304-g të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, si dhe veprën penale – Sulm ndaj personit zyrtar gjatë ushtrimit të detyrave të sigurisë, sipas nenit 383 të Kodit Penal. Më 29 qershor, në një kazino në Manastir, i dyshuari fillimisht sulmoi një mjek të shërbimit të ndihmës së shpejtë që po i jepte ndihmë mjekësore. E goditi me grusht dhe i shkaktoi lëndim…

Lexo më Shumë

Më 30.06.2025, në ora 14:40, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Qemal Sejfulla” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti transportues “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.P. (29) nga Republika e Kosovës, dhe një moped me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.A. (32) nga Shkupi. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i moped-it, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri”. Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga ekipi hetues i SPB Shkup, dhe shoferi E.P. është ndaluar dhe mbajtur në stacion…

Lexo më Shumë

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka thënë se shtetet e Bashkimit Evropian kanë konsensus për zgjerim tani. “Ka konsensus për zgjerim tani. Por dritarja e mundësisë, mund të mos jetë aty përherë. Po shohim përparim”, ka thënë ajo në samitin rajonal BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, teksa ka theksuar përparimin e Shqipërisë me hapjen e negociatave muajve të fundit. Për Kosovën ka thënë se po presin formimin e qeverisë së re “për t’u fokusuar me energji të plotë në procesin e anëtarësimit”. Tek ka folur për Planin e Rritjes për shtetet e Ballkanit Perëndimor, rreth 6 miliardë euro…

Lexo më Shumë

Samiti i lidershipit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor kushtuar Planit të Rritjes do të mbahet sot në Shkup, i cili do të jetë një mundësi për të vlerësuar progresin e arritur dhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm dhe për të forcuar integrimin evropian të rajonit. Në samitin, i cili organizohet nga kryeministri Hristijan Mickoski, marrin pjesë Komisionerja Evropiane për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë së Mirë, Marta Kos, dhe udhëheqës nga Ballkani Perëndimor, si dhe ministra, përfaqësues të lartë nga Bashkimi Evropian, organizata rajonale dhe institucione ndërkombëtare. Dy panele do të mbahen si pjesë e takimit të liderëve,…

Lexo më Shumë

VLEN i ka reaguar kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, i cili dje tha se regjistrimi i popullsisë është realizuar sipas marrëveshjeve. Nga VLEN thonë se “të thuash se regjistrimi ishte në kuadër të marrëveshjeve është jo vetëm pranim publik i përgjegjësisë, por edhe dëshmi tronditëse e pazareve që janë bërë mbi kurrizin e diasporës shqiptare”. Nga VLEN thonë se kjo deklaratë nuk është sqarim, por skandal. “Prandaj, Ali Ahmeti duhet të përgjigjet qartë: Cila ishte ajo marrëveshje? Me kë e ke bërë? Në emër të kujt? A ishte kjo marrëveshje për të fshirë mërgatën shqiptare nga regjistrat zyrtarë? Nëse po,…

Lexo më Shumë

Manchester City ka pësuar humbje me rezultat 4-3 ndaj Al-Hilal, duke u eliminuar kështu nga Kupa e Botës për Klube. Kjo ndeshje ishte një triler i vërtetë dhe një tjetër befasi e këtij Botërori të Klubeve, pas triumfit të Fluminenses ndaj Interit. Të parët që kaluan në epërsi ishin Man City, të cilët realizuan për 1-0 në minutën e nëntë me Bernardo Silvan. Me të filluar pjesa e dytë, klubi arab reagoi shpejtë, duke arritur të shënojë dy gola për të përmbysur gjithçka. Marcos Leonardo (46’) ishte autor i golit të barazimit për 1-1, teksa për epërsinë e Al-Hilal u…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër vendosjen e tabelave rrugore njëetnike në hyrje të Strugës, si provokim i hapur ndaj shqiptarëve dhe bashkëjetesës në vend. Kur një qeveri vendos që në një qytet si Struga, të instalojë shenja rrugore vetëm në gjuhën maqedonase, nuk është gabim teknik. Është mesazh. Është provokim. Përjashtimi i gjuhës shqipe, përjashtimi i shqiptarëve nga institucionet, mohimi i vlerave dhe kontributit të tyre, janë kthyer në politikë zyrtare të kësaj qeverie monoetnike. Kush ka interes nga kjo linjë e pafund përuljeje dhe tensionimi? Kujt i shërben përplasja ndëretnike? A është kjo çmimi për pjesëmarrjen në projektin…

Lexo më Shumë