Që kur Friedrich Merz mori detyrën si kancelar, në mediat sociale janë shtuar lajmet e rreme rreth tij. Nga gjoja kontrollet që bëjnë autoritetet në shtëpi deri tek thashethemet për kokainën. Gënjeshtra të inskenuara qëllimisht për kancelarin Friedrich Merz janë duke qarkulluar në mediat sociale. Qeveria gjermane, sipas të dhënave të saj, ka regjistruar “një fluks të madh postimesh”, veçanërisht që nga betimi i tij si kancelar, tha një zëdhënës i qeverisë për Agjencinë Gjermane të Shtypit, dpa. Toni është bërë më i ashpër krahasuar me periudhën e fundit legjislative dhe “po vërejmë si dezinformim ashtu edhe diskreditim personal dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Hristijan Mickoski, në përgjigjen e tij ndaj deklaratës në konferencën e përbashkët për shtyp me komisioneren evropiane Marta Kos, theksoi se për të, identiteti maqedonas nuk janë vetëm specialitete maqedonase, por edhe Goce Dellçev dhe Dame Gruev dhe Sandanski. “Për mua, identiteti im nuk është vetëm kuzhina e mrekullueshme maqedonase, por edhe Goce Delçev dhe Shapkarev, dhe Miladinovci dhe kryengritja e Ilindenit dhe Damjan Gruev dhe Jane Sandanski.. Nuk e di nëse kolegët e mi nga lindja do të ndajnë të njëjtin mendim, por këta janë njerëzit që janë pjesë e identitetit tonë, identitetit maqedonas”, tha Mickoski. I pyetur…
Gjiganti amerikan është shpallur fajtor në Japoni për shkelje të patentave. Google sapo ka humbur të drejtën për të shitur serinë e tij Google Pixel 7, pas një mosmarrëveshjeje të kohëve të fundit për patentat me kompaninë koreane të telefonisë celulare Pantech. Sipas një vendimi nga një gjykatë distrikti në Japoni, Google është shpallur fajtor për shkelje të patentave në lidhje me lidhjen LTE. Pantech ngriti një padi kundër Google, duke pretenduar se gjiganti i teknologjisë përdori të njëjtën teknologji të përshkruar në një patentë në pronësi të Pantech. Patenta lidhet me mënyrën se si modemi LTE në telefonat Pixel…
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Bëhet fjalë për një person me banim në fshatin Reçak të Shtimes i cili, sipas policisë, shfaqej në një fotografi duke mbajtur një armë zjarri. Policia ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit ku ka gjetur dhe sekuestruar dy uniforma ushtarake, tre jelekë taktikë dhe disa pajisje të tjera. “I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, ku është intervistuar nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke…
Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë dërgimin e disa armëve që i kishin premtuar Ukrainës për luftën e saj kundër Rusisë, sepse, pas një kontrolli nga Pentagoni, u pa që rezervat e tyre kishin rënë ndjeshëm. Vendimi u mor “për t’i vënë interesat e Amerikës në radhë të parë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly. “Fuqia e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara mbetet e padiskutueshme – thjesht pyeteni Iranin”, tha ajo, duke iu referuar bombardimeve dhe sulmeve me raketa të SHBA-së kundër objekteve bërthamore të Iranit. Deklarata e Kellyt erdhi pasi një zyrtar amerikan u citua…
Në totalin e pensioneve të pleqërisë më shumë e gjysma e tyre, rreth 52 për qind, morën pagesa të pjesshme në vitin 2024 sipas të dhënave zyrtare më 2024. Kjo përqindje u zgjerua me tej nga niveli 49.7% në vitin 2023. Rritja e personave me pagesa të pjesshme tregon se gjithnjë e më shumë ata që dalin në pension aktualisht nuk përmbushin kriteret për shkak të emigrimit, informalitetit apo ndërprerjes së periudhave të sigurimit. Të dhënat tregojnë se numri total i pensioneve të pleqërisë arriti në 607,567 në vitin 2024 me rritje vjetore 2.9%, ndërsa numri i pensioneve të pjesshme…
Sot mbushen 35 vjet prej kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut. Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake. Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave, e shpallën në Prishtinë 111 delegatët shqiptarë të Kuvendit…
Qeveria kubaneze akuzoi SHBA- në për “sjellje kriminale dhe shkelje të të drejtave të njeriut” pas njoftimit se Presidenti Donald Trump nënshkroi një memorandum për të intensifikuar presionin ekonomik dhe kufizimet kundër ishullit. “Memorandumi Presidencial kundër Kubës, i publikuar sot nga qeveria amerikane, përforcon agresionin dhe bllokadën ekonomike që ndëshkon të gjithë popullin kubanez dhe është pengesa kryesore për zhvillimin tonë”, shkroi në X Ministri i Jashtëm Kubanez Bruno Rodriguez. Memorandumi i Trumpit formalizon politikat e administratës së tij ndaj Kubës, të cilat përfshijnë zbatimin e një ndalimi ligjor për turizmin amerikan në kombin e Karaibeve dhe përforcimin e një…
Sa herë që vjen nandori, m’kujtohen historitë që dëgjoja gjatë feministë sime në shtëpi, si i vranë komunistët intelektualët mbarë nëpër Tiranë pas “çlirimit”, qofshin këta vendali ose jo. Ç’rëndësi nga ishin, ata ishin njerëz të gjakut tim, që s’meritonin torturat komuniste dhe plumbin gjakatar. Edhe përse? Vetëm se nuk besonin n’atë frymë politike pasojat e së cilës i vuajmë ende dhe sot! Fryma e re që zaptoi Tironën me vrasje, pushkatime, tortura, burgosje, vjedhje, turli-lloj harbutërinash, që ai qytet bujar as i kishte pa e, as i kishte dëgjuar ndonjëherë më parë, t’ia bënte bashkombasi vet at’ gjam’. Ahhhh……
Vrasja e Liridona Ademajt, që tronditi opinionin publik, rikthehet sot në fokus të drejtësisë, me mbajtjen e seancës së radhës në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Të akuzuarit për këtë krim të rëndë – Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla – do të përballen me shqyrtimin gjyqësor, në një proces që pritet të ndriçojë më tej rrethanat e vrasjes makabre. Në seancat paraprake, Murseli, i cili dyshohet se ka porositur vrasjen e bashkëshortes së tij, është deklaruar i pafajshëm. Madje, ai ka deklaruar se “nëse provohet fajësia, vetë do të kërkojë dënim me burgim të përjetshëm”. Ndërkohë, i akuzuari Granit…
Universiteti i Tetovës e ka shpallur zyrtarisht Konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2025/2026. Ky konkurs ofron dhjetëra programe studimore në të gjitha fakultetet e Universitetit të Tetovës. UT ofron 3431 vende të lira , të ndara në kategorinë e kuotave shtetërore, bashkëfinancimit dhe studimeve me korrespondencë. Në këtë kuadër, maturantët dhe kandidatët e tjerë të cilët i plotësojnë kriteret e parapara, mund të aplikojnë për regjistrim në një program studimor që ofron Universiteti i Tetovës. Aplikimi dhe regjistrimi do të zhvillohen në tre afate , ndërkaq afati i parë…
Në gjimnazin “7 Marsi” në Tetovë është regjistruar vetëm një nxënës. Udhëheqësia e shkollës pret që me uljen e kritereve në afatet tjera, të shtohet numri i nxënësve. Krahas gjimnazit, në shkollën e mesme të mjekësisë ka interesim shumë të madh. “Edhe pse është një ndër shkollat më të bukura dhe më të pajisura nga të tjerat, si me kabinete, amfiteatro dhe kushte super moderne, megjithatë në gjimnazin “7 Marsi”, interesimi i nxënësve për t’u regjistruar është tejet i dobët. Në dy afatet e para, këtu është pranuar vetëm një nxënës”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar. Arsye për mos interesimin e…

