Author: Hamdi Kumanova

Dërgoni para – shpejt, sigurt dhe thjesht, në vend dhe jashtë vendit! Një mënyrë e re për transferim të shpejtë dhe të sigurt të fondeve – direkt në kartën Visa në vend dhe jashtë vendit! UNIBanka AD Shkup, duke ndjekur nevojat e klientëve të saj, ka prezantuar një funksionalitet të ri – transferimin e fondeve në kartën Visa. Ky është një funksionalitet inovativ i Visa+ që mundëson transferimin e fondeve në një kartë debitore brenda vendit ose jashtë tij përmes numrit të telefonit. Në kushtet kur jetojmë dinamikisht, shpesh udhëtojmë, kemi shumë detyrime dhe gjithmonë na mungon koha, mundësia…

Lexo më Shumë

Gjobë deri në mbi një mijë euro për shëtitje në Malin Sharr, pa pëlqimin e “Parkut Kombëtar”. Ndalesa tashmë është në fuqi, ndërsa për lëvizje të lirë duhet së pari të bëhet paraqitja elektronike dhe të pritet konfirmimi përmes emailit. “Vizitorët paraqiten në ueb faqen tonë dhe është procedurë shumë e thjeshtë, disa sekonda, dhe pas dërgesës së paraqitjes marrin email me konfirmim për lëvizje në mal, me çka rehat lëvizin në zonën ku janë lajmëruar dhe arsyen që e kanë paraqitur. Dënimet janë të mëdha dhe kontrollet do të jenë të shtuara nga kontrollorët tanë policia dhe zjarrfikësit, andaj…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri Arben Fetai dhe njëri ndër liderët e VLEN-it, ka thënë se do ta mbështesin Mendi Qyran si kandidat për kryetar të Komunës së Strugës. Para shpalljes së kandidaturës nga Mendi Qyra, Fetai në emisionin “PodGo”, tha se VLEN do ta mbështesë Mendi Qyran, duke e quajtur edhe kandidaturë të qëlluar dhe fituese. “Jemi në fazën e sondazheve. Është një kandidaturë e pavarur e cila tashmë përkrahet zyrtarisht nga VLEN-i që është Mendi Qyra në Komunën e Strugës. Është kandidatura më e qëlluar e mundshme. Do ta ketë përkrahjen e plotë të koalicionit. Ai ka qenë edhe themelues i subjektit…

Lexo më Shumë

Një grua nga fshati Siniçan i komunës së Bogovinës është lënduar nga ariu, njoftoi SPB e Tetovës pasi për këtë rast u informuan nga Spitali klinik i Tetovës. Bëhet fjalë për një grua 41-vjeçare e cila ka ecur përgjatë rrugës pyjore në vendin e quajtur “Golem rid” (Kodra e madhe). “Më 01.07.2025 rreth orës 18, në SPB Tetovë nga Spitali klinik është lajmëruar se kanë marrë njoftim se tek ta është sjellë E.H. (41) nga fshati Siniçan i cili sipas asaj që është raportuar ka marrë lëndime rreth orës 16:30 kur në një rrugë pyjore në vendin e quajtur ‘Golem…

Lexo më Shumë

“Ky ribalanc është fiskalisht jorealist, socialisht i dëmshëm dhe pa komponentë zhvillimi”, tha deputetja e LSDM-së, Sanja Lukarevska, në debatin e sotëm parlamentar për ribalancimin e buxhetit. Ajo njoftoi se LSDM do të dorëzojë 160 amendamente duke kërkuar mbështetje për korrigjim të menjëhershëm të, siç tha ajo, politikave të dëmshme të qeverisë OBRM-PDUKM, ZNAM dhe VLEN. “Me këtë ribalancim, nuk ka para për të lënduarit dhe familjet e viktimave në Koçan, nuk ka para për paga më të larta, nuk ka masa të reja për të mbrojtur standardin e jetesës. Qeveria po vjedh nga qytetarët për të rritur luksin e…

Lexo më Shumë

Ministri i Administratës Publike Aleksandar Minçev, sot në një konferencë për shtyp me rastin e një vjetorit të themelimit të Ministrisë, prezantoi rezultatet kryesore dhe lëvizjet reformuese që, siç tha ai, hodhën themelet për kulturën e re të menaxhimit në sektorin publik. “Formimi i Ministrisë së Administratës Publike nuk ishte një veprim burokratik. Ishte një mesazh politik. Një mesazh se nuk ka më vend për punësime partiake, për institucione jofunksionale, për marrëveshje sekrete dhe për çmësim”, tha Minçev, duke theksuar se administrata publike nuk duhet të jetë më një “zonë e mbrojtur për individë të privilegjuar”, por një shërbim për…

Lexo më Shumë

Më 02.07.2025 në orën 05.25 të mëngjesit në Departamentin e Punëve të Brendshme të Gostivarit, E.M. (32) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 02.15 të mëngjesit në rrugën “Mladen Grueski”, pranë një objekti ushqimor, është sulmuar fizikisht nga L.B. nga Republika e Shqipërisë. Po merren masa për sqarimin e rastit.

Lexo më Shumë

Numri i personave fantomë në shtet vazhdon të mbetet alarmant. Autoritet pavarësisht rekomandimeve të institucioneve, vazhdojnë të mbajnë pezull qytetarët pa status juridik me shtetin. Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani tha se po punohet për identifikimin dhe pajisjen e tyre me dokumente, por që sipas tij, kjo nuk është çështje që tangon vetëm një ministri. “Çështja e nënshtetësisë nuk ka të bëjë vetëm me ministrinë tonë, është një nga problematikat e cila zen të gjitha ministritë tjera. Jemi në kontakt edhe me kryeministrin edhe me ministritë e tjera për të gjetur zgjidhje sa më të…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Manastir ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Manastirit kundër M.L. (43) nga Manastiri. kjo për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara se ajo ka kryer vepër penale “mashtrim” sipas nenit 247 të Kodit Penal. Konkretisht, e akuzuara në periudhën nga 15.09.2024 deri më 15.04.2025, me qëllim që të përfitojë dobi pasurore të kundërligjshme, e ka futur në lajthitje një person 64-vjeçar nga Manastiri, përkatësisht i është paraqitur në mënyrë të rreme se është e punësuar në MPB dhe se do t’i ndihmojë djalit të tij të punësohet në Ministrinë e…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit, dënon shkarkimet politike në institucionet shëndetësore të udhëhequra nga VLEN. Sipas ASH-së, në Shtëpinë e Shëndetit në Kërçovë, drejtori i ri Valon Sadiku, me urdhër të ministrit Azir Aliu dhe drejtuesve të VLEN-it, ka larguar nga puna tetë shqiptarë për shkak të bindjeve të tyre politike. Këto veprime, të cilat ASH i konsideron të papranueshme dhe hakmarrje politike, tregojnë fytyrën reale të subjektit që në emër të “ndryshimit” po instalon përjashtimin si praktikë pune. Për më tepër, VLEN nuk po sjell punësime të reja për shqiptarët, por largon edhe ata që janë aktualisht të…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut: Diell i zjarrtë me vranësira lokale, temperatura deri në 38°C Sot pritet një mot me diell dhe vranësira të lehta lokale në Maqedoninë e Veriut. Do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verilindor/veriu. Temperaturat minimale do të jenë mesatarisht 11–18 °C, ndërsa maksimumet do të variojnë nga 30 deri në 38 °C në pjesët më të nxehta të ditës, duke shënuar kushte optimale për aktivitetet në natyrë. Në vijim: Do vazhdojë moti me diell i prirur për ngritje të temperaturave, me vranësira të pakta gjatë ditës – ideal për plazh apo shëtitje. Kujdes: Në…

Lexo më Shumë

Rritja natyrore e popullsisë vitin e kaluar ishte negative si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale. Vitin e kaluar kishte 4.140 persona të vdekur se sa numri i lindjeve. Numri më i madh i vdekjeve ishte në zonat urbane. Rajoni i Shkupit ka pjesën më të madhe në numrin e përgjithshëm të lindjeve me 40.4%, ndërsa rajoni lindor ka pjesën më të vogël me 5.8%, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave në RMV, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës në zonat urbane në vitin 2024, në zonat urbane kanë lindur të gjallë 9.694…

Lexo më Shumë