Në kohët kur rritet nevoja për efikasitet energjetik, qëndrueshmëri dhe parashikueshmëri të kostove, EDS po rishqyrton qasjen e saj ndaj klientëve përmes konceptit të ri “EDS si partner energjetik”. Kjo drejtim strategjik nënkupton një largim nga modeli tradicional i furnizimit me energji elektrike dhe një përqendrim në ndërtimin e partneriteteve afatgjata të bazuara në besim, fleksibilitet dhe zhvillim të përbashkët. “Qëllimi ynë nuk është thjesht të furnizojmë me energji elektrike, por edhe të ofrojmë mbështetje konsultative, zgjidhje të personalizuara dhe bashkëpunim afatgjatë që të ndihmojnë kompanitë të rrisin efikasitetin dhe qëndrueshmërinë energjetike. Inovacionet që kemi futur janë të drejtuara drejt…
Author: Hamdi Kumanova
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër O.F.T. (22) nga Republika e Turqisë dhe M.E.K. (25) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose i lëndëve shpërthyese”. Më 03.06.2025 nëpunës policorë, me urdhër gjykate, kryen bastisje në shtëpinë në të cilën qëndronin të denoncuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike dhe dy karikatorë për të njëjtën me fishekë të kalibrit 7.62 mm.TS
Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka nisur një procedurë të përshpejtuar dhe, pas sigurimit të provave, ka paraqitur propozim-akuzë kundër dy persona të rritur nga fshati Radolishtë, të cilët akuzohen për veprën penale – Dhunë, sipas nenit 386 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Bashkëkryes i së njëjtës vepër ka qenë edhe një i mitur nga i njëjti fshat, për të cilin procedura do të zhvillohet sipas Ligjit për Drejtësinë për të Mitur. Më 21 qershor, të tre personat kanë ushtruar dhunë brutale ndaj një viktime në Çarshinë e Vjetër të Strugës. Incidenti ka filluar…
Dje është raportuar dje se Arta Hajzeraj, 13 vjeçare nga Kosova ishte zhdukur në Gjermani. Bëhet e ditur se 13-vjeçarja është gjetur shëndosh e mirë. Këtë e ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Gjermani. “Arta Hajzeraj, 13 vjeçare, është kthyer sot në shtëpi shëndosh e mirë. Lajmi i mirë është konfirmuar pak më parë nga babai i saj, përmes një bisede telefonike me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Gjermani, z. Faruk Ajeti. Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë qytetarët që treguan solidaritet, gatishmëri dhe përkrahje gjatë kësaj periudhe. Një falënderim i…
MPB Maqedoni njofton se dje (29.06.2025) në orën 15:50 në rrugën Gostivar-Tetovë, oficerët e Stacionit Policor për Siguri Rrugore të Tetovës ndaluan personin B.Sh. (52) nga fshati Toplicë, rajoni i Gostivarit. “Gjatë kontrolleve në trafik, u përcaktua se B.Sh. po drejtonte automjetin e pasagjerëve “Golf” me targa të Gostivarit me shpejtësi prej 157 kilometrash në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë”. “Ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit””, thonë nga MPB.
Arben Halili nga ASH sot në një konferencë për media theksoi mangësitë dhe transparencën qeveritare lidhur me planin për punësim. sipas tij, ky plan është joefikas dhe rezulton i dështuar. Ja konferenca e plotë e mbajtur nga Arben Halili: “Sot prezantojmë analizën tonë kritike mbi Planin operativ për programet aktive të punësimit dhe shërbimet në tregun e punës për vitin 2025, të publikuar nga Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky plan edhe një herë vë në dukje nevojën e domosdoshme për përmirësime të rëndësishme në gjithëpërfshirje, drejtësi sociale dhe transparencë, e që në vazhdimësi mungon. Tentimet…
Sot e vëmë në përdorim rrugën eksprese Farish – Drenovë, në gjatësi prej 10.2 kilometra, me vlerë prej gati 45 milionë euro – projekt që është investim i drejtpërdrejtë në zhvillimin, sigurinë dhe të ardhmen e këtij rajoni, të shtetit, të çdo qytetari. Kjo rrugë është me rëndësi jetike për Kavadarin, për Prilepin, për Manastirin, për Resnjën dhe për të gjitha komunat e Pellagonisë. Këto para, ashtu si në të kaluarën dhe sipas parimeve që kemi parë deri më tani, nuk përfunduan në xhepat e dikujt, nuk u zhdukën nëpër provizione, tenderë dhe marrëveshje fiktive. Por janë këtu, para jush.…
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilin Metodologjisë për Regjistrimin e Popullsisë iu abroguan dispozitat për ndarjen e shtetasve në rezident dhe jo rezident ka hapur debatin se sa Maqedonia e Veriut është e gatshme të zbatojë regjistrim të popullsisë që i plotëson standardet evropiane. Shteti, ndër vite mban statusin e përgatitjes mesatare, duke arritur disa përmirësime, por ana tjetër e medaljes tregon që në fakt, ndër vite rekomandimet e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut çdo vit përsëriten, pasi që nuk zbatohen nga autoritetet vendase. Në raportin e progresit për vitin 2022, KE-ja thekson që po i përsëritë rekomandimet…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë, duke theksuar se si parti politike do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të barazisë dhe të drejtave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit transmeton INA. Sipas BDI-së, fushata aktuale për regjistrimin e popullsisë përbën një strategji të mirëkoordinuar me qëllim të dobësimit të themeleve të barazisë në shtet. Kumtesë nga Bashkimi Demokratik për Integrim: “BDI shpreh shqetësim të thellë për fushatën e re të realizuar nga mbetjet e VLEN, të porositur nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM, kundër regjistrimit të popullsisë, një proces thelbësor për funksionimin demokratik dhe multietnik…
Aleanca për Shqiptarët ka shprehur shqetësim për raportin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, duke e cilësuar si konfirmim të ndikimit të huaj dashakeq në RMV. Sipas ASH-së, vendi është shënjestër e projektit “Bota Serbe”, ndërsa disa përfaqësues të qeverisë, përfshirë nga VLEN, akuzohen se po relativizojnë rrezikun përmes bashkëpunimit me figura si Ivan Stolkoviç. Reagimi i plotë: Aleanca për Shqiptarët, edhe njëherë shpreh shqetësim lidhur me përmbajtjen e dokumentit zyrtar të miratuar nga Komiteti për Punë të Jashtme (AFET) i Parlamentit Evropian, i cili konfirmon atë që ne kemi paralajmëruar prej muajsh: se Maqedonia e…
Komisioni Rregullator për Energjetikës (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,30 % në raport me vendimin e datës 27.06.2025. Nga data 01.07.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 75,50 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 77,50 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-Е V) 69,50 (denarë/litër) Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 69,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 39,583 (denarë/kilogram) Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS –…
Katër persona (të mitur) janë përleshur fizikisht mes vete. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dieles në Obiliq. Sipas policisë, njëri nga ta ka pësuar lëndime të rënda nga therja me thikë.Tutje në raportin 24 orësh shkruan se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësorë. “Me vendim të prokurorit pas intervistimit një i dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt”, njofton policia. Rasti po hetohet dhe është inicuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

