Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin për deklaratat publike të Sindikatës së Pavarur të Policisë, të cilat konfirmojnë një realitet të hidhur: diskriminimin sistematik të policëve shqiptarë dhe pamundësinë e tyre për tu avancuar në hierarkinë e shërbimit policor.
Sipas zyrtarëve të Sindikatës, edhe pse shumë nëpunës shqiptarë kanë përvojë mbi 20 vjeçare dhe plotësojnë të gjitha kushtet profesionale, ata nuk gëzojnë të drejtën për avancim në detyrë. Në vendbanime me shumicë shqiptare, raporti i përfaqësimit udhëheqës është i barabartë me atë maqedonas, ndërsa në vendbanime ku shqiptarët janë në pakicë, ata thuajse as nuk ekzistojnë në strukturat drejtuese.
Ky është një shembull i qartë i shkeljes së parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat dhe dëshmi shtesë se kjo qeveri vepron mbi baza etnike, në kundërshtim me Kushtetutën, me marrëveshjen e Ohrit dhe me standardet evropiane për barazi dhe inkluzivitet.
BDI vlerëson se ky diskriminim i vazhdueshëm jo vetëm që dëmton moralin dhe motivimin e kuadrove shqiptare në polici, por edhe cenon rëndë besimin e qytetarëve shqiptarë në institucionet shtetërore.
U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve kompetente që urgjentisht të hetojnë këto praktika diskriminuese dhe të marrin masa konkrete për të siguruar barazi në avancime, punësime dhe vendimmarrje brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe më gjerë.
Data 13.11.2026
Aktuale
- Ndërprerja e shërbimeve të Microsoft, çfarë shkoi keq dhe a rrezikohen të dhënat tona?
- A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner
- Mesazhi i ambasadorit amerikan, Eric Wendt nga takimi me të rinjtë: Ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë, të frymëzuar nga SHBA
- Me shqiponjën dykrenare në diplomim! Adem Dalipi nga Kërçova krenon shqiptarët në Amerikë
- MASH: Kina ndan dy bursa për studentët nga Maqedonia e Veriut, për vitin akademik 2027/2028
- Xheneta i kundërpërgjigjet Zojës pas thumbimit në BBVK: “Ma mirë në lavanderi se në Galaxy”
- Rritja alarmante e çmimeve: Osmani kritikon qeverinë për dështimin ekonomik
- Afrim Qendro jep dorëheqjen nga detyra e kreut të IKMT



