Superylli Lionel Messi tha se Inter Miami po largohet me krenari nga Kupa e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara. Messi shkroi në llogarinë e tij në Instagram se skuadra e tij humbi ndaj kampionëve të Evropës, Paris Saint-Germain.“Për ne, Kupa e Botës për Klube përfundoi me një humbje ndaj fituesit aktual të Ligës së Kampionëve, ku ka lojtarë që i vlerësoj dhe ishte kënaqësi t’i shihja përsëri. Largohemi me krenari që arritëm qëllimin për të hyrë në 16 më të mirët e turneut”, shkroi argjentinasi.
Nga viti 2021 deri në vitin 2023, Messi luajti për PSG-në, me të cilën fitoi dy herë kampionatin francez dhe një herë Superkupën e vendit. Në total, argjentinasi luajti 75 ndeshje për parisienët, duke shënuar 32 gola dhe duke dhënë 35 asiste, por periudha e tij në Paris është padyshim e zbehtë në krahasim me të gjithë karrierën e tij.
Data 13.11.2026
Aktuale
- “Ma mirë në lavanderi se sa Galaxy”, Xheneta ia kthen Zojës pas thumbimit në BBVK
- Analiza/ Pse nuk na duhet një marrëveshje PS-PD!
- Nga e hëna do të punojë edhe ekspozitura e “ALTA Bankës” në Prilep
- Rama konfirmon: Samiti i NATO-s në vitin 2027 nuk do të mbahet në Tiranë
- Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!
- Zajkova: Ka miliona për lukse partiake dhe sondazhe, por jo për studentët dhe mbrojtjen e grave
- Rritet numri i të prekurve nga gripi sezonal në Maqedoni
- Dënohet me dy vjet burg ish-drejtori i TEC “Manastir”, e dëmtoi ndërmarrjen me 2.9 milionë euro



