Author: Hamdi Kumanova

Ka nderruar jete Xhelil Tairi, nje nga deputetet e pare shiptare ne Maqedoni, ne sistemin shumëpartiak. Lajmi eshte bere i ditur nga familja Tairi, e cila njoftoi se i ndjeri ia dorëzoi shpirtin Krijuesit në moshën 71-vjeçare. Xhelil Tairi ishte nje figure e rendesishme e jetes politike shaiptare në Maqedoni. Ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Maqedonisë në vitin 1991, në Parlamentin e parë pluralist, pas renies së sistemit njëpartiak. Në atë perberje parlamentare u zgjodhen 23 deputete shiptarë, dhe Tairi ishte pjese e ketij grupi historik që shënoi perfaqësimin e parë institucional të shqiptareve në Maqedoninë e…

Lexo më Shumë

Sot në mëngjes, policia ndaloi një “Skoda Octavia” në autostradën Gjevgjeli–Shkup dhe arrestoi dy shtetas turq, S.A.O. (35) dhe K.H. (32), të dyshuar për trafikim emigrantësh, përcjell TV21. Në automjet u gjetën katër emigrantë ilegalë nga Egjipti, të moshës 15–35 vjeç. “Sot (31.01.2026), punonjësit e policisë arrestuan shtetasit S.A.O. (35) dhe K.H. (32), të dy shtetas të Republikës së Turqisë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale të trafikimit të emigrantëve. Rreth orës 02:30, në autostradën Gjevgjeli–Shkup, punonjësit e Policisë nga Stacioni Policor për Kontrollin Kufitar dhe Mbikëqyrjen e Kufirit “Bogorodicë” ndaluan një automjet pasagjerësh “Shkoda Octavia”…

Lexo më Shumë

Më shumë se 200 kanë mbetur të vdekur këtë javë në një shembje në një minierë në Republikën Demokratike lindore të Kongos. Kështu tha për Reuters, Lumumba Kambere Muyisa, zëdhënës i guvernatorit të emëruar nga rebelët të provincës ku ndodhet miniera. Rubaya prodhon rreth 15% të koltanit në botë, i cili përpunohet në tantal, një metal rezistent ndaj nxehtësisë që është shumë i kërkuar nga prodhuesit e telefonave celularë, kompjuterëve, komponentëve hapësinorë dhe turbinave me gaz. Vendi, ku vendasit gërmojnë manualisht për disa dollarë në ditë, ka qenë nën kontrollin e grupit rebel AFC/M23 që nga viti…

Lexo më Shumë

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar mbrëmë pasi u kapën duke trafikuar lëndë narkotike në vend. Policia atyre iu gjeti në veturë mbi 9 kg substancë narkotike. Për kapjen e tyre ndihmoi edhe AKI-ja, tha policia në një komunikatë. “Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Njësia Ferizaj, në koordinim dhe bashkëpunim me AKI-në dhe të ndihmuar nga njësi policore të trafikut-autostradës, më 30 janar 2026, rreth orës 20:30, në autostradë segmenti Doganaj-Kaçanik, kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin se me atë veturë po kryhej trafikim…

Lexo më Shumë

Sot rreth orës 17:03, në lagjen Vizbeg të Shkupit ka ndodhur një aksident trafiku. Në kryqëzimin e bulevardit “Sllovenia” me rrugën “J. Magistrala”, një veturë e tipit “Opel”, me targa të Shkupit, ka goditur një këmbësor të mitur, raporton SHENJA. I mituri është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda trupore. Ai është mbajtur për trajtim në repartin e Kirurgjisë së Fëmijëve. Autoritetet policore kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar në një intervistë për RTK se në shpërthimin që ndodhi më 29 nëntor të vitit 2024 në kanalin “Ibër-Lepenc”, në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, kanë qenë të përfshirë pjesëtarë të inteligjencës ushtarake serbe (VBA). Sipas Hoxhës, njëri nga tre të arrestuarit është gjetur në posedim të dokumenteve që dëshmojnë për përkatësinë e tij në këtë shërbim. “Njëri nga personat e arrestuar për këtë rast është gjetur me një dokument që dëshmon se ai ka qenë pjesëtar i inteligjencës ushtarake të Serbisë”, tha Hoxha. …

Lexo më Shumë

Analisti Shenoll Muharremi e ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti në raport me energjinë elektrike. Ai ka bërë me dije se një qeveri që nuk ua siguron rrymën qytetarëve është jo vetëm jokompetente. Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se kjo qeveri jep vetëm këshilla për kursim. “Një qeveri që nuk ta siguron rrymën e nuk i zgjidh problemet thelbësore të shoqërisë dhe ekonomisë, e ndërkohë të mban ligjëratën, është jo vetëm jokompetente, por edhe e dëmshme për xhepin e familjeve dhe për të ardhmen socio-ekonomike të vendit. “Hiqni prej rrymës adapterat e joystick-ave”.…

Lexo më Shumë

Anëtarët e Shërbimit Shtetëror Kufitar të Ukrainës dhe Forcave të Mbrojtjes kanë shkatërruar një sistem lëshimi raketash të shumëfishta Tipi 63 të prodhuar në Kinë, i cili përdorej nga forcat ruse, në frontin jugor. Shërbimi Shtetëror Kufitar njoftoi se ekipet e dronëve gjetën dhe goditën një sistem të Tipit 63 që forcat ruse ishin përpjekur ta fshihnin. Goditja u pasua nga një shpërthim. Sipas të dhënave, ky është një sistem i prodhuar në Kinë. Ndryshe, së bashku me skepticizmin nëse Vladimir Putin ka rënë dakord të ndalojë së synuari infrastrukturën energjetike të Ukrainës për një javë,…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN në një postim në Facebook thanë se kur qytetarët shohin se një masë funksionon, nuk kanë nevojë t’i bindësh. REAGIMI I PLOTË VLEN: Nga fjalët te puna, Plani Operativ 2025 po jep rezultate Kur qytetarët shohin se një masë funksionon, nuk kanë nevojë t’i bindësh. Aplikojnë. Marrin guxim. Nisin diçka të tyren. Pikërisht këtu e ka peshën Plani Operativ për Punësim 2025 dhe pikërisht për këtë është një nga asetet më të rëndësishme të VLEN-it. Me Besar Durmishin në krye të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, ky plan po e orienton mbështetjen aty ku prodhon më shumë ndryshim.…

Lexo më Shumë

Policia bën të ditur se një veturë është shkrumbuar plotësisht ndërsa një tjetër është dëmtuar krah saj pas zjarrit që shpërtheu në rrugën “Brigada maqedono-kosovare”, respektivisht në udhëkryqin mes kësaj rruge, Bulevardit “Nikolla Karev” dhe rrugës “Slavej Planina” në Shkup, përcjell TV21. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se fatmirësisht, nga zjarri nuk ka të lënduar. “Sot (30.01.2026) në orën 11:40 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Nikolla Karev” në Shkup ka shpërthyer një zjarr në automjetin “Renault Clio” në lëvizje, i drejtuar nga A.G. (47) nga Shkupi. Automjeti u shkatërrua plotësisht nga zjarri, ndërsa flakët kapluan…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski sot përsëriti se Qeveria do të mbështesë dhe zbatojë marrëveshje për pagë më të lartë midis punëtorëve dhe punëdhënësve, duke theksuar se duhet të veprohet sipas ligjit në lidhje me pagën minimale. “Ne ofruam rritjen e pagave të punonjësve administrativë me rreth 40 përqind, LSM e refuzoi rritjen. Dhe në fushën e pagës minimale, sipas ligjit, duhet të veprojmë sipas ligjit. Do të ketë rritje dhe nivelim. Në momentin e parë kur punëtorët dhe punëdhënësit arrijnë marrëveshje, ne si parti do ta mbështesim dhe zbatojmë atë”, shkroi Mickoski në një postim në Facebook, duke ndarë fjalimin e…

Lexo më Shumë