Qeveria në mbledhjen e sotme do të propozojë emrin e kryeprokurorit apo kryeprokurores së re, përcjell TV21. Këtë e njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski gjatë konferencës së sotme për shtyp. “Sot do të kemi mbledhje qeveritare, dhe publiku do të dijë se cili do të jetë emri i prokurorit ose prokurores së ardhshëm, dhe do të dërgohet në Parlament”, tha Mickoski. Ndryshe, anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë, dhanë mendim pozitiv për katër kandidatë, prokuroren Lençe Ristoska, për ushtruesen aktuale të detyrës së Prokurores Shtetërore Publike, Anita Topolova-Isajllovska, më pas për prokuroren Lidija Raiçeviq dhe për gjyqtarin Nenad Saveski. Qeveria do…
Author: Hamdi Kumanova
Elementi më i rëndësishëm në reformën e administratës publike është kapitali njerëzor, i cili nuk është vetëm një burim, por një kujtesë institucionale dhe fytyra e shtetit para qytetarëve, investimi në njohuri nuk duhet parë si kosto, por si investim kapital, i cili do t’i përforcojë institucionet, do ta përmirësojë shërbimin ndaj qytetarëve dhe do të kontribuojë në procesin eurointegrues të vendit, u theksua sot në hapjen e ngjarjes së Grupit tematik për menaxhim me burimet njerëzore dhe zhvillimin profesional (HRMPD), të quajtur “Ndërtimi i kapaciteteve të institucioneve për trajnim të nëpunësve publik”, i organizuar nga Ministria e Administratës Publike,…
Situata me furnizimin dhe çmimet e derivateve të naftës në vend ka nxjerrë në pah, sipas Bashkimit Demokratik për Integrim, dështimin e qeverisë për të menaxhuar një krizë që ishte paralajmëruar prej javësh. Kështu deklaroi Albanë Mustafa nga BDI-Dega e Çairit në një konferencë për media, duke theksuar se qytetarët po përballen me pasiguri dhe rritje të menjëhershme të çmimeve. Sipas saj, nga mesnata e mbrëmshme çmimi i derivateve është rritur për 15 denarë për litër, një rritje që, siç tha ajo, përbën goditje të re për ekonomitë familjare dhe për bizneset në një kohë kur standardi jetësor tashmë është…
Më 09.03.2026, rreth orës 09:00, zyrtarët policorë nga SPB Shtip në një objekt ushqimi në rrugën “Sutjeska” në Shtip e privuan nga liria B.H.J. (46) nga Shtipi, transmeton Portalb.mk. Rreth orës 08:00, para hyrjes së një shkolle të mesme në zonën e Shtipit, ai ia mori M.A. nga Shtipi një automjet zyrtar Peugeot me targa të Shtipit, pasi e ndaloi duke u paraqitur si zyrtar policie dhe duke kryer kontroll të rremë të automjetit, pas së cilës u nis drejt vendbanimit Novo Sellë. Duke vepruar kështu, B.H.J. shkaktoi aksident trafiku duke goditur një automjet të parkuar në rrugën “Marshall Tito”,…
MPB datë 09.03.2026, në ora 19:57, në SPB Tetovë, një 21-vjeçar nga rrethina e Gostivarit ka denoncuar se në shtëpinë familjare, babai i tij G.A. është sjellë në mënyrë agresive, ka thyer sende, ka kërkuar para nga anëtarët e familjes dhe u ka drejtuar kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Nga 17 marsi Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia do të lidhen me fluturim të ri të drejtpërdrejt ndërmjet Ohrit dhe Bratislavës. “Hapja e linjës së drejtpërdrejt ajrore është edhe një hap para drejt fuqizimit të kontakteve ndërmjet dy shteteve tona, para së gjithash në turizëm dhe në biznes. Besojmë se kjo do të kontribuojë për fuqizim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Sllovakisë dhe Maqedonisë së Veriut”, theksohet në publikimin në Fejsbuk të Ambasadës së Sllovakisë në vend. Nga Ambasada theksojnë se linja e re ajrore e drejtpërdrejtë hap mundësi të reja për turistët nga Maqedonia të cilët…
Rusia është e gatshme të rifillojë furnizimin me naftë dhe gaz për vendet evropiane, nëse ekziston interes për një bashkëpunim afatgjatë dhe të qëndrueshëm, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi kushtuar gjendjes së tregut të energjisë. Ai theksoi se Moska ka qenë gjithmonë një furnizues i besueshëm dhe se asnjëherë nuk ka refuzuar bashkëpunimin me partnerët evropianë. “Nëse kompanitë dhe blerësit evropianë vendosin t’i drejtohen një bashkëpunimi afatgjatë dhe të qëndrueshëm, pa presione politike, ne jemi të gatshëm. Ne kurrë nuk kemi refuzuar bashkëpunimin me evropianët,” tha Putin. Nga ana tjetër, presidenti rus bëri të ditur se qeveria…
Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska mori pjesë dhe iu drejtua panelit ministror në ngjarjen e nivelit të lartë “Electricity, Digital and Regional Interconnektivity in South East Europe”, e cila u zhvillua në Selanik të Greqisë, ku zyrtarisht u lançua projekt e ri i OECD-së për promovimin e lidhjes elektroenergjetike, digjitalizimin dhe bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore. Ngjarja mblodhi së bashku ministra dhe përfaqësues të lartë nga vendet e rajonit, si dhe përfaqësues të OECD dhe institucioneve evropiane, me qëllim përcaktimin e prioriteteve për modernizimin e infrastrukturës elektroenergjetike, integrimin më të mirë rajonal të tregjeve të energjisë…
MPB Maqedoni njofton se dje (09.03.2026) në orën 21:25 në fshatin Bogorodicë, rrethina e Gjevgjelisë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Gjevgjeli e privuan nga liria I.D. (43) nga Gjevgjelia. “Më parë, rreth orës 21:00 në fsh. Bogorodicë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë i kanë dhënë shenjë për ndalim një automjeti udhëtarësh “Alfa Romeo” me targa të Vallandovës, të cilin e drejtonte, por ai nuk ka ndaluar automjetin dhe menjëherë më pas ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjet në një monument në qendër të fshatit. Në këtë rast, ai ka pësuar lëndime…
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Skenderaj. I dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në kërkim policor. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes palëve dhe u iniciua si “Vrasje në tentativë”. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, u gjet një armë gjuetie dhe 15 fishekë. “Skenderaj 09.03.2026, 21:03. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me…
Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media thotë se “disa ditë më parë, në Kuvendin e Maqedonisë, kur u pyet nga kryetari i LSDM-së, Filipce, për lidhjen e tij me Dushan Adamoviq-in, kryeministri Hristijan Mickoski ai tha se pas qëndronte pas emërimit të tij si konsull në Serbi, qëndron ambasadori i RMV-së”. Nga LSDM thonë se Mickoski gënjeu. “Me ligj, vendimi për emërimin e një konsulli nderi merret nga Qeveria, në seancë. Mickoski qëndron pas emërimit të Adamoviqit. Një foto e përbashkët e Hristijan Mickoskit, Dushan Adamoviqit dhe kryetarit të SNS-së, partisë simotër të VMRO-së, Milosh Vuçeviç në…
Qeveria e Hungarisë ka ndaluar eksportin e naftës bruto, naftës dhe benzinës 95-oktane, ndërsa planifikon të çlirojë rezervat shtetërore të karburantit. Kryeministri Viktor Orban njoftoi çmime të kufizuara të karburantit për të mbrojtur konsumatorët dhe bizneset nga rritja e çmimeve të naftës. Çmimet e kufizuara do të jenë në dispozicion për automjetet e regjistruara në Hungari. Vendimi erdhi pasi Ministri i Ekonomisë Marton Nagy zbuloi planet për të liruar rezervat shtetërore të karburantit për 45 ditë. Njoftimet e mëparshme nga Orban nxorën në pah angazhimin e administratës për të kufizuar çmimet e karburantit. Çmimet e kufizuara do të jenë të…

