Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska mori pjesë dhe iu drejtua panelit ministror në ngjarjen e nivelit të lartë “Electricity, Digital and Regional Interconnektivity in South East Europe”, e cila u zhvillua në Selanik të Greqisë, ku zyrtarisht u lançua projekt e ri i OECD-së për promovimin e lidhjes elektroenergjetike, digjitalizimin dhe bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore.
Ngjarja mblodhi së bashku ministra dhe përfaqësues të lartë nga vendet e rajonit, si dhe përfaqësues të OECD dhe institucioneve evropiane, me qëllim përcaktimin e prioriteteve për modernizimin e infrastrukturës elektroenergjetike, integrimin më të mirë rajonal të tregjeve të energjisë elektrike dhe përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër dhe digjital.
Në fjalimin e saj, ministrja Bozhinovska theksoi se për vendet e rajonit, interkoneksionet energjetike dhe rrjetet moderne të energjisë nuk janë vetëm pjesë e tranzicionit të gjelbër, por janë kyçe për sigurinë energjetike, konkurrencën ekonomike dhe integrimin e tregut energjetik evropian.
“Për vendet e Ballkanit Perëndimor, interkoneksionet elektroenergjetike dhe rrjetet e mençura janë thelbësore – ato sigurojnë stabilitet të sistemeve, shkëmbim më të madh të energjisë elektrike dhe kushte për integrim më të madh të burimeve të ripërtrishme”, theksoi Bozhinovska.
Ministrja theksoi se Maqedonia e Veriut po punon në mënyrë aktive në disa projekte kyçe për ndërlidhjen rajonale të sistemeve elektroenergjetike. Ndër to është interkoneksioni Manastir-Elbasan me Shqipërinë, për të cilën aktivitetet ndërtimore në anën maqedonase pritet të fillojnë në mars, me një afat realizimi prej rreth 30 muajsh.
Njëkohësisht, vendi po punon në mënyrë aktive për forcimin e korridorit elektroenergjetik lindje-perëndim në Ballkanin Perëndimor, i cili do të lidhë sistemin e Maqedonisë së Veriut me Kosovën dhe do të lejojë përmirësimin e kapacitetit të transmetimit dhe stabilitetin më të madh të sistemit elektroenergjetik rajonal.
Bozhinovska gjithashtu theksoi se po punohet për përmirësimin e interkoneksionit ekzistues Manastir-Meliti me Greqinë, për të cilën tashmë është ofruar mbështetje teknike nga Western Balkans Investment Framework,, si dhe interkonektorin e ri Strumicë-Sandanski me Bullgarinë, e cila është pjesë e infrastrukturës më të gjerë rajonale për lidhjen elektroenergjetike.
Data 01.11.2026
Aktuale
- Monika Lubonja reagon edhe njëherë pas publikimit të PAMJEVE me Adi Hilën – kësaj radhe paska goditur rëndë
- Pronari i “Sante Plus”, Bilal Kara, reagon pas raportimeve për arrestim: Jam i lirë, mos publikoni spekulime
- Beqiri i del përballë Dimitrievskit: Nëse të pengon gjuha shqipe, largohu nga Qeveria!
- 18 vite në burg, Agim Ismaili kërkon drejtësi
- Ballë për ballë dhe me fytyrat afër – ndodh debati i parë i ashpër në Big Brother, a do të ketë eliminim?
- Izraeli vazhdon shkeljet e armëpushimit në Gaza, vriten dy palestinezë
- Pse Albulena Haxhiu e mbështet vazhdimin e Kurtit si kryetar të Vetëvendosjes
- Përleshje mes tifozëve të Rabotniçkit dhe MZT Shkupit para ndeshjes, ka të lënduar







