Agjencia e inteligjencës ushtarake ruse (GRU) ka mbikëqyrur rekrutimin e të burgosurve në njësitë luftuese, të njohura si “Storm Z”. GRU-ja po ashtu ka financuar këto njësi dhe ka mbledhur informacione për viktimat, raporton Systema e Radios Evropa e Lirë në dokumentarin e fundit hulumtues të titulluar: “Kasaphana e Fantazmave: Si luftojnë të burgosur rusë në Ukrainë”. Projekti për të rekrutuar të burgosur për luftën në Ukrainë nisi verën e vitit 2022 – pikërisht atëherë kur organizata private mercenare, Wagner, nisi rekrutimin e të burgosurve në radhët e saj. Por, deri në shkurt të vitit 2023, Ministria ruse e Mbrojtjes…
Author: Hamdi Kumanova
Universal Investment Bank AD Shkup (UNIBank) mbylli tremujorin e parë të vitit 2025 me rezultate financiare pozitive, duke konfirmuar trendin e qëndrueshëm të rritjes dhe realizimin e suksesshëm të aktiviteteve të planifikuara bankare. Në periudhën janar-mars 2025, banka arriti të hyrat totale prej 595 milionë denarësh, që përfaqëson një rritje prej 3.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Fitimi neto i bankës për këtë tremujor arriti në 145 milionë denarë, ku të hyrat nga interesi mbeten burimi më i rëndësishëm, duke përbërë 65.6% të strukturës së të hyrave. Të hyrat nga interesi u rritën me 3% krahasuar…
Në SPB Shkup, një grua 25-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se më 27.04.2025 rreth orës 10 në shtëpi në zonën e Shuto Orizarës, partneri i saj jashtëmartesor О.О.(38) nga Shkupi, e ka sulmuar fizikisht atë dhe djalin e tyre të mitur, ndërsa po ashtu ka dëmtuar edhe një pjesë të orendive. Me të ishte bërë një bisedë zyrtare në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.TS
Deri në fund të kësaj jave pritet që të realizohet takimi Mickoski- Taravari. Në këtë takim, do të dihet nëse Taravari dhe partia e tij do të vazhdojnë të jenë pjesë e Qeverisë, apo do të kalojnë në opozitë. Takimin e konfirmoi edhe vet Taravari, i cili para mediave tha se janë në komunikim me kryeministrin dhe do të takohen. “Deri tash vendimi ynë është vetëm një, se në listat për këshilltarë Aleanca për Shqiptarët del e vetme, për kandidat për kryetarë komunash kemi thënë se jemi të hapur para se gjithash me VLEN-in nëse kanë disponim, nëse s’kanë disponim…
Është ulur ndjeshëm interesimi për vaksinim kundër fruthit dhe kollës së keqe. Institucionet shëndetësore ngrenë alarmin për paraqitje të epidemisë. Më së shumti prindërit refuzojnë t’i vaksinojnë fëmijët me vaksinën MPR që është kundër fruthit. Sipas koordinatores për imunizim Aleksandra Grozdanova imunizimi kolektiv arrihet me mbi 90 për qind të të vaksinuarve, ndërsa tek ne shifrat janë nën nivelin e duhur. Për këtë thotë se kanë ndikuar dezinformatat dhe rrjetet sociale. “ Kemi disa komuna të Shkupit, komuna Qendër, Karposh dhe Aerodrom që mbulimi me këtë vaksinë me të vërtet është shumë i ulët nën 60-70 për qind, dhe ajo…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, në intervistën e fundit në TV Kanal5, ka folur rreth rejtingut të ASH-së dhe partive të tjera në opinion. Ai tha se ASH-ja, sipas anketave të brendshme të partisë del partia më e madhe brenda VLEN-it. “Në tre anketat e ekzekutuara ASH-ja është partia më e madhe brenda koalicionit. Mirë është që ASH-ja, përkundër partive të tjera në VLEN, ka strukturë të mirë dhe të organizuar nga Likova deri në Strugë. Atje ku kërkohet vota shqiptare”, u shpreh Taravari. Sa u përket vulave, Taravari, tha se partinë nuk e bëjnë vulat, pasi…
Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë (OKM) propozon krijimin e hallke për krahasimin e çmimeve të produkteve që si obligim në përputhje me ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve, tregtarët me pakicë janë të obliguar ta publikojnë në ueb faqet e tyre. Nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, megjithatë, thonë se do të duhet një muaj nga zbatimi i detyrimit për të parë rezultatet, por nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë një ueb faqe të përgjithshme ku në të cilën qytetarët mund të kontrollojnë çmimet e produkteve. “Në domenin e publikimeve të çmimeve në ueb faqet e marketeve, Organizata…
Nga përpara ndërtesës së Prokurorisë Publike, familjet e të vrarëve në Koçani u kërkuan prokurorëve të largoheshin nga ndërtesa dhe të mos manipulonin disa nga prindërit për të ndotur marshin. “Erdhëm me shpirt e me zemër. Ne nuk jemi të armatosur. Mos kini frikë. Na vrave të gjithëve, por ne do të të kapim. Po shpenzon 400 mijë euro për sondazhe vlerësimi një ditë para funeralit të fëmijëve të tu. Të gjithë duhet të japin dorëheqjen dhe të largohen nga institucionet e uzurpuara”, tha Vladimir Apostollov nga Koçani. “Z. (Ljupço) Kocevski, kush do ta arrestojë atë? Para tij ishin…
Në paraburgim është A.A. (72) nga Kërçova për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “përdhunimi i një fëmije që nuk ka mbushur 15 vjeç”. Policia e Kërçovës ka dorëzuar një kallëzim penal kundër tij dhe i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë. I pandehuri, gjatë periudhës nga nëntori i vitit 2024 deri në prill të vitit 2025, në banesën e tij në Kërçovë dhe në vende të tjera, ka kryer veprime të tjera seksuale ndaj një të mitur nga Kërçova. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, A.A. është privuar nga liria, dhe pas një ekzaminimi mjekësor të…
Gjatë ditës së djeshme (28 prill), është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe shoferëve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit, u zbuluan dhe u sanksionuan gjithsej 50 shoferë (TE-35 dhe GV-15) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 27 (TE-18 dhe GV-9) u morrën me një automjet special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 130 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE-87 dhe GV-43). Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë u bën apel pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve të rrugës, përkatësisht ta…
Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot mori pjesë në Samitin e 9-të Energjetik të Ballkanit që po mbahet në Athinë, nën patronazhin e Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrisë së Energjisë së Hungarisë dhe Komisionit rregullator të energjisë të Maqedonisë së Veriut. Bozhinovska ishte pjesë e hapjes së samitit dhe një paneli ministror kushtuar forcimit të bashkëpunimit strategjik energjetik në Ballkan, së bashku me ministrat dhe rregullatorët nga i gjithë rajoni. Diskutimi u fokusua në sigurinë rajonale të energjisë, tranzicionin e përshpejtuar drejt burimeve të pastra të energjisë dhe përgjigjen e përbashkët ndaj sfidave globale. “Bashkëpunimi rajonal…
Me datë 28.04.2025 në orën 09:50 në rrugën “Tomo Çerepnallkovski” në Gostivar, zyrtarët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arestuar 62-vjeçaren M.A. nga Gostivari, e cila është raportuar nga i afërmi i saj F.A. (48) nga Gostivari, me të cilin jetojnë në një shtëpi të përbashkët, se rreth orës 09:00 ajo është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe e ka sulmuar me një objekt prej druri. Ajo është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, do të përgatitet një parashtresë përkatëse.

