Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit do të ndodhë, megjithatë pa dhënë një datë të saktë për këtë proces. Deklaratën, Kurti, e dha në një prononcim për mediat lokale gjatë vizitës së tij në Istog, ku mori pjesë në vendosjen e gurthemelit për projektin e banimit të përballueshëm dhe social. Kurti theksoi se pas konstituimit të Kuvendit do të vijë edhe formimi i Qeverisë. “Fillimisht Kuvendi, pastaj Qeveria”, tha ai gjatë fjalës së tij. Në këtë ngjarje morën pjesë gjithashtu ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, si dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në TVM ka folur për raportet e tij me Ali Ahmetin dhe liderët tjerë brenda Frontit, ku ka shtuar se nuk i pengon takimi i Ahmetit me Taravarin pasi ai nuk është brenda Frontit për të ruajtur pozicione por se këtë e ka sqaruar që në fillim dhe raportet “hë për hë” janë korekte, shkruan Top24 “Kemi kontakte të rregullta sa her lindë nevoja për të diskutuar për diçka politike. Hë për hë, raportet janë korekte solide, nuk kemi pas edhe me partnerët tjerë të koalicioni ndonjë problem dhe vlerësoj se hë për…
SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër M.D.D. (39) nga Ohri, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer një vepër të vazhduar penale “nxitje”, e dënueshme sipas nenit 23 të Kodit Penal, në lidhje me veprën penale “fajde”, e dënueshme sipas nenit 260 të Kodit Penal, si dhe kundër L.D. (35) nga Ohri, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të vazhduar penale “ndihmë”, sipas nenit 24 të Kodit Penal, gjithashtu në lidhje me veprën penale “fajde”. E dyshuara M.D.D., gjatë periudhës kohore nga viti 2020 deri në 2024, me qëllim ka nxitur dhe ka marrë përfitim…
Drejtoria pe Policisë Financiare ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Strugë kundër dy personave fizikë dhe një subjekti juridik për dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale Shmangie tatimi sipas nenit 279 të Kodit Penal. I kallëzuari i parë, SH. U., në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të subjektit juridik “Shoqëri për prodhim, tregti dhe shërbime INTERLA import-eksport DOOEL, f. Labunishtë – Strugë”, në periudhën nga 07.10.2010 deri më 10.02.2023, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete dhe për kompaninë INTERLA, gjatë vitit 2021 ka përdorur fatura hyrëse me përmbajtje të pavërtetë për kinse blerje…
Në fjalimin që mbajti në Michigan, Trump i cilësoi si të rreme sondazhet që tregojnë rënien e popullaritetit të tij. Më pas mbrojti edhe Elon Muskun. “Jemi këtu për të festuar 100 ditët e para më të suksesshme të çdo administrate. Dhe ky është vetëm fillimi, nuk keni parë asgjë ende.” Kështu mendon Donald Trump për veten e tij, dhe në fakt kështu e nisi tubimin e mbrëmshëm në Michigan, me të cilin shënoi fazën e parë të mandatit të tij të dytë. Në të vërtetë, një sondazh i ABC-së tregon se popullariteti i tij ka rënë në 39…
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Rasti ka ndodhur të martën, në ora 21:00. “Gjakovë/29.04.2025-21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se kanë vënë baste në rrjete sociale. Gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin”, thuhet në raport. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
Në një zjarr që shpërtheu dje në një restorant në Kinën verilindore, humbën jetën 22 persona, raportoi agjencia e lajmeve Xinhua, pa dhënë detaje për shkakun e zjarrit. Ky është rasti më i fundit në një varg incidentesh vdekjeprurëse në vend gjatë viteve të fundit, raportoi Reuters. Presidenti Xi Jinping e ka quajtur këtë ngjarje një “mësim thellësisht tronditës”, duke bërë thirrje për ndihmë të menjëhershme për të plagosurit dhe hetime të plota për të identifikuar shkaqet dhe përgjegjësit. Zjarri ka shpërthyer në një restorant që ndodhej në një zonë banimi të qytetit Liaoyang në provincën Liaoning, sipas televizionit…
“Grupi parlamentar i LSDM-së po përgatit një ligj të veçantë që do të ofrojë mbështetje konkrete dhe të drejtpërdrejtë për familjet e prekura nga tragjedia në Koçan. Ligji, i cili do t’i paraqitet Parlamentit javën e ardhshme, është modeluar sipas praktikave nga disa vende anembanë botës që kanë reaguar me masa të ngjashme pas aksidenteve të mëdha”, njoftoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Në një intervistë për Alsat, Filipçe tha se ligji parashikon ndihmë financiare dhe institucionale për familjet e viktimave, si dhe mbështetje shtesë për ata që kanë anëtarë të lënduar. Qëllimi është të ndihmohen familjet që të kapërcejnë…
Komisioni kuvendor për Çështje Ekonomike, Punës dhe Politikës së Energjisë sot do të mbajë seancë, në rendin e ditës të së cilës është Propozim ligji për angazhim me punë të personave, në lexim të dytë, i paraqitur nga një grup deputetësh. Për propozim-ligjin janë paraqitur gjithsej 24 amandamente.
I dënuari me burgim të përjetshëm në rastin gjyqësor “Alfa”, Agim Islami ka njoftuar se Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e tij për përsëritje të gjykimit të rastit gjyqësor. Në bazë të dokumenteve të publikuara nga Islami, mësohet se Gjykata e Apelit ka sjell vendim që ta refuzojë kërkesën e avokates së Islamit, mes tjerash, për arsye sepse “nuk ka dëshmi të reja”. Megjithatë, Islami premton se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi, për siç thotë, që të dëshmojë “pafajësinë e tij”. “Beteja për drejtësi dhe liri vazhdon. Mos mendoni se do të dorëzohem ndonjëherë”, shkroi mes tjerash…
Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, drejtori i Drejtorisë së burgjeve, Aleksandar Pandov ka treguar se shtëpia e tij në Oreshan të Zelenikovës është djegur plotësisht. Kjo është taksa për luftën tonë për sundimin e ligjit pa llogaritje? Ky është çmimi për goditjen ndaj mafies! Shtëpia ime u dogj dhe kam arsye të dyshoj se ishte një sulm i qëllimshëm nga kriminelët! Ata nuk do të na ndalojnë dhe nuk do të na dekurajojnë. Askush nuk është mbi ligjin! Nuk ka kthim pas kur lufton për drejtësi. Dhe kur shkon kundër krimit, ai mbrohet me dhunë. Por kjo…
Kërçova, qyteti që për më shumë se dy dekada u harrua nga pushtetet e kaluara, sot po kthehet në hartën e investimeve serioze falë përkushtimit të koalicionit VLEN. Projekti madhor për ndërtimin e sistemit të kolektorit dhe impiantit modern për trajtimin e ujërave të zeza me vlerë mbi 1 miliard denarë nga buxheti i shtetit, tashmë ka nisur të realizohet. Ky projekt përfaqëson një hap të madh përpara në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Kërçovës, duke mbrojtur shëndetin publik dhe mjedisin. Por jo vetëm kaq, pas 22 vitesh premtime dhe manipulime politike nga BDI-ja, më në fund…

