Author: Hamdi Kumanova

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Nga atje thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të rritur. “Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuat. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rëshqitje të dheut./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Izet Mexhiti, në një intervistë për Telegraf Maqedoni ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe lëvizjen e Arben Taravarit drejt bashkëpunimit me BDI-në. Ai ka theksuar se anëtarësia e Aleancës për Shqiptarët ka qëndruar vertikalisht dhe me dinjitet për vite me radhë, pavarësisht vështirësive dhe diskriminimit. “Anëtarësia e Aleancës për shqiptarët është një anëtarësi që ka qëndruar vertikalisht 10 vite, 15 vite, 20 vite, nuk i është përkul BDI-së, edhe kur s’kanë mund të punësohen, edhe kur iu është bërë diskriminim,” deklaroi Mexhiti. Ai shtoi se nuk është e lehtë për këtë anëtarësi ta pranojë…

Lexo më Shumë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar akreditimin e rrejshëm të Medresesë “Isa Beu” është goditje ndaj të gjithë atyre që janë mashtruar nga premtimet boshe të BDI-së dhe heshtjes bashkëpunuese të BFI-së, akuzojnë sot nga VLEN. Nga atje thonë se ky është dështim personal i Ali Ahmetit dhe i klikës së tij, që gjithmonë kanë luajtur me ndjenjat fetare të shqiptarëve, vetëm për interesa të ngushta politike. “Sot doli e vërteta në shesh se medreseja nuk është akredituar kurrë në mënyrë të ligjshme dhe se BDI vetëm e përdori nëpër fushata, siç përdor çdo simbol, çdo ndjenjë, çdo nevojë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Shoqatës së gjyqtarëve, Aleksandar Kambovski pas konferencë gjyqësore “Forcimi i pavarësisë gjyqësore dhe përgjegjësi përmes efikasitetit më të madh të procedurave”, organizuar me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, tha se dorëheqjet nga gjykatësit dhe prokurorët nuk do të sjellin reforma në gjyqësor. Ai tha se reformat bëhen përmes ndryshimeve ligjore. “Dorëheqjet nuk janë reformë. Këshilli Gjyqësor tani është ndryshuar plotësisht. Kështu e parashikonte Gjykata Kushtetuese Këshillin Gjyqësor, në mënyrë që të mos kishim të gjithë të njëjtët anëtarë. Nëse duam reformë, atëherë kjo bëhet duke ndryshuar ligjin, duke zvogëluar mandatin, dhe vetëm me ndryshime personeli nuk…

Lexo më Shumë

Bekim Qoku do të jetë koordinator i Grupit Parlamentar të koalicionit VLEN. Lajmin për TV21 e konfirmoi vetë deputeti Qoku, i cili tha se shumë shpejt për këtë do ta informojnë edhe kryeparlamentarin Afrim Gashi. Deri më tani shef i Grupit Parlamentar të VLEN-it ishte deputeti i Halil Snopçe nga ASH-ja e Taravarit, por pas ndarjes së ASH-së nga koalicioni VLEN, Snopçe do të zëvendësohet me Qokun. Kujtojmë se Bekim Qoku u zgjodh deputet në zonën numër 6 brenda koalicionit VLEN si anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje.

Lexo më Shumë

Sot, në ambientet e Komunës së Çairit u mbajt konferenca për shtyp, ku u prezantua programi i projekteve infrastrukturore të planifikuara për vitin 2025, të cilat janë pjesë e mbështetjes financiare të ndarë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për njësitë e vetëqeverisjes lokale. Gjatë konferencës, përfaqësuesit e Komunës, të kryesuar nga Kryetari i Komunës së Çairit dhe ekipi i tij, prezantuan në mënyrë të strukturuar dhe të detajuar investimet strategjike që synojnë zhvillimin urban, përmirësimin e infrastrukturës publike dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët. U bë e ditur se vlera e përgjithshme e projekteve infrastrukturore…

Lexo më Shumë

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, njoftojnë se nesër (01.05.2025) për shkak të protestës do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit. Protesta do të filloj para ndërtesës të LSM-së në rrugën “Mirçe Acev” me pas do të lëvizin në rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë, në rrugën “11 tetori”, në rrugën “Dimitrie Çupovski”, në rrugën Vasil Gllavinov”, Bulevardi “VMRO”, Bulevardi “Ilinden”, deri para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. SPB-Shkup apelon të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që të respektojnë urdhërat që do të jepen nga nëpunësit policor

Lexo më Shumë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, mori pjesë në mbledhjen e gjashtëmbëdhjetë plenare të Grupit Punues Sektorial në fushat e arsimit, punësimit dhe politikës sociale në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në fjalën e tij para të pranishmëve nga institucionet, sektori ndërkombëtar dhe civil, ministri Limani iu referua angazhimeve dhe politikave të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, e cila synon krijimin e politikave dhe masave specifike për rigjallërimin demografik të vendit përmes mbështetjes për familjet, investimeve në arsimin parashkollor dhe përmirësimit të kushteve të jetesës. “Në vitin 2025 kemi vazhduar të përforcojmë…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, thotë se janë të gatshëm për zgjedhje. Sipas liderit opozitar, momentalisht nuk kanë koalicion zyrtar me asnjë prej partive shqiptare, ndërsa janë të hapur me të gjithë të cilët janë afër sipas vlerave. “Ne jemi absolutisht të përgatitur për çfarëdolloj zgjedhjesh që të ketë në vjeshtë, qoftë vetëm lokale apo bashkë me parlamentare. Partia është në kondicion gjithnjë më të mirë. Me cilat nga partitë shqiptare sot LSDM qëndron më afër dhe më cilën ndoshta shpresoni për bashkëpunim për zgjedhjet lokale. Kishit partner një kohë BDI-në? Po, por megjithatë ai koalicion me BDI-në la pasoja…

Lexo më Shumë

“Protesta është mënyrë për të shprehur pakënaqësinë me nivelin e pagave të punëtorëve në Maqedoni, të cilat janë më të ulëtat në rajon, për të mos përmendur rajonin më të gjerë. LSM u bën thirrje të gjithë atyre që mendojnë mirë për punëtorin të na bashkohen në protestën nesër”, tha Slobodan Trendafilov, në lidhje me protestën e nesërme të 1 Majit të organizuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. “Në protestën e nesërme nuk do të shpërndahen sanduiçe”, theksoi kryetari i LSM-së. Trendafilov shpreh keqardhje që disa nga shoqatat e tjera sindikale po shkaktojnë dëm dhe tha se “kur sindikalistët…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës ka përfunduar dokumentacionin për dëmshpërblimet e vitit të kaluar. Nga reshjet e shiut dhe breshrit pësuan shumë toka bujqësore, por edhe shtëpi e dyqane. Pas kthimit të dosjes nga komisioni i shkallës së dytë për dëmshpërblimin e bujqve dhe banorëve që pësuan dëme nëpër objekte dhe dyqane, dokumentacioni i kompletuar u miratua nga këshilli i komunës së Tetovës, me qëllim që javën e ardhshme t’i dërgohet qeverisë. Dëmet e vlerësuara deri më tani nga komisioni komunal, rezultojnë mbi 60 milion denarë. “Kemi vlerësuar dëmet në dy kategori. Dëmet në amvisëri janë në vlerë prej 7.33 300 denarë,…

Lexo më Shumë

Deputeti Halil Snopçe vlerëson se zgjedhjet e parakohshme do të bëhën të pashmangshme nëse Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit del nga Qeveria. Në emisionin “Dialog te Lajmi”, Snopçe tha se vetëm me nëntë deputetë shqiptarë nuk mund të funksionojë mazhoranca. “Pa shqiptarët nuk ka qeveri. Nëse ne dalim në opozitë, si mendoni të të funksionojë qeveria, nëse nuk ka prurje të reja prej shqiptarëve. Me 9 deputetë nuk mund të funksionojë qeveria duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme, pavarësisht çfarë them unë apo dikush tjetër. Nëse Aleanca për Shqiptarët del nga Qeveria nuk ka mundesi pa shku në…

Lexo më Shumë