Author: Hamdi Kumanova

Sektori për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Kumanovë kundër S.SH., i punësuar në Njësinë Policore në Mateç pranë SPB Kumanovë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vjedhje e energjisë elektrike, energjisë termike ose gazit natyror” sipas nenit 235-a paragrafi 1 i Kodit Penal. Konkretisht, në periudhën nga 01.03.2024 deri më 09.01.2025, S.SH., me qëllim që të përfitojë dobi pasurore të kundërligjshme për vete, pa pëlqimin e Elektrodistibucionit SHA Shkup – KEÇ Kumanovë, kishte kryer lidhje të paligjshme…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër D.K.(66) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „rrezikimi i sigurisë“ dhe „përgjimi“. Më 18.12.2024 i denoncuari e ka sulmuar fizikisht partneren e mëparshme dhe më pas i është lajmëruar vazhdimisht përmes thirrjeve telefonike dhe ka kërkuar që ta tërheqë kallëzimin që e ka parashtruar ndaj tij, ndërsa në rrjetet sociale ka publikuar fotografi të saja.TS

Lexo më Shumë

Gjatë vizitës së djeshme në Kosovë dhe në takim me Presidenten Vjosa Osmani, kryetari i BDI-së paska shprehur “shqetësimin e thellë për përkeqësimin e situatës politike dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut”, për njëfarë“ boshti hibrid politik-oligarkik me bazë supremaciste etnike dhe me një përfaqësim të inxhinieruar politik të shqiptarëve”, dhe për “zhbërjen e shtyllave të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.” VLEN e dënon publikisht këtë retorikë luftarake dhe nxitëse, sidomos kur ajo vjen nga një strukturë politike e cila ka qenë në qeveri nga viti 2002 deri në vitin 2024! Në stilin e diktatorëve komunistë nga të cilët edhe sot…

Lexo më Shumë

Të nderuar përfaqësues të mediave, Banka Botërore e ka rishikuar projeksionin e saj për rritjen e ekonomisë maqedonase për vitin 2025, nga 3,0% në 2,6%. Rishikimi në ulje vazhdon edhe për vitin 2026, me një rritje të pritshme të BPV-së prej 2,7%, në vend të 3,2% të parashikuara më parë. Bëhet fjalë për një sinjal që vjen nga rrjedhat reale ekonomike, e jo nga dëshirat apo marketingu politik. Banka Botërore nuk merret me retorikë, por me logjikë ekonomike, sipas së cilës edhe në vitin 2027 pritet një rritje prej 2,8% – dhe kjo duhet të merret seriozisht. Nëse e shikojmë…

Lexo më Shumë

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit A.Gj., një apartament dhe dy makina, si person i lidhur me shtetasin I.Gj, i cili është subjekt i hetimit pasuror në bazë të ligjit ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar’. Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit pasuror nr.81, viti 2020, mbi shtetasin I.Gj., i dënuar dhe arrestuar për veprën penale ‘Trafikim i personave të rritur’ parashikuar nga neni 110/a/2 i Kodit Penal, ka dyshime se pasuria e vënë prej tij ose familjarëve të tij nuk përputhet…

Lexo më Shumë

SPB Ohër sot ka paraqitur kallëzim penal kundër S.T. (50) nga Ohri, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përdhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjeç”. “Ai, gjatë vitit 2024 në disa raste ka abuzuar seksualisht me një të mitur nga Ohri, e cila në mars të vitit 2025 ka lindur. Të denoncuarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit do të ndodhë, megjithatë pa dhënë një datë të saktë për këtë proces. Deklaratën, Kurti, e dha në një prononcim për mediat lokale gjatë vizitës së tij në Istog, ku mori pjesë në vendosjen e gurthemelit për projektin e banimit të përballueshëm dhe social. Kurti theksoi se pas konstituimit të Kuvendit do të vijë edhe formimi i Qeverisë. “Fillimisht Kuvendi, pastaj Qeveria”, tha ai gjatë fjalës së tij. Në këtë ngjarje morën pjesë gjithashtu ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, si dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në TVM ka folur për raportet e tij me Ali Ahmetin dhe liderët tjerë brenda Frontit, ku ka shtuar se nuk i pengon takimi i Ahmetit me Taravarin pasi ai nuk është brenda Frontit për të ruajtur pozicione por se këtë e ka sqaruar që në fillim dhe raportet “hë për hë” janë korekte, shkruan Top24 “Kemi kontakte të rregullta sa her lindë nevoja për të diskutuar për diçka politike. Hë për hë, raportet janë korekte solide, nuk kemi pas edhe me partnerët tjerë të koalicioni ndonjë problem dhe vlerësoj se hë për…

Lexo më Shumë

SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër M.D.D. (39) nga Ohri, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer një vepër të vazhduar penale “nxitje”, e dënueshme sipas nenit 23 të Kodit Penal, në lidhje me veprën penale “fajde”, e dënueshme sipas nenit 260 të Kodit Penal, si dhe kundër L.D. (35) nga Ohri, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të vazhduar penale “ndihmë”, sipas nenit 24 të Kodit Penal, gjithashtu në lidhje me veprën penale “fajde”. E dyshuara M.D.D., gjatë periudhës kohore nga viti 2020 deri në 2024, me qëllim ka nxitur dhe ka marrë përfitim…

Lexo më Shumë

Drejtoria pe Policisë Financiare ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Strugë kundër dy personave fizikë dhe një subjekti juridik për dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale Shmangie tatimi sipas nenit 279 të Kodit Penal. I kallëzuari i parë, SH. U., në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të subjektit juridik “Shoqëri për prodhim, tregti dhe shërbime INTERLA import-eksport DOOEL, f. Labunishtë – Strugë”, në periudhën nga 07.10.2010 deri më 10.02.2023, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete dhe për kompaninë INTERLA, gjatë vitit 2021 ka përdorur fatura hyrëse me përmbajtje të pavërtetë për kinse blerje…

Lexo më Shumë

Në fjalimin që mbajti në Michigan, Trump i cilësoi si të rreme sondazhet që tregojnë rënien e popullaritetit të tij. Më pas mbrojti edhe Elon Muskun. “Jemi këtu për të festuar 100 ditët e para më të suksesshme të çdo administrate. Dhe ky është vetëm fillimi, nuk keni parë asgjë ende.” Kështu mendon Donald Trump për veten e tij, dhe në fakt kështu e nisi tubimin e mbrëmshëm në Michigan, me të cilin shënoi fazën e parë të mandatit të tij të dytë. Në të vërtetë, një sondazh i ABC-së tregon se popullariteti i tij ka rënë në 39…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Rasti ka ndodhur të martën, në ora 21:00. “Gjakovë/29.04.2025-21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se kanë vënë baste në rrjete sociale. Gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin”, thuhet në raport. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo më Shumë