Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami njoftoi se nga 1 janari do të fillojë të përdoren kamerat e “safe city” në Tetovë. “Nga 1 janari do të ndryshoj koncepti. Në qytet do të ketë kamera, dhe sipas regjistrimit të kamerave të merret masa për shkelësit e ligjit nga ana e policisë. Po kemi biseduar edhe me Ministrin që të ketë edhe vetura mobile në qytet, e cila do të evidentojë shkelësit e rregullave në komunikacion”, tha Kasami. Kasami poashtu njoftoi se nuk do të ketë privatizim të ujit në Tetovë. “Sipas ligjit nuk mund të ketë privatizim të ujit,…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot në fillimin e seancës së 64-të e konstatoi dorëheqjen e kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi theksoi se deri në fillim të seancës, Ditimtrovska njoftoi Kuvendin se do ta justifikojë dorëheqjen e saj. “Kuvendi bazuar në nenin 121, paragrafi 2 nga Rregullorja e Punës së Kuvendit, konstatoi se i ndërpritet funksioni i kryetarit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”, theksoi Gashi. Dimitrovksa dha dorëheqje të premten më 25 korrik, pasi Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar ngriti aktakuzë për dy vepra penale edhe atë për dhënien e…

Lexo më Shumë

-Sipas gjitha gjasave, unë do të jem kandidati në Çair, tha sot Izet Mexhiti nga VLEN, duke folur për kandidatët e VLEN për zgjedhje lokale. Mexhiti tha se po bisedohet brenda koalicionit dhe po shqyrtohen anketat, në mënyrë që VLEN të nxjerrë kandidatët më të mirë. “Deri ka fundi i javës besoj që do të dalim me listën e kandidatëve prej Struge deri në Likovë, me listën e plotë të kryetarëve të komunave të VLEN-it në këtë garë zgjedhore”, shtoi Mexhiti.

Lexo më Shumë

Deputeti i vetëm në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se ka marrë përgjigje nga eurokomisionerja për Zgjerim, Marta Kos rreth çështjes së trajtimit të shqiptarëve që jetojnë në Luginë. Ai njoftoi përmes një postimi në Facebook se Kos e ka siguruar në një letër se BE po e përcjellë nga afër trajtimin e pakicave dhe pozitën e tyre në Serbi dhe ka konfirmuar se” Kapitulli i 23 është i rëndësishëm për rrugëtimin e Serbisë drejtë BE-së”. “Dëshiroj t’ju siguroj se Komisioni po ndjek nga afër trajtimin e personave që i përkasin pakicave kombëtare, përfshirë situatën e komunitetit…

Lexo më Shumë

Situata e Kristjan Asllanit në Milano është delikate. Mesfushori duket se nuk ka problem presionin e shtuar të shoqërisë me deklaratat mbi merkaton. Sipas të përditshmes italiane “Il Giornale”, mesfushori nuk ka ndër mend që të largohet nga Milano nëse nuk merr një ofertë prej një ekipi, i cili lufton për vendet e para të klasifikimit. Refuzimi i ofertës që i bëri Real Betis është prova e këtij vendimi të shqiptarit, i cili nuk mendon aspak për largimin nga “San Siro” edhe pse në këto sezone si zikaltër ka luajtur shumë pak.

Lexo më Shumë

Faton Asani, ish-funksionar i LSDM-së dhe ish-drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar nga viti 2017 deri në vitin 2023, ka bërë të ditur se automjeti i tij është kontrolluar tërësisht në kufirin e Maqedonisë së Veriut. Asani, i cili kryesisht jeton në Itali, ka ndarë një fotografi dhe është ankuar në rrjetet sociale për, siç tha ai, sjelljen e pahijshme të shefit të ndërrimit. “Të mos keqkuptohem! Nuk është problem kontrolli, sa është problem MUNGESA E KULTURËS! Në këtë copëz vendi tonë, gjëja e parë që mungon është KULTURA dhe sjellja e duhur nga ana e nëpunësve.…

Lexo më Shumë

Federata Gjermane e Futbollit ka bërë me dije se disa takime të Bundesliga 3 dhe Regionalliga Bayern do të gjykohen prej dy arbitrave nga Japonia. Në njoftim thuhet se kreyesorët e FIFA-s, Koki Nagamine dhe Yusuke Ohashi do të arbitrojnë disa takime në kuadër të një bashkëpunimi të lidhur mes Federatës Gjermane të Futbollit dhe Federatës Japoneze të futbollit. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje arbitrat gjermanë, Martin Petersen dhe Florian Badstübner mundën që të gjykonin në disa ndeshje të kampionatit dhe kupës në Japoni. Sa i përket arbitrave nga Japonia, Federata Gjermane e Futbollit ka bërë me dije se i…

Lexo më Shumë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar bashkëluftëtarin e UÇK-së, Tahir Sinanin, në përvjetorin e vdekjes së tij. “Nga Tropoja në çdo vatër të qëndresës, bashkëluftëtari Tahir Sinani ishte në vijën e parë, i paepur dhe i vendosur për çlirimin e trojeve. Jetën ia kushtoi atdheut, dhe me veprën e tij hyri përjetësisht në historinë tonë”, ka shkruar ai në Facebook. Sinani ka qenë oficer i Ushtrisë së Shqipërisë dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 29 korrik 2001, Tahir Sinani së bashku me 4 luftëtarët e tij e humbi jetën në aksident.

Lexo më Shumë

MPB njofton se është parashtruar kallëzim penal ndaj një drejtoreshe të një shkolle fillore në Vinicë, pasi e njëjta dyshohet se e ka punësuar të bijën e saj, e cila nuk e kishte shkollën adekuate. “Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Vinicë ka ngritur padi penale kundër G.S. (45) nga Vinica, drejtoreshë e një shkolle fillore në Vinicë, nën dyshimin për veprën penale “punë e papërgjegjshme në shërbim”. Më 27 janar 2025, e raportuara ka lidhur kontratë punësimi me vajzën e saj S.S., e cila nuk kishte arsimimin përkatës për vendin e punës si mësuese e matematikës në një…

Lexo më Shumë

Tajlanda ka akuzuar Kamboxhian për shkelje të qëllimshme të armëpushimit të arritur të hënën mes dy vendeve, vetëm pak orë pas hyrjes së tij në fuqi. Marrëveshja kishte për synim t’i jepte fund përplasjeve të ashpra kufitare që kanë shkaktuar të paktën 33 viktima dhe kanë detyruar mijëra persona të braktisin banesat. Sipas ushtrisë tajlandeze, forcat e saj ndaluan zjarrin pas mesnatës, por mëngjesin e së martës vazhduan të qëlloheshin nga ana kamboxhiane në disa pika përgjatë kufirit. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes së Kamboxhias mohoi incidentet, duke i thënë agjencisë AFP se nuk ka pasur përplasje të…

Lexo më Shumë

MPB njofton se gjatë bastisjes së një personi në Koçan janë kapur armë dhe lëndë narkotike “Më 28.07.2025 në orën 15:00 në Koçan, policia nga SPB Shtip – Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Koçan kanë ndaluar K.I. (36) nga Koçani. Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u konfiskuan një pistoletë “Crvena Zastava” kalibri 7.65 mm, marihuanë dhe një mulli me mbetje marihuane. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët reagon pas deklaratave të pavërteta nga përfaqësues të VLEN-it, duke theksuar se rikthimi në opozitë ishte vendim parimor dhe i domosdoshëm. Arben Taravari nuk u largua nga qeveria për kapriço apo interesa personale. U largua sepse qeveria VMRO-VLEN ka dështuar të përmbushë premtimet ndaj shqiptarëve dhe ka devijuar nga parimet e barazisë, shtetit të së drejtës dhe zhvillimit të drejtë rajonal. Nga marrëveshja e bashkëqeverisjes nuk u realizua asgjë konkrete: • Ndryshimet kushtetuese – premtim i pambajtur, zero progres. • Decentralizimi dhe zhvillimi rajonal – të injoruara, me ligje që thellojnë diskriminimin. • Diaspora – e përjashtuar,…

Lexo më Shumë