Një oficer policie i qytetit të Nju Jorkut është mes katër personave të vrarë në një incident me armë zjarri brenda një pallati shumëkatësh në Midtown Manhattan. Policia bëri të ditur se personi i armatosur kishte hyrë në ndërtesën e zyrave të hënën në mbrëmje me një pushkë MR në dukje të qartë, përpara se të hapte zjarr në hollin dhe një nga katet e sipërme. Sipas autoriteteve, i dyshuari, Shane Devon Tamura, 27 vjeç, vrau veten ndërsa thuhet se ai kishte udhëtuar nga Las Vegasi drejt Nju Jorkut, por motivi i sulmit mbetet ende i paqartë. Të shtënat në…
Author: Hamdi Kumanova
Sulmet e shumta të Rusisë gjatë mbrëmjes në rajonin e vijës së frontit të Zaporizhzhia-s në Ukrainën jugperëndimore vranë 16 dhe plagosën të paktën 35 persona në një burg. Lajmi u bë i ditur nga agjencitë Reuters dhe AFP, duke cituar ushtrinë rajonale ukrainase dhe guvernatorin e Zaporizhzhia-s. Guvernatori Ivan Fedorov, duke shkruar në aplikacionin e mesazheve Telegram, tha se ndërtesat e burgut u shkatërruan dhe shtëpitë private aty pranë u dëmtuan gjithashtu. Forcat e Moskës kanë sulmuar rregullisht Zaporizhzhia-n, duke përdorur dronë, raketa dhe bomba ajrore, që nga fillimi i luftës që Rusia e nisi me një pushtim në…
Një person i katërt ka ndërruar jetë pas një të shtënë me armë në Qarkun Fermanagh, ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj. Ian Rutledge, 43 vjeç, ndërroi jetë në spital të hënën në mbrëmje pas incidentit që ndodhi të mërkurën e kaluar në Maguiresbridge, tha Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut (PSNI). Vanessa Whyte, 45 vjeç, një veterinare me origjinë nga Qarku Clare, djali i saj James, 14 vjeç, dhe vajza Sara, 13 vjeç, u vranë gjithashtu. Hetimet për vrasje nisën javën e kaluar, ndërsa policia deklaroi se një nga pistat kryesore është ajo e…
Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se nga sot hyn në pushim veror, sipas kalendarit zyrtar të publikuar në uebfaqen e saj. Pushimi do të zgjasë deri më 16 gusht 2025, kur institucioni pritet të rifillojë aktivitetin e rregullt. Gjatë kësaj periudhe, nuk do të mbahen seanca gjyqësore dhe disa shërbime jothelbësore do të funksionojnë me kapacitete minimale. Megjithatë, Gjykata ka theksuar se do të vazhdojë punën në të gjitha seksionet, dhe parashtrimet mund të bëhen normalisht, përveç rasteve kur ndonjë gjyqtar ka urdhëruar ndryshe. Po ashtu, afatet procedurale të vendosura më herët mbesin në fuqi dhe nuk preken…
Robert Lewandowski foli për mediat pas fitores së djeshme të Barcelonës kundër Vissel Kobe. Sulmuesi 36-vjeçar është i lidhur me klubin katalanas deri në qershor 2026, por la të kuptohej se e ardhmja e tij te ky ekip nuk është e sigurtë. “Nuk e di nëse ky do të jetë viti i fundit i kontratës sime. Jam i qetë. Ajo që ndodh në fund të vitit nuk është e rëndësishme tani. Ajo që ka rëndësi është ajo që mund të bëj këtë sezon”- tha Lewandowski. Pasi mbërriti në verën e vitit 2022 nga Bayern, sulmuesi ka ruajtur formën e tij në…
Nga Besim Muhadri – Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Shoqërisë Kulturo-Artistike “Bashkimi Kombëtar” të Nju Jorkut dhe 70-vjetorit të themeluesit të saj, Gjergj Dedvukajt – Lokali i Gjergj Dedvukaj që ndodhet në “Arthure Avenue” të Bronxit (Nju Jork), njëkohësisht është edhe seli e aktiviteteve të shumta kombëtare. Seli dhe qendër e takimeve të shumta të grupeve, jo vetëm kulturore, por edhe të atyre politike. Atë e kanë vizituar personalitete të shquara të jetës politike dhe kulturore të Amerikës. Në mesin e atyre që kanë qenë në “Giovani’s” të Gjergj Dedvukajt, në “Arthure Avenue” të Bronxit, është edhe ish-presidenti…
Artan Nimani nga Nisma Socialdemokrate ka deklaruar se vendi do të kishte institucione funksionale nëse Fatmir Limaj do të ishte nominuar për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Në një intervistë mbëmjen e së hënës, në emisionin “Edicioni Special”, Nimani tha se përkundër vështirësive, Nisma kishte shprehur gatishmëri për një kompromis të madh, duke e propozuar Limajn si kandidat të mundshëm për këtë post. “Sikur z. Limaj të nominohej për kryetar të Parlamentit, ose sikur të zbatohej dakordimi mes z. Limaj dhe z. Kurti që ai të nominohej nga mazhoranca për kryetar të Kuvendit, unë besoj se tash e katër muaj…
Ende pa u zbardhur si duhet akti makabër i ndodhur në një fshat të Patosit, një tjetër ngjarje tronditëse shënohet në Pogradec. Një grua, 52 vjeç, u gjend e asfiksuar në banesën e saj, pasi aty kishte rënë zjarr. Policia, zjarrfikëset dhe banorët e zonës që shkuan t‘i jepnin ndihmën e para gruas, me idenë për ta nxjerrë të gjallë nga shtëpia që ishte në flakë, e kanë gjendur të vdekur atë. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit, ndërsa janë shuar flakët që kishin përpirë banesën. Por mjekët e spitalit kanë konstatuar se në fakt, gruaja nuk…
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Donald Trump, duke e akuzuar atë se po luan me zjarrin në marrëdhëniet me Rusinë. Në një postim në platformën X, Medvedev kritikoi ultimatumin e ri të Trumpit ndaj Moskës dhe Kievit, duke e cilësuar atë si një hap të rrezikshëm drejt përshkallëzimit. “Disa herë 50 ditë, pastaj 10… Trump nuk duhet të harrojë dy gjëra, Së pari, Rusia nuk është as Izraeli dhe as Irani. Së dyti, çdo ultimatum i ri është një kërcënim dhe një hap drejt luftës. Jo midis Rusisë dhe Ukrainës, por me vendin…
Një aksident me pasojë fatale ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në rrugën rajonale Kërçovë – Oslomej, pranë fshatit Garan, ku një qytetar i moshuar nga rrethina e Kërçovës ka humbur jetën tragjikisht informon Tetovasot. Ngjarja ndodhi më 27 korrik 2025, rreth orës 08:15, kur automjeti i pasagjerëve “Volvo” me targa të Kërçovës, që drejtohej nga S.S. (74) nga fshati Cërvicë, doli nga rruga në rrethana ende të paqarta. Për fat të keq, si pasojë e lëndimeve të rënda, drejtuesi i mjetit ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e konstatoi ekipi mjekësor i Ndihmës së Shpejtë që mbërriti në vend. Sipas…
Një aksident i pazakontë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në qytetin e Velesit, ku një i ri ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi biçikletën e tij elektrike. Sipas informacioneve që Tetovasot i siguron nga SPB Veles, ngjarja është raportuar më 27 korrik 2025, në orën 09:55, kur në rrugën “Rruga e Rashtanit”, J.D. (28) nga fshati Bashino Sella, komuna e Velesit, ka humbur kontrollin mbi biçikletën elektrike dhe është rrëzuar në rrugë. “Si pasojë e rrëzimit, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar dhe trajtuar në Qendrën e Urgjencës në…
Një aksident i rëndë me motoçikletë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Ohrit, ku një grua ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa drejtuesi i motoçikletës ka përfunduar me lëndime më të lehta. Sipas informatave zyrtare që Tetovasot i siguron nga SPB Ohër, ngjarja është raportuar më 28.07.2025, në orën 00:15, kur në një shteg këmbësorësh në qytetin e Ohrit, L.S. (47) nga fshati Konjsko, rrethi i Ohrit, ka humbur kontrollin mbi motoçikletën e tij të llojit “Yamaha” me targa të Ohrit dhe ka rënë nga shtegu. “Në aksident lëndime të rënda trupore…

