Udhëheqësi i sektorit për urbanizëm në Komunë të Tetovës, Rilind Selmani me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka ndarë lajmin e madh për tetovarët se 40 projekte kapitale kanë marë dritë të gjelbërt për ndërtim e që së shpejti do të gjejnë zbatim konkret duke e parë dhe ndjerë edhe qytetari i thjeshtë. Mbi 20 rrugë për rikonstruim, pishina, rrjet kanalizimi e ujësjellësi dhe shumë projekte të tjera do ta bëjnë Tetovën një qytet të zhvilluar dhe evropian. Më poshtë e keni postimin e plotë të tijë në rrjetin social Facebook: Në vetëm 14 ditë, sektori i…
Author: Hamdi Kumanova
Një “Marsh për Engjëjt” do të mbahet sot në Shkup, i organizuar nga familjet e viktimave nga zjarri tragjik në Koçan. Organizatorët njoftojnë se marshimi do të fillojë para Prokurorisë në orën 12:05, si simbol i, siç thonë ata, reagimit të vonuar të institucioneve, do të vazhdojë drejt “Sheshit Maqedonia” dhe do të përfundojë para Kuvendit. “Meritojmë përgjigje, nuk jemi ekspertë në ligj dhe procedurat ligjore dhe për këtë arsye nuk e kuptojmë se si ekspertët e ligjit i ndalojnë dhe më pas i lirojnë. A janë ata të vetëdijshëm për besimin tashmë tërësisht të tronditur në punën aktuale…
BDI tjetër gjë flet para opinionit, krejt tjetër gjë bën pas perdeve. Kështu, Ahmeti gjatë fushatës, në stil “maço”, shpërndante “keksa dhe gurabi”, e që më pas, kur e pa rezultatin, të ofrohej me katër ministri, pa kryetar Kuvendi, vetëm që të futej në Qeveri në vend të VLEN-it. Në opinion kërcënoheshin me “çizme në tavan”, ndërsa në terren, me urdhër të LSDM-së, arrestonin shqiptarë të pafajshëm vetëm pse kishin guximin të mbronin të vërtetën për spitalin modular. Nëse dikush ka punuar drejtpërdrejt kundër interesave të shqiptarëve, ai është Ali Ahmeti dhe mjeshtri i intrigave oborrtare, Bujar Osmani – njeriu…
Deputetët kanë planifikuar të debatojnë sot për interpelancën ndaj ministrit të MPB-së, Pançe Toshkovski të dorëzuar nga grupi parlamentar “E Majta”. Seanca plenare është planifikuar për në orën 11:00. Interpelanca u paraqit më 14 prill sepse, sipas “Të Majtës”, ministri Toshkovski e kreu funksionin e tij në mënyrë të papërshtatshme, duke vepruar në mënyrë joprofesionale, të paskrupullt dhe të papërgjegjshme, gjë që çoi në një sërë veprimesh të paligjshme, skandalesh dhe transferimesh personeli në Ministrinë e Brendshme. Ndaj ministrit të MPB-së një interpelancë u ngrit edhe në janar, së bashku me katër interpelanca të tjera ndaj ministrave të qeverisë. Interpelancat…
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, beson se koalicioni VLEN nuk bën pyetje në Qeveri për integrimin evropian të vendit. Askush nuk i pyet ata për BE-në apo për ndonjë çështje tjetër, pohon Osmani. “Jam i gatshëm të them se ku mund të kemi bërë gabime gjatë këtij procesi, nëse ka vullnet të mirë të vërtetë nga të dyja palët për të nxjerrë në pah gabimet në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje të mesme dhe të arrijmë një kompromis. Nëse ka vullnet për një konsensus shtetëror, le të themi se ku mund të kishte qenë më mirë. Nuk ka…
Partia Liberale e Mark Carney ka fituar zgjedhjet në Kanada – duke përfunduar një kthesë mahnitëse të fatit të nxitur nga kërcënimet e aneksimit dhe lufta tregtare e Donald Trump. Pas mbylljes së qendrave të votimit, Liberalët parashikohej të fitonin më shumë nga 343 vendet e parlamentit sesa Partia Konservatore. Megjithatë, nuk ishte menjëherë e qartë nëse ata do të fitonin një shumicë të plotë apo do të duhej të mbështeteshin në një ose më shumë parti më të vogla për të formuar një qeveri dhe për të miratuar legjislacionin. Duke folur pas rezultatit, Carney tha: “Presidenti Trump po përpiqet…
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në ora 10:00 për të vazhduar përpjekjet për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pas gjashtë dështimeve radhazi për të zgjedhur Albulena Haxhiun, kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje. Mungesa e shumicës së nevojshme për votimin e saj ka thelluar krizën politike, duke pamundësuar funksionalizimin e plotë të legjislativit dhe duke shtyrë kështu formimin e institucioneve në vend. Deputetja boshnjake, Emilja Rexhepi, derisa ka folur për situatën politike, ka shprehur mbështetje për kandidaturën e Albulena Haxhiut për Kryetare të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se si parti fituese, Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka të…
Prokurori Ed Martin pretendon se Wikipedia po manipulohet nga “aktorë të huaj”. Administrata Trump vazhdon përpjekjet e saj në lidhje me qasjen e lirë në informacion – këtë herë duke synuar Wikipedian. Më herët këtë javë, Ed Martin, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së në detyrë për Distriktin e Kolumbias dhe një i emëruar nga Trump, i dërgoi një letër Fondacionit Wikimedia duke e akuzuar atë për ‘përhapje propagande’ dhe duke kërcënuar se do t’i japë fund statusit të tij jofitimprurës, raporton Gizmodo. Në një letër të botuar për herë të parë nga The Free Press, Martin pretendon se Wikipedia lejon…
Në orët e para të mëngjesit, në rrugën “29 Nëntori”, një 35 vjeçar, ka aksidentuar për vdekje një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70 vjeç. Ai u përplas nga automjeti teksa po kalonte trafikndarësen Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.
Dje, Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër arrest ndaj Milan Radoiçiqit dhe 19 të dyshuarve tjerë për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, shkruan Insajderi. Sipas dokumentit terroristi Milan Radoiçiq bashkë me 19 persona dyshohet për vrasjen e 106 civil shqiptarë. Këta janë emrat e të dyshuarve tjerë: Milovan Kovacevic, Radomir Colió, Milos Đ osan, Milos Dosan, Predrag Ristié, Srdan Krstió, Ljubisa Obradovió, Zivko Sarié, Spaso Sarió, Lazar Draskovió, Zvonko Ristió, Darko Gligorijevié, Cedomir Bozovié, Vladimir Bozovic, Robert Dobrunaj, Radomir Rakovió, Ljubisa Rakovié, Milos Scepanovié, Milan Radoidió, Svetislav Gligorijevié, Tomica Avramovié. Vendimi është lëshuar më datë 15 prill…
Një ngjarje e çuditshme është raportuar në Lipjan, ku një qytetar ka kërkuar ndihmën e Policisë për gjetjen e veturës së tij luksoze, një Audi Q7, që kishte parkuar në muajin shkurt. Raportohet ser pronari i veturës, S.M kishte parkuar automjetin e tij në rrugën “Ibrahim Rugova” afër fshatit Konjuh, përballë pompës së derivateve në datat 25 ose 27 shkurt 2025 – edhe pse vetë nuk është i sigurt për datën e saktë të parkimit. Sipas tij, më 16 prill 2025, kur kishte shkuar për ta marrë veturën, kishte konstatuar se ajo nuk ndodhej më në vendin ku e kishte…
Menjëherë pas çlirimit nga pushtuesi fashist, në Shqipëri u vendos regjimi komunist, i cili bazohej në diktaturën e proletariatit dhe në luftën e klasave. Qeveria e drejtuar nga Enver Hoxha, në vitet e para të pasçlirimit u paraqit si qeveri me vizion, e cila kishte hartuar projekte për zhvillimin arsimor, kulturor, ekonomik dhe shoqëror të vendit. Në fillimet e tij shteti komunist, nuk u afirmua në publik si shtet ateist, por si shtet laik. Megjithatë kjo nuk do ta pengonte shtetin që të fillonte luftën për zhdukjen e feve, si ideologji kundërshtare. E zhvilluar në një shoqëri të mbyllur dhe…

