Ashtu siç u lajmërua, nga sot do të nisë zbatimi i urdhrit të prerë nga Kryeministri Edi Rama për ndëshkimin e të gjithë atyre që tregtojnë mallra pa fatura tatimore. Duke nisur nga ata që tregtojnë qumësht në rrugë. Bëhet fjalë për një aksion të përqendruar në tregjet e produkteve ushqimore, kryesisht të mishit dhe bulmetit, ku është konstatuar se informaliteti vazhdon të jetë në nivele të larta, duke dëmtuar konkurrencën e ndershme, sigurinë ushqimore dhe të ardhurat publike. Urdhri i Kryeministrit është pasuar me një paralajmërim të qartë dhe të fortë nga ministri i Financave, Petrit Malaj dhe ajo…
Author: Hamdi Kumanova
Në orën 09:00, sot pritet të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. Ditë më parë, Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar vlerësimin psikiatrik ndaj Naim Murselit, i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës. Në raport theksohet se “tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”. Gjithashtu, ekspertët nuk kanë gjetur asnjë shenjë të abuzimit me substanca narkotike apo alkool,…
Administratori i një subjekti në Voskopojë ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi dyshohet se kishte ndërtuar pa leje disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë–Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës. Gjithashtu, janë proceduar penalisht shtetasit I. L., 54 vjeç dhe E. K., 36 vjeç, me detyrë Kryeinspektor dhe Inspektor në IMT-në e Bashkisë Korçë, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollet përkatëse dhe duke mos njoftuar Policinë në kohën e duhur. Ndërkohë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka nisur ecuria e rëndë disiplinore për Inspektor…
Tre shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar sot në Shqipëri. Policia e Shtetit bën me dije se bëhet fjalë për 3 shtetas të ekstraduar nga Greqia, Belgjika dhe Serbia. Mësohet se shqiptarët e ekstraduar nga Athina, Brukseli dhe Beogradi janë Mikel Hoxha alias Mikel Papa, Armando Gropa dhe Suard Onuzi. Njoftimi i policisë Policia e Shtetit bën me dije se bëhet fjalë për 3 shtetas të ekstraduar nga Greqia, Belgjika dhe Serbia. Finalizimi i procedurave të ekstradimit, rezultat i bashkëpunimit konsistent të shërbimeve të Interpol Tiranës, me homologët në Athinë, Bruksel dhe Beograd. Konkretisht, u ekstraduan në Shqipëri,…
Kryeministri Hristijan Mickoski bëri një krahasim tjetër, duke akuzuar politikanët bullgarë për tendenca asimiluese ndaj popullit maqedonas, duke e krahasuar qasjen e tyre me atë të udhëheqjes ruse në Ukrainë. “Qëllimi i politikanëve bullgarë aspak nuk ndryshon nga qëllimi që e kanë drejtuesit rus në Ukrainë dhe ajo është përpjekja për asimilim të popullit maqedonas dhe një lloj inxhinieringu identitar, që është gjëja më e paktë që duhet të ndodhë në shekullin 21 në Evropë dhe në atë vend anëtar të BE-së që duhet të ndajë vlera evropiane”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër. Këto deklarata janë në vazhdën e përplasjeve të…
Më 12.07.2025, në SPB Manastir është raportuar se rreth orës 02:05 pas mesnate, një person i panjohur ka hedhur një mjet shpërthyes në rrugën “Ohridska” në Manastir, me ç’rast janë dëmtuar disa automjete të parkuara: “Volkswagen”, “BMW”, “Toyota”, “Kia”, “Renault”, “Matiz” dhe “Tico”, të gjitha me targa të Manastirit. Po ashtu janë dëmtuar edhe dritare dhe dyer të shtëpive përreth. Ekspertizën në vendngjarje e kanë kryer një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Manadtirit dhe një ekip i SPB Manastir. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Fondi për Sigurim Shëndetësor kthehet në konceptin e vjetër dhe atë nuk do ta drejtojnë dy drejtorë, por një. Siç është theksuar sot në konferencën për shtyp, FSHSH krahas drejtorëve do të ketë edhe zëvendës-drejtor. “Koncepti i organit drejtues prej dy drejtorëve, të cilët janë përgjegjës në mënyrë të barabartë për punën e Fondit ndërpritet dhe kthehet koncepti i drejtorit dhe zëvendës-drejtorit, që ka ekzistuar deri në vitin 2007”, theksoi drejtori i përgjithshëm i Fondit, Sasho Klekovski. Ai dhe drejtori i përgjithshëm Branko Axhigogov paraprakisht informuan për vendimet më të reja ligjore në lidhje me rritjen e numrit të përpjekjeve…
Më 11.07.2025 në orën 23:50, në rrugën “7-mi Septemvri” në Kavadar, oficerët e policisë arrestuan G.T. (49) nga Kavadari. Gjatë një kontrolli rrugor, u ndalua një automjet pasagjerësh “Mercedes” me targa të Kavadarit, i drejtuar nga G.T. dhe pas marrjes së masave, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht niveli i alkoolit në gjak ishte 1.74 promil. Ai gjithashtu e shtyu dorën e një zyrtari policor me qëllim që ta pengonte të kryente detyrat zyrtare. G.T. është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjeve, kundër tij do të ngrihet akuzë sipas…
Ministria për Transformim Digjital informon se aplikacioni elektronik për caktimin e terminit për nxjerrjen e dokumenteve personale është sërish i disponueshëm përmes portalit të shërbimeve elektronike uslugi.gov.mk. „Me kërkesë të shumë qytetarëve dhe të nxitur nga mediat, e bëmë sërish të qasshme aplikacionin elektronik për caktimin e terminit për letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shoferi“, njoftoi ministri Stefan Andonovski në Facebook. Ai shtoi se me këtë iniciativë vazhdon misioni për digjitalizimin e administratës publike.
Sipas rezultateve të fundit nga një sondazh i realizuar nga MKD.mk në bashkëpunim me agjencinë e specializuar për hulumtime të opinionit publik Market Vision, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mbeten të ndarë sa i përket drejtimit të vendit. Në pyetjen “Në cilin drejtim mendoni se po shkojnë punët në Maqedoninë e Veriut?”, 40.5% e të anketuarve mendojnë se vendi po ecën në drejtim të gabuar, krahasuar me vetëm 34.3% që besojnë të kundërtën. Ky perceptim negativ, sipas Aleancës për Shqiptarët (ASH), konfirmon shqetësimet e kahmotshme të ngritura nga kjo parti, se Maqedonia e Veriut po largohet nga rruga euroatlantike dhe…
Markus Rashford është në listën e dëshirave të Juventus. Pasi dështuan që të firmosnin me Jadon Sancho për shkak të rrogës së lartë që kërkonte lojtari, klubi torinez ka drejtuar fokusin në një tjetër lojtar, i cili ka prishur marrëdhëniet me skuadrën e tij. Marcus Rashford, të cilit prej muajsh i është komunikuar nga United se nuk ka më të ardhmen në “Old Trafford”, momentalisht po stërvitet i vetëm. Sipas “The Sun” sulmuesi anlgez do të ketë mundësi zgjedhjeje këtë verë pasi në garë për shërbimet e tij nuk është më vetëm Barcelona. Juventusi e mendon si një alternativë serioze…
Kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur nga gazetarët, ka dërguar kritika drejt Sofjes zyrtare, transmeton TV21. “Bota dhe Europa e kanë parë se cili ka qenë qëllimi i politikanëve bullgarë. Qëllimi i politikanëve bullgarë në asgjë nuk dallon nga qëllimi që e ka udhëheqësia ruse në Ukrainë dhe ajo është përpjekja për asimilim të popullit maqedonas”, thotë Mickoski në Ohër.

