Author: Hamdi Kumanova

Më 14.05.2025 rreth orës 22.20 në SPB Shkup në rrugën rajonale Draçevë-Katllanovë, në një zonë të f.Мoranë, rrethi i Shkupit, automjeti i pasagjerëve „folksvagen bora “ me targa regjistrimi të Shkupit, me drejtues S.Ј.(27) nga f.Studeniçan, rrethi i Shkupit, goditi një shtyllë reflektuese në rrugë, një garth dhe një shtyllë që ra mbi automjet. Nga lëndimet e pësuara në vendin e ngjarjes ndërroi jetë vozitësi, ndërsa mjeku i Ndihmës urgjente mjekësore konstаtoi vdekjen. Ndërsa lëndime të rënda trupore pësoi bashkudhëtari i tij Xh.Т.(22) nga f.Studeniçan, rrethi i Shkupit, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „Sh.Naum Ohridski“ në Shkup.…

Lexo më Shumë

Maqedonia ka bërë shumë punë dhe për këtë arsye duhet të qëndroni në atë rrugë. Procesi i pranimit është më shumë një maratonë sesa një sprint, është një proces i vështirë që ndonjëherë mund të jetë frustrues, siç ka ndodhur me të gjithë kandidatët e mëparshëm. Por të gjithë e arritën qëllimin, sigurisht që edhe ju do ta arrini qëllimin, por me vendosmërinë, punën e palodhur dhe bashkëpunimin tuaj, në fund do të keni sukses duke kapërcyer pengesat, tha Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Hristijan Mickoski. Costa theksoi se zgjerimi…

Lexo më Shumë

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) kumtoi se nesër do të ketë reshje të dendura të shiut, mbi 30 litra për metër katror. Deri në fund të ditës në viset më të larta do të ketë kushte për reshje të kohëpaskohshme të borës Paradite do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, ndërsa pasdite dhe gjatë natës deri të shtunën do të fryjë erë më e fuqishme nga drejtimi verior, mbi 60 kilometra në orë, veçanërisht përgjatë Vardarit. Temperaturat gjatë ditës do të bien ndjeshëm. Të shtunën do të ketë reshje lokale të kohëpaskohshme dhe rritje të temperaturave…

Lexo më Shumë

Një incident ka ndodhur në korridoret e Kuvendit mes liderit të partisë E Majta dhe deputetit Dimitar Apasiev dhe deputetit të VMRO-DPMNE-së, Petar Ristevski, raportoi “Lokalno”. Sipas dëshmitarëve okularë, deputeti i VMRO-DPMNE-së i ka bërë vërejtje kryetarit të të Majtës për publikimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe ka filluar me fyerje personale, ndaj të cilave ka reaguar ashpër deputeti i të Majtës. Siç mëson “Lokalno”, ka ndërhyrë edhe sigurimi i Kuvendit.

Lexo më Shumë

Më 14.05.2025 në ora 19:30 dhe më 15.05.2025 në ora 03:00, zyrtarë policorë nga Stacionet Policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Gostivar dhe Tetovë kanë privuar nga liria D.A. (64) nga fshati Zubovcë i Gostivarit dhe A.M. (36) nga Tetova. Gjatë inspektimit të një aksidenti trafiku me dëme materiale më 14.05.2025 rreth orës 19:30 në rrugën rajonale Gostivar – fshati Gradec, dhe pas masave të ndërmarra, është konstatuar se D.A. ka drejtuar automjetin “Opel” nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.74 promilë alkool në gjak, ndërkohë që ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive. Ndërsa…

Lexo më Shumë

Një tragjedi ka ndodhur sot rreth orës 10 të mëngjesit pranë Mihajllovacit, Serbi, kur një burrë 70-vjeçar, pasagjer në një autobus që po udhëtonte nga Gjermania drejt Maqedonisë, ka ndërruar jetë brenda në autobusit. Sipas mediave serbe, burri ishte shtetas i Maqedonisë nga Struga. Autobusi ishte ndalur në një parking pranë një restoranti në autostradën ndërmjet Beogradit dhe Nishit, ku bashkëudhëtarët vunë re se ai po ndihej keq dhe menjëherë tentuan t’i ofrojnë ndihmë. Pas rreth 30 minutash, në vendngjarje arriti ndihma e shpejtë mjekësore dhe zyrtarët policorë, të cilët u përpoqën ta reanimojnë, por fatkeqësisht, përpjekjet ishin të pasuksesshme.…

Lexo më Shumë

Më datë 14.05.2025 në ora 14.45 dhe 15.20 në rrugën ,,Goce Dellçev” dhe rrugën ,,Pitarnica” në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin D.A. (42) dhe J.Sh. (37), të dy nga fshati Forinë e Gostivarit, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vjedhje”, gjegjësisht se me datë 06.05.2025 në një objekt hotelierik në Gostivar nga personi R.S. (46) nga Gostivari, ka marrë një mjet personal. Tek ata është gjetur mjeti që dyshohet se e ka origjinën nga vepra e kryer penale. Ata janë ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj…

Lexo më Shumë

Vendi ynë i shikon emigrantët jo vetëm si fuqi punëtore, por si bartës të njohurive, përvojës, shkëmbimit kulturor dhe potencialit ekonomik. Përfshirja e rregulluar e punëtorëve të huaj kontribuon në rritjen e produktivitetit, zhvillimin e industrive me intensitet të lartë të punës dhe stabilizimin e punësisë, tha ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi në konferencën rajonale për migrimin e punës të mbajtur në Budvë, në organizimin e Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM) dhe institucionet partnere nga rajoni. Ministri Dutrmishi mbajti fjalim në panel diskutimin ku me kolegët e tij nga rajoni u diskutua perspektivat rajonale mbi migracionin e punës…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, Fatmir Limani pretendon që 4 deputetë të Frontit Europian i janë bashkëngjitur shumicës parlamentare, përcjell TV21. Duke komentuar ndarjen e ASH-Taravarit nga VLEN-i, tha se uron që deputetët e kësaj partie të mbesin me VLEN-in. “Mendoj se të Frontit, gati 4 nëse nuk gaboj, i janë bashkëngjitur shumicës parlamentare e cila përbën qeverinë. Për pjesën tjetër nuk do të flas sepse vlerësimi dhe mendim im është se deputetët e Aleancës janë më të mirët dhe më të përgatiturit, shpresoj që do t’i thirrin arsyes dhe të gjithë kësaj teme që sot e…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se dje (14 maj 2025), në lokacione të ndryshme në Shkup, oficerë policie nga Njësia e Policisë Ndërhyrëse e SPB Shkup privuan nga liria dy persona të kërkuar me urdhër-arrest. “Në territorin e Komunës Qendër, është arrestuar S.R (75) nga Shkupi, i kërkuar me urdhër arresti qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit për dënim me katër vite burg sipas nenit 357, paragrafi 6, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal”. “Në territorin e Komunës Aerodrom është ndaluar M.M. (29) nga Shkupi, e kërkuar me urdhër arresti qendror në territorin e Aerodromit…

Lexo më Shumë