Është e turpshme dhe për keqardhje mënyra se si BDI, në mungesë të argumenteve, përpiqet të mashtrojë opinionin publik me shpifje dhe të pavërteta. Opinioni meriton fakte, jo trillime për qëllime politike. Për 20 vite në pushtet, BDI e ka shndërruar diskriminimin në standard institucional. Ja vetëm një shembull: Filharmonia e Maqedonisë së Veriut Të punësuar: 115 maqedonas (96%) 5 shqiptarë (4%) Këto janë të dhëna zyrtare dhe të verifikueshme, pasqyrë reale e neglizhencës dhe dështimit të qëllimshëm që i’u bë shqiptarëve për pazaret e ndyra korruptive, pa mos i’u bë vonë aspak për çështjen shqiptare. VLEN ka nisur ndryshimin…
Author: Hamdi Kumanova
Stadiumi i Gjenevës nuk do ta harrojë kurrë këtë moment: minuta e 92-të, Zvicra është një hap larg eliminimit, Finlanda në avantazh dhe ëndrra për çerekfinalet po shuhet. Por në atë moment, gjithçka ndryshoi falë një vajze 22-vjeçare me rrënjë shqiptare, Riola Xhemaili. Geraldine Reuteler dërgon një kros perfekt në zonë. Riola, që vetëm dhjetë minuta më parë ishte futur në lojë, gjendet aty ku duhet. Një prekje, një goditje e saktë dhe topi përfundon në rrjetë. 1:1 – dhe stadiumi shpërthen! Zvicra, për herë të parë në histori, kalon në çerekfinale të Kampionatit Evropian për femra. “Goli që do…
Sipas anketës më të fundit të realizuar nga MKD.mk në bashkëpunim me agjencinë “Market Vision”, qytetarë të Maqedonisë së Veriut vlerësojnë se vendi po ecën në drejtimin e duhur, edhe ate një pakicë prej 34,3% e të anketuarve, të cilët besojnë se gjërat në vend po lëvizin pozitivisht, që paraqet rritje prej 3 përqind krahasuar me muajin prill. Nga ana tjetër, 40,5% vlerësojnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar, përcjell INA. Sa i përket rejtingut të liderëve të partive politike, në bllokun maqedonas prinë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me 26.9%, ndërsa në bllokun politik shqiptar është kreu…
UNIBanka AD Shkup edhe këtë vit është pjesë e manifestimit kulturor më të rëndësishëm në vend, “Vera e Ohrit”. Si mbështetëse tradicionale e festivalit, Banka përsëri konfirmon përkushtimin e saj për të ndihmuar ngjarje kulturore të rëndësishme, duke besuar se kultura është zemra e çdo shoqërie, dhe arti është gjuha që i lidh të gjitha brezat. Edicioni i 65-të i festivalit tradicionalisht fillon më 12 korrik dhe zgjat deri më 20 gusht. Këtë vit, me një program festiv të pasur, ofron 29 ngjarje muzikore dhe shfaqje të më shumë se 300 artistëve nga SHBA, Kina dhe Europa. Nën moton “Arti…
Vetëm në 10% të plazheve në Strugë dhe Ohër ka shpëtimtarë, gjë që e bën situatën më se shqetësuese. Në prag të fillimit të sezonit turistik, vetëm në një nga 15 plazhe në Strugë ka shpëtimtarë, ndërsa në Ohër në 11 nga 38 plazhe. Kjo do të thotë se jo të gjithë ata që menaxhojnë me plazhet i respektojnë obligimet ligjore, ndërsa askush nga autoritetet kompetente nuk ndërmerr asgjë për t’i sanksionuar, megjithëse kjo situatë përsëritet çdo verë. “Duhet të theksohet qartë për ato vende për not dhe plazhe që nuk janë të sigurta dhe që nuk kanë krijuar kushte…
Vërtetimin për adresën e banimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, qytetarët tani mund ta nxjerrin edhe në mënyrë elektronike. Shërbimi i ri digjital, është bërë i qasshëm në kuadër të platformës për shërbime elektronike. Megjithatë, për të realizuar shërbimin, qytetarët fillimisht duhet të krijojnë profil me të dhënat e tyre personale, apo të kenë llogari të Drejtorisë për të Ardhura Publike. Më pas, për shërbimin në fjalë mund të aplikojnë duke ndjekur disa hapa. Fillimisht, duhet klikuar në apliko, ndërsa më pas sistemi vetë i gjeneron të dhënat personale të qytetarit të cilat do të përdoret në kërkesën online.…
Kuvendi gjatë ditës së djeshme miratoi tre ligje reformuese për administratën publike, të cilat premtohen që prej kohës së qeverisë paraprake. Dy prej tyre janë plotësim të ligjeve ekzistuese, respektivisht atij për nëpunësit administrativ dhe të punësuarit në sektorin publik. Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, thekson që qëllimi i tyre është departizimi i administratës, punësimi nëpërmjet meritave dhe shtrëngimi i masave ndëshkuese për administratorët që nuk ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët. “Ligji për të Punësuarit në Sektorin Publik sjellë, procedurë të qartë dhe objektive për punësim, të bazuar në merita dhe kompetenca dhe jo në lidhje dhe ndikime partiake.…
Sot e shënojmë fillimin e një investimi të ri. Por më shumë se kaq, sot po vendosim edhe një themel të ri të besimit ekonomik. Sinjal i qartë se kur institucionet janë të përkushtuara, suksesi vjen në mënyrë të pashmangshme. Kompania “Çagataj Kabllo” fillon me ndërtimin e një fabrike të re në kuadër të ZZHTI Shkup 1. Bëhet fjalë për investim me vlerë prej 6 milionë eurosh. Do të ndërtohet një objekt me sipërfaqe prej 10.000 metra katrorë dhe do të hapen deri në 200 vende të reja pune, ose gjithsej, siç theksoi edhe kryetari i Bordit Drejtues, do të…
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Shkupit për të thirrur ambasadorin bullgar Zhelasko Radukov në një takim protestues, duke e cilësuar këtë hap si “të papritur dhe të pajustifikuar”. Në një deklaratë zyrtare, MPJ e Bullgarisë shpreh habi që një veprim i tillë ndërmerret në një periudhë kur, sipas tyre, “përfaqësues të lartë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut kanë qenë të përfshirë në qëndrime dhe mesazhe të hapura armiqësore ndaj Bullgarisë”. Ambasadori Radukov, sipas deklaratës, ka vënë në pah “mungesën sistematike dhe të qëllimshme të respektit nga autoritetet maqedonase në deklaratat publike”,…
Ka ndërruar jetë personi ndaj të cilit është shtënë me armë zjarri sot në Batincë të Shkupi, përcjell TV21. Drejtori i Spitalit të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup, Nebojsha Nastov për TV21 tha se personi në fjalë ishte dërguar në spital i vdekur. Bëhet fjalë për 50-vjeçarin A.M., pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut. Paraprakisht, nga MPB njoftuan se rasti në Polici është raportuar rreth orës 10:15, dhe ka ndodhur në hyrje të fshatit Batincë, ku një person ka qëlluar ndaj një personi tjetër.
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin të thellë për realizimin sistematik të një plani të përbashkët të dy partive maqedonase, të ndërmjetësuar nga oligarkia, që ka për qëllim vendosjen e shqiptarëve në margjinat e të gjitha proceseve politike, shoqërore dhe ekonomike në vend. Rasti i fundit në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut, ku nga 18 të punësuar, në gjashtë muajt e fundit, vetëm një është shqiptar, edhe pse institucioni udhëhiqet nga një shqiptar, është dëshmi e qartë se ky plan realizohet me metoda të sofistikuara diskriminimi, madje edhe aty ku simbolikisht përfshihen shqiptarët në pozita udhëheqëse. Kjo strategji antishqiptare po…
Pas 40 vjetësh të konfliktit kundër shtetit turk, grupi militant Partia Popullore e Kurdistanit (PKK) do të mbajë një ceremoni të premten për të shënuar hapin e parë drejt dorëzimit të armëve. Procesi i çarmatimit do të nisë nën masa të rrepta të sigurisë dhe pritet të zgjasë gjithë verën. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka përshëndetur këtë veprim duke e përshkruar si “shkatërrim total dhe hedhje tutje të prangave të përgjakshme që iu vunë këmbëve të vendit tonë”. Rreth 40.000 njerëz janë vrarë prej nisjes së konfliktit, ndërsa PKK-ja konsiderohet grup terrorist në Turqi, Shtetet e Bashkuara, Mbretëri…

