Një incident i armatosur është regjistruar para disa minutave në fshatin Batincë të Shkupit. Sipas informacioneve të para të siguruara në rrugë jo zyrtare, bëhet fjalë për plagosje me armë zjarri. Alsat ka arritur të mëson identitetin e dorasit (M.XH) dhe viktimës. (A.M) i cili për momentin ndodhet në Spitalin e Qytetit në Shkup. Për më shumë informacione dhe mbi motivet e incidentit të armatosur, gjatë ditët pritet që policia të dalë me versionin zyrtarë./Alsat.mk
Author: Hamdi Kumanova
Futbollisti Enis Bardhi është në rrugën e duhur për të zgjidhur të gjitha dilemat rreth të ardhmes së tij dhe për të nënshkruar kontratë me një klub të ri pas largimit nga Bodrumspor. Klubet nga Spanja dhe Italia ishin të interesuara për shërbimet e kapitenit të kombëtares së Maqedonisë së Veriut, por informacionet e fundit bëjnë të ditur se Bardhi do të qëndrojë në Turqi dhe pritet të veshë fanellën e Konyasporit. Ky klub ka kohë që negocion me futbollistin shqiptar, ku raportohet se janë shumë afër marrëveshjes. Mediat turke njoftojnë se Bardhi do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Konyasporin,…
Në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet vazhdon sot debati i amendamentit për ribalancin e Buxhetit. Sipas informacioneve të publiikuara në ueb-faqen e shtëpisë ligjvënëse, seanca duhet të fillojë në orën 12:30. Në seancë të Komisionit dje, grupet e deputetëve të LSDM-së dhe kolaicionit VLEN i tërhoqën amendamentet e parashtruara rreth ribalancit të Buxjhetot, kështu që nga mbi 200 amendanente të parashtruara, mbeten edhe 30 Tërheqja e 142 amendamenteve të mbetura të paraqitura u njoftua në seancë nga koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, i cili njoftoi se do të paraqesin dy amendamente të reja të komisionit që…
Më datë 10.07.2025 në orën 13:20 në fshatin Sellcë të Tetovës, D.A. (68) nga fshati Sellcë zyrtarëve të policisë së SPB Tetovë, u ka raportuar se në periudhën kohore nga 09.07.2025 nga ora 19:00 deri në momentin e njoftimit, një kafshë e egër, me shumë gjasa një ari, i ka mbytur kalin, i cili ndodhej në stallë.
Petar Bogojeski Ndërhyrja shqiptare në mosmarrëveshjen maqedono-bullgare është njësoj si ndërhyrja maqedonase në një mosmarrëveshje shqiptaro-kosovare! Ky është problemi ynë “familjar”, ashtu siç është edhe ai tjetri problemi juaj “familjar”! Këtë e shkruaj që fqinjët shqiptarë ta kuptojnë pse aq shumë zemërohemi me komentet e tyre rreth problemit aktual me Bullgarinë – veçanërisht me komentet e politikanëve të tyre. Ne kemi një grindje të vjetër familjare midis maqedonasve të Maqedonisë dhe maqedonasve të Bullgarisë. Këtu, bullgarët etnikë nuk kanë shumë faj! Këtë grindje na e ka shkaktuar Rusia dhe ajo zgjat tashmë prej dy shekujsh! Këshilla ime vëllazërore për shqiptarët:…
Interesi për shërbimet e Kristjan Asllanit është konkret nga ana e Real Betis dhe një fakt të tillë e konfirmojnë edhe takimet që kanë mbajtur ditën e djeshme të dy klubet në Milano. Interi nuk do të ishte kundër shitjes së shqiptarit, por i ka bërë me dije ekipit spanjoll se një marrëveshje mund të gjendet vetëm nëse do të kishtë një transferim definitiv. Në këtë marrëveshje do të ketë shumë rëndësi edhe vullneti i lojtarit. Nëse Asllani do të pëlqente La Liga-n si hap të radhës në karrierë atëherë Real Betis do të ishte gati që të niste një…
Juventus është gati të pranojë një ofertë të mirë financiare për Nico Gonzalez dhe të lirojë anësorin argjentinas. Shifra që konsiderohet e arsyeshme për shitjen e tij është rreth 30 milionë euro. Kjo do t’u jepte mundësi bardhezinjve për të rritur fondet e tyre për lëvizjet e ardhshme të tregut të transferimeve. Sipas “Tuttosport”, klubi është duke pritur oferta konkrete nga klubet saudite, të cilat vazhdojnë ta monitorojnë nga afër lojtarin. Marrëdhënia e Nico Gonzales me Juventus duket se po i afrohet fundit, pasi 27-vjeçari, që ka një kontratë deri në vitin 2029 me Juventus (5 gola në 38 ndeshje…
Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga sot përmes një postimi ka kujtuar 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të Nuri Mazarit, shkruan Top24 Sot, në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me respekt të thellë Nuri Mazarin – një emër që zë vend të veçantë në historinë më të re të përpjekjeve tona kombëtare. Në jetë dhe në angazhim, Nuri Mazari ishte shembull i përkushtimit qytetar dhe kombëtar. I qetë në fjalë, por i palëkundur në parime; i thjeshtë në sjellje, por i madh në ideale. Ai dha gjithçka për të drejtat e shqiptarëve dhe për lirinë e popullit tonë.…
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme ka thirrë ambasadorin bullgar në Maqedoninë e Veriut, Zhelasko Radukov, për t’i dhënë protestë zyrtare si përgjigje të deklaratave të ministrit të Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Ministri i Jashtëm bullgar Georgiev në një paraqitjeje televizive në televizionin bullgar BTV theksoi se duke hequr “gjuhën dhe identitetin maqedonas” nga raporti mbi Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian (PE), ata arritën të parandalonin përdorimin e PE për propagandën politike të brendshme të, siç e quajti ai, kryeministrit “maqedonas verior”. “Protesta zyrtare iu përcoll ambasadorit të Republikës së Bullgarisë në vend dhe u vu…
Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale vrasje në tentativë, respektivisht për shkelje të nenit 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal. Nga Prokuroria njoftojnë se kanë propozuar që të njëjtit t’i caktohet masa e paraburgimit. “I dyshuari, një 42-vjeçar nga Manastiri, dje në “Tregun e Ri” në Manastir ka tentuar t’i marrë jetën një personi. Ai iu afrua të dëmtuarit nga pas, në momentin kur ai po rregullonte mallin në tezgë, dhe e sulmoi me një thikë kuzhine,…
Prokuroria Themelore Publike e Manastirit lëshoi një Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi për vepër penale – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 (tentativë) të Kodit Penal. I dyshuari, një burrë 42-vjeçar nga Manastiri, u përpoq të vriste një person dje në “Tregun e Ri” në Manastir. Ai iu afrua nga prapa ndërsa i dëmtuari po rregullonte mallra në banak dhe e sulmoi me thikë kuzhine, duke i shkaktuar dy goditje dhe plagë thike në shpinë. “Meqenëse ekzistojnë rrethana të veçanta që justifikojnë frikën se i dyshuari, nëse lirohet, do të pengojë…
Nëpunësit e policisë dje orën 21.00 në afërsi të një pompe benzine në Tetovë e privuan nga liria74 vjeçarin S.S. nga f. Reçicë e Vogël. Ai rreth orës 20 në arrën e tij në Tetovë ka kryer punë bujqësore dhe në atë rast në tre vende në arrë i ka vënë flakën barit të thatë dhe mbeturinave. “Menjëherë pas pranimit të denoncimit, nëpunësit policorë shkuan në vendngjarje dhe e privuan nga liria S.S., ndërsa zjarri u shua nga ana e NJTZ Tetovë. S.S. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim penal…

