Author: Hamdi Kumanova

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur shqetësim të thellë për mungesën e përfaqësimit të shqiptarëve në garën për Guvernator të ri të Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, zgjedhje që pritet të ndodhë më 21 maj, transmeton Flaka Sipas kësaj partie, në listën e ngushtë prej katër kandidatësh, nuk përfshihet asnjë shqiptar, çka sipas tyre nuk pasqyron aspak karakterin multietnik të shtetit. Ata theksojnë se kjo pozitë po trajtohet si pronë ekskluzive e maqedonasve etnikë, ndërsa askush nga strukturat politike dhe institucionale – përfshirë Qeverinë dhe Presidenten – nuk ka ngritur zërin për këtë çështje. BDI kritikon faktin që as…

Lexo më Shumë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën e RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi. Lidhja Auto-moto e Maqedonisë rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan –…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri kanë përfunduar, dhe fituesi është sërish kryeministri aktual Edi Rama. Me këtë fitore, Rama siguron një tjetër mandat në krye të qeverisë, duke konsoliduar më tej pushtetin e tij politik në vend. Megjithëse fitorja është pranuar zyrtarisht, mënyra se si ajo u arrit vazhdon të mbetet subjekt diskutimesh, dhe shumë vëzhgues ngrenë pikëpyetje mbi procesin zgjedhor dhe ndikimin e tij. Profesori Binak Maxharraj, ka thënë se vetëm ai e di si ka fituar dhe çfarë ka bërë. Postimi i plotë: FITOI RAMA Në Shqipëri përfunduan zgjedhjet parlementare. Fitoi kryeministri i deritashëm…

Lexo më Shumë

Qarku i Fierit po mban të mbërthyer opinionin publik në ditën e katërt të numërimit të votave. Kjo për shkak se Partia Socialiste e cila ka marrë 12 mandate, po lufton për çdo votë me koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, e cila pretendon një mandat. Nga numërimi i 587 kutive dhe 16 mijë zarfeve të diasporës (gjithsej janë 26 mijë), PS-ja kryeson qarkun me 107602 vota, ose 63.14 %, ndërsa PD-ja ka marrë 41883 vota, ose 24.58 %. Por performanca e mirë e koalicionit të drejtuar nga Adriatik Lapaj veçanërisht në Diasporë, ka bërë që kjo forcë politike të…

Lexo më Shumë

Presidentja Vjosa Osmani, sot do të pres në takime konsultative partitë politike, në funksion të përpjekjeve për zhbllokimin e situatës në Kuvend. Klankosova.tv ka mësuar se takimi me partitë shumicë mbahet me fillim nga ora 13:00, ndërkaq takimi me partitë joshumicë mbahet me fillim nga ora 15:00. E ftesës të së parës së vendit, iu përgjigjen pozitivisht të gjitha subjektet politike. Sot, po ashtu Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për herë të 16-të, pasi 15 herët paraprake dështoi të arrinte konstituimin e tij.

Lexo më Shumë

Agim Aliçkaj ka reaguar ndaj reagimeve që dolën pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, në të cilën u përdor fjala “hajvan”, gjatë fushatës zgjedhore. Në një status të gjatë, ai e quan qëndrimin e disa anëtarëve të LDK-së si viktimizim qesharak me qëllim arsyetimi për dështimet e brendshme. Postimi i plotë: VIKTIMIZIM QESHARAK ME QËLLIM ARËSYETIMI PËR KEQVEPRIM Ëëë “na ka thonë Albini hajvana” … Thashë ta shoh video-klipin edhe njëherë si është puna. Po e citoj KM Albin Kurti gjatë kampanjës zgjedhore: “Thojshin se buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se bruto-produkti vendor. Hajvanat… Jepshin premtime…

Lexo më Shumë

Më 13.05.2025, në ora 22:30, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar V.A. (20) dhe E.E. (23) nga fshati Vaksincë, komuna e Likovës. Ata janë kapur në vendin e quajtur “Bunari i Sllupçanit”, në Likovë, gjatë blerjes së marihuanës, ndërsa personi që ua kishte shitur drogën kishte arritur të arratisej. Më pas, më 14.05.2025 në ora 00:30, pas masave të ndërmarra, është arrestuar edhe shitësi i dyshuar, A.M. (26) nga fshati Sllupçan, komuna e Likovës. Personat janë dërguar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngriten kallëzime përkatëse.

Lexo më Shumë

Prokuroria e Manastirit kërkon sërish nga gjykata të miratojë vendim për ngrirjen e 3 milionë eurove nga llogaria bankare e kompanisë RUD-KOP, për shkak të dyshimeve të bazuara se paratë janë siguruar në mënyrë joligjore në rastin e keqpërdorimeve në TEC Manastir. Kërkesa e Prokurorisë vjen pasi Gjykata në Manastir, duke vepruar në bazë të ankesës së kompanisë, zëvendësoi vendimin për ngrirjen e parave, me masën tjetër – ndalesë për të përdorur dhe shitur patundshmëri dhe automjete, në pronësi të kompanisë. Por me këtë vendim, prokuroria konsideron se rrezikohet kthimi i parave të përfituara në mënyrë joligjore nëse vërtetohet vepra…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristian Mickoski sot duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve tha se në periudhën që vijon do të emërohen emra të rinj në vendin e Aleancës për Shqiptarët, krah i Arben Taravarit, të cilët dolën nga koalicioni qeveritar. “Në mbledhjen e rregullt të Komitetit Ekzekutiv mbrëmë, diskutuam situatën aktuale ekonomike dhe politike në vend. Pres t’ua paraqes propozimet për kandidatët për kryetar komune anëtarëve të KE-së deri në fund të muajit, dhe që andej do t’i kalohet Komitetit Qendror. Anëtarët e KE-së më kanë autorizuar që në periudhën e ardhshme të nominoj emra të rinj që do të zëvendësojnë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Mickoski paralajmëroi se nëse deri në fund të muajit analizat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inspektoratit të Tregut, tregojnë rritje enorme të çmimeve të produkteve bazë në treg, masa e ngrirjes së marzhës mund të rikthehet dhe të vlejnë deri në fund të vitit. “Bisedova me ministrin para dy ditësh kur edhe kishim mbledhje, më tregoi numra dhe nuk kamë informatë se ajo po ndodhë, por nëse ndodhë ajo deri në fund të muajit, menjëherë do të ndërmerren masa të cilat do të zgjasin deri në fund të vitit. E treguam qartë se truqe të tilla nuk do të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi njofton se sot ka pritur deputeten speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce. “Kisha kënaqësinë e veçantë të pres sot në Kuvend, deputeten speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce. Konfirmuam marrëdhëniet e gjata bilaterale dhe partneritetin e besueshëm në NATO, si dhe theksuam se mbetemi të përkushtuar për të thelluar këto lidhje. E informova për objektivat dhe sfidat tona në procesin integrues, ndërkaq Pierce ofroi mbështetjen e parezervë të Mbretërisë së Bashkuar në rrugën tonë reformuese. Diskutuam mbi përvojat e deritanishme dhe mundësitë e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami tha se nuk kanë biseduar me Kryeministrin për rikonstruktim të qeverisë, pas daljes së Arben Taravarit nga koalicioni qeveritar. “Nuk ka bisedime për këmbim të ministrive. Kam dhënë një deklaratë se një nga shkaqet pse kemi marrë Ministrinë e Shëndetësisë ka qenë se drejtpërsëdrejti e ka kërkuar Arben Taravari që ai vetë të jetë ministër. Unë e dhashë si mundësi se nëse do ketë nga VLEN ndonjë kombinatorik tjetër për ndonjë kuadër tjetër që është më i rëndësishëm do ta bisedojmë me qeverinë që të ketë rokad.…

Lexo më Shumë