“Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, tentativa për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, e bërë pa konsultim me OSBE-ODIHR dhe pa përfshirjen e deputetëve të Aleancës Kombëtare për Integrim në një proces të hapur e gjithëpërfshirës, nuk kaloi falë shumicës së dyfishtë – Badenterit.
Ky rezultat është një fitore e parimeve demokratike dhe e respektimit të zërit të qytetarëve, sepse ligjet që prekin drejtpërdrejt të ardhmen e vendit dhe proceset zgjedhore duhet të hartohen me transparencë, konsensus dhe respekt për standardet ndërkombëtare. Përpjekjet e partive të VLEN, të cilat sot mbajnë pushtet pa legjitimitet etnik në një qeveri antishqiptare, nuk mund të cenojnë të drejtat dhe përfaqësimin e barabartë të shqiptarëve.
Ne do të mbetemi të vendosur që çdo ndryshim ligjor të jetë në funksion të demokracisë, barazisë dhe përfaqësimit të drejtë të të gjithë komuniteteve në vend” ka shkruar Blerim Bexheti.
Data 11.11.2026
Aktuale
- Ky aparat në kuzhinë harxhon rrymë edhe kur nuk e përdorni
- Vrasja e Arlinda Zekajt: Dëshmitarët intervistohen javën e ardhshme
- Shqipëria ndër tregjet më të shtrenjta të energjisë në rajon, çmimi 14% më i lartë se në Greqi
- Filipçe: Pensionistët të shpjegojnë pse lejohen të marrin vetëm 10,000 denarë nga kursimet e tyre
- Koreja e Veriut teston një sistem të ri armësh, synon ta vendosë në përdorim në marinën ushtarake vitin e ardhshëm
- Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës
- Në Kuvend debat mbikëqyrës për “ALTA Bankën”
- Tufa qensh në rrugët e Shkupit, qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve



