Ukraina njoftoi se dy agjentë që punonin për Rusinë janë vrarë, pas vrasjes së një oficeri të lartë të inteligjencës ukrainase të enjten. Kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), Vasyl Malyuk, deklaroi në një video se dy agjentët që punonin për shërbimin rus të sigurisë, FSB, u lokalizuan dhe “likuiduan” pasi i rezistuan arrestimit të dielën në mëngjes. Ky incident ndodhi pas vrasjes së kolonelit Ivan Voronych, i cili u qëllua disa herë në një parking në Kiev gjatë mesditës. Sulmuesi i paidentifikuar u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia kombëtare ukrainase njoftoi se dy agjentët e…
Author: Hamdi Kumanova
Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me autoblinda amerikanë. Nga informacionet brenda Ministrisë së Mbrojtjes mësohet se autoblindat amerikanë janë donacion nga ShBA-ja për ushtrinë e Kosovës. Gjithashtu, një pjesë e tyre Tëvë1 mëson se kanë arritur në bazat e FSK-së, kurse edhe shumë të tjerë pritet të arrijnë gjatë ditëve në vijim. Donacioni që ka ardhur shihet edhe përmes videove të cilat janë publikuar në rrjete sociale, ku shihet që autoblindat amerikanë barten drejt kazermës ushtarake. Tëvë1 ka dërguar pyetje në Ministrin e Mbrojtjes për të kërkuar më shumë detaje dhe është në pritje të përgjigjes.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të dërgojë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë – me shumë gjasë përmes Bashkimit Evropian – ndërkohë që Kievi, Moska dhe e gjithë bota presin një “deklaratë të rëndësishme” nga ai, në lidhje me luftën. Duke folur për gazetarët në një bazë ushtarake amerikane pranë Uashingtonit, Trump nuk dha detaje për dërgesat e planifikuara të sistemeve Patriot në Kiev. “Ne do t’u dërgojmë atyre sisteme Patriot, të cilat u nevojiten aq shumë, sepse [presidenti rus, Vladimir] Putin me të vërtetë i habiti shumë njerëz. Ai flet mirë dhe…
Këtë vit, manifestimi shtetëror “Vera e Ohrit”, i financuar nga institucionet publike të vendit, po zhvillohet pa asnjë përfaqësim të kulturës shqiptare në programin zyrtar. Në një shtet ku shqiptarët përbëjnë një pjesë të rëndësishme të popullsisë dhe të jetës kulturore, përjashtimi i plotë i çdo elementi shqiptar nga një festival kombëtar është i papranueshëm dhe shqetësues. Programi zyrtar i “Verës së Ohrit” përfshin koncerte, shfaqje teatrore dhe mbrëmje të veçanta kushtuar kulturave evropiane, por asnjë ngjarje muzikore, teatrale apo ekspozitë nuk përfaqëson trashëgiminë e pasur kulturore shqiptare. Kjo heshtje kulturore është në vetvete një mesazh përjashtues dhe dëshmi se…
Ashtu siç u lajmërua, nga sot do të nisë zbatimi i urdhrit të prerë nga Kryeministri Edi Rama për ndëshkimin e të gjithë atyre që tregtojnë mallra pa fatura tatimore. Duke nisur nga ata që tregtojnë qumësht në rrugë. Bëhet fjalë për një aksion të përqendruar në tregjet e produkteve ushqimore, kryesisht të mishit dhe bulmetit, ku është konstatuar se informaliteti vazhdon të jetë në nivele të larta, duke dëmtuar konkurrencën e ndershme, sigurinë ushqimore dhe të ardhurat publike. Urdhri i Kryeministrit është pasuar me një paralajmërim të qartë dhe të fortë nga ministri i Financave, Petrit Malaj dhe ajo…
Në orën 09:00, sot pritet të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. Ditë më parë, Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar vlerësimin psikiatrik ndaj Naim Murselit, i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës. Në raport theksohet se “tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”. Gjithashtu, ekspertët nuk kanë gjetur asnjë shenjë të abuzimit me substanca narkotike apo alkool,…
Administratori i një subjekti në Voskopojë ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi dyshohet se kishte ndërtuar pa leje disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë–Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës. Gjithashtu, janë proceduar penalisht shtetasit I. L., 54 vjeç dhe E. K., 36 vjeç, me detyrë Kryeinspektor dhe Inspektor në IMT-në e Bashkisë Korçë, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollet përkatëse dhe duke mos njoftuar Policinë në kohën e duhur. Ndërkohë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka nisur ecuria e rëndë disiplinore për Inspektor…
Tre shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar sot në Shqipëri. Policia e Shtetit bën me dije se bëhet fjalë për 3 shtetas të ekstraduar nga Greqia, Belgjika dhe Serbia. Mësohet se shqiptarët e ekstraduar nga Athina, Brukseli dhe Beogradi janë Mikel Hoxha alias Mikel Papa, Armando Gropa dhe Suard Onuzi. Njoftimi i policisë Policia e Shtetit bën me dije se bëhet fjalë për 3 shtetas të ekstraduar nga Greqia, Belgjika dhe Serbia. Finalizimi i procedurave të ekstradimit, rezultat i bashkëpunimit konsistent të shërbimeve të Interpol Tiranës, me homologët në Athinë, Bruksel dhe Beograd. Konkretisht, u ekstraduan në Shqipëri,…
Kryeministri Hristijan Mickoski bëri një krahasim tjetër, duke akuzuar politikanët bullgarë për tendenca asimiluese ndaj popullit maqedonas, duke e krahasuar qasjen e tyre me atë të udhëheqjes ruse në Ukrainë. “Qëllimi i politikanëve bullgarë aspak nuk ndryshon nga qëllimi që e kanë drejtuesit rus në Ukrainë dhe ajo është përpjekja për asimilim të popullit maqedonas dhe një lloj inxhinieringu identitar, që është gjëja më e paktë që duhet të ndodhë në shekullin 21 në Evropë dhe në atë vend anëtar të BE-së që duhet të ndajë vlera evropiane”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër. Këto deklarata janë në vazhdën e përplasjeve të…
Më 12.07.2025, në SPB Manastir është raportuar se rreth orës 02:05 pas mesnate, një person i panjohur ka hedhur një mjet shpërthyes në rrugën “Ohridska” në Manastir, me ç’rast janë dëmtuar disa automjete të parkuara: “Volkswagen”, “BMW”, “Toyota”, “Kia”, “Renault”, “Matiz” dhe “Tico”, të gjitha me targa të Manastirit. Po ashtu janë dëmtuar edhe dritare dhe dyer të shtëpive përreth. Ekspertizën në vendngjarje e kanë kryer një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Manadtirit dhe një ekip i SPB Manastir. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Fondi për Sigurim Shëndetësor kthehet në konceptin e vjetër dhe atë nuk do ta drejtojnë dy drejtorë, por një. Siç është theksuar sot në konferencën për shtyp, FSHSH krahas drejtorëve do të ketë edhe zëvendës-drejtor. “Koncepti i organit drejtues prej dy drejtorëve, të cilët janë përgjegjës në mënyrë të barabartë për punën e Fondit ndërpritet dhe kthehet koncepti i drejtorit dhe zëvendës-drejtorit, që ka ekzistuar deri në vitin 2007”, theksoi drejtori i përgjithshëm i Fondit, Sasho Klekovski. Ai dhe drejtori i përgjithshëm Branko Axhigogov paraprakisht informuan për vendimet më të reja ligjore në lidhje me rritjen e numrit të përpjekjeve…
Më 11.07.2025 në orën 23:50, në rrugën “7-mi Septemvri” në Kavadar, oficerët e policisë arrestuan G.T. (49) nga Kavadari. Gjatë një kontrolli rrugor, u ndalua një automjet pasagjerësh “Mercedes” me targa të Kavadarit, i drejtuar nga G.T. dhe pas marrjes së masave, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht niveli i alkoolit në gjak ishte 1.74 promil. Ai gjithashtu e shtyu dorën e një zyrtari policor me qëllim që ta pengonte të kryente detyrat zyrtare. G.T. është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjeve, kundër tij do të ngrihet akuzë sipas…

