MPB njofton se me datë 16.05.2025 në ora 19.00 në SPB Tetovë, 59-vjeçari nga Tetova ka raportuar se personit V.K. (46), në prani të personit S.S.(47), të dy nga Tetova, gjatë vitit 2014 u ka marrë hua me kamatë në shumë prej 25.000 euro. Sipas raportit, pas kësaj, gjatë viteve të kaluara deri në raportim, i ka paguar gjithsej mbi 150.000 euro për kamatë dhe shlyerje borxhi, gjegjësisht pa pëlqimin e tij i janë shitur dy banesa, një në Tetovë dhe një në Ohër, të cilat i ka lënë peng me akt noterial për këmbim të borxhit. Po merren masa…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti rus Vladimir Putin ka ftuar të gjithë udhëheqësit dhe sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe në samitin e parë ruso-arab më 15 tetor, raportuan sot agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar një deklaratë të Kremlinit. “Jam i bindur se ky takim do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shumëplanësh midis vendeve tona dhe do të ndihmojë në gjetjen e mënyrave për të siguruar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut”, tha Putin në deklaratë, sipas agjencisë së lajmeve Interfax. Lidhja Arabe, një organizatë rajonale e shteteve arabe në Lindjen…
Katër deputetë nga Fronti Evropian do t’i bashkohen shumicës parlamentare, njoftoi zëvendëskryeministri i parë dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti në një intervistë për Alsat. “VLEN nuk do të mbetet me nëntë deputetë, as Fronti Europian me ata që i ka. Lëvizjet kanë filluar dhe mendoj se në ditët në vijim, veçanërisht javën tjetër, do të shihet se situata nuk është e tillë. Bisedimet nuk kanë mbaruar, ato janë në fazën përfundimtare, por unë konfirmoj se ka një numër që tashmë e kanë lënë Frontin dhe mbështesin shumicën”, tha Mexhiti, duke theksuar se bëhet fjalë për katër deputetë…
Mbrëmë, në një tubim madhështor në Haraçinë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmbylli takimet mobilizuese të partisë me një fjalim të mbushur me mesazhe të qarta për barazi, partneritet, dhe mbrojtje të themeleve të shtetit multietnik. Në një sallë të tejmbushur me qytetarë, familje dëshmorësh, invalidë lufte, bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionalë dhe strukturat e BDI-së, Ahmeti lëshoi sinjale të forta për ata që tentojnë ta kthejnë vendin prapa. “Ne nuk e marrim shtetin– ne e drejtojmë atë që na takon! Shqiptarët janë mbi 30%, jetojnë në kontinuitet në trojet e veta dhe janë pjesë e pandashme e shtetformësisë!”…
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda ka përcjellë sot një mesazh falënderues për efektivët e Policisë së Shtetit dhe qytetarët, për kontributin dhe mirëkuptimin e tyre gjatë tre eventeve shumë të rëndësishme për imazhin e vendit. Proda shpreh në mesazhin e tij, mirënjohjen dhe vlerësimin për angazhimin dhe përballimin me sukses të ngjarjeve më të rëndësishme për vendin tonë, si “Giro d’Italia”, zgjedhjet e 11 majit dhe Samiti VI i Komunitetit Politik Evropian. Mesazhi i plotë: “Të nderuar efektivë të Policisë së Shtetit, Dua t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë dhe vlerësimin maksimal për angazhimin…
Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet kanabis. Në pranga ka rënë një 34-vjeçar dhe një 27-vjeçar. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit: 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabisi; Dhe shtetasi 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabisi”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Qikatovë të Komunës së Drenasit, ku një tren është përplasur me një veturë. Sipas pamjeve të siguruara nga media, vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Detaje tjera nuk u japen.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Ballaban të Prishtinës. Rasti ka ndodhur më 4 maj. “Fshati Ballaban, Prishtinë 04.05.2025-21:09. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana ende të pa njohur nga zjarri është përfshirë shtëpia e tij”, thuhet në raport. Rasti është duke u hetuar.
Policia ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur në një familje në Suharekë. Në njoftim thuhet se një burrë ka sulmuar fizikisht djalin e tij. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht djalin e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.
Glen Rogers, i njohur si “Vrasësi Kazanova”, ekzekutohet me injeksion vdekjeprurës në Florida. Rogers 62-vjeçar u ekzekutua mbrëmjen e kaluar me injeksion vdekjeprurës në burgun shtetëror të Floridës, pranë qytetit Starke, pas gati tri dekadash të kaluara në radhën e të dënuarve me vdekje. Pak çaste para ekzekutimit, Rogers tha gjashtë fjalë të drejtuara presidentit amerikan, Donald Trump. “President Trump, vazhdo ta bësh Amerikën të madhe.” Pastaj shtoi “Jam gati të shkoj’”, shkruan nbcnews. Rogers ishte dënuar me vdekje për vrasjen e Tina Marie Cribbs, një nënë 34-vjeçare e dy fëmijëve, trupi i së cilës u gjet në një dhomë…
Samiti i “Komunitetit Politik Europian” të premten në mbrëmje (16.05.2025) përfundoi sipas planit pa vendime. Eshtë hera e gjashtë, që 47 vendet europiane mblidhen në një samit të tillë në këtë konstelacion, ku në fokus janë konsultimet dhe shkëmbimet e mendimeve. Shqipëria është vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që organizoi dhe mikpriti pjesëmarrësit e këtij samiti. Krahas 27 vendeve të BE-së janë përfshirë në këtë format konsultimesh edhe vende të tjera europiane si dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar. Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj ishte të premten në Tiranë. Në mënyrë eksplicite Rusia nuk ishte…
Brazili, eksportuesi më i madh i shpendëve në botë, konfirmoi shpërthimin e parë të gripit të shpendëve në një fermë komerciale të premten, duke shkaktuar një ndalim të dërgesave në Kinë dhe duke rritur mundësinë e kufizimeve nga partnerë të tjerë tregtarë. Brazili eksportoi mish pule me vlerë 10 miliardë dollarë në vitin 2024, duke përbërë rreth 35 përqind të tregtisë globale. Pjesa më e madhe e kësaj vlere erdhi nga përpunuesit e mishit BRF dhe JBS, të cilët dërgojnë në rreth 150 vende. Kina, Japonia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, janë ndër destinacionet kryesore…

