Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Punëve të Brendshme informon se brenda një muaji, respektivisht nga 01.01.2026 deri më 31.01.2026, Policia ka kryer kontrolle trafiku në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të ndëshkuar drejtuesit e automjeteve që nuk i përmbushin kushtet e përcaktuara për errësimin e xhamave të automjeteve. Janë dënuar 101 shoferë. “Gjatë kontrolleve janë ndëshkuar 101 pjesëmarrës në trafik. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur aktet përkatëse. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat dhe ligjet e trafikut, për të kontribuar së bashku në rrugë…

Lexo më Shumë

I ftuar në emisionin “Kontrolli me Landov” ishte gjeneral majori Zoran Jovanovski-Çelik, drejtor i Burgut të Idrizovë. Ai foli hapur për kushtet e këqija në burg, megjithëse theksoi se ka pasur përmirësime të caktuara. Sipas tij, drejtoria ka kërkuar fonde nga autoritetet gjatë tre viteve të fundit, por pa hasur në mirëkuptim. “Çfarëdo që na japin, atë e shpenzojmë. Për vitin 2026 nuk ka buxhet. Nuk turpërohem që jam drejtor i një institucioni të tillë, por së shpejti do të largohem,” deklaroi Jovanovski. Ai pohon se administrata ka kontroll mbi burgun, por pranon se ka raste të abuzimeve mes të…

Lexo më Shumë

Eksportet e industrisë automobilistike të Turqisë kapërcyen 3 miliardë dollarë (rreth 2.59 miliardë euro) muajin e kaluar. Me këtë edhe është regjistruar performanca më e lartë ndonjëherë për muajin janar, sipas një raporti të publikuar të mërkurën, bazuar në të dhënat e Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM), shkruajnë mediat turke. Sipas tyre, sektori automobilistik turk e nisi fuqishëm vitin 2026, me eksporte që arritën në 3.06 miliardë dollarë (afërsisht 2.59 miliardë euro) gjatë muajit janar. Dhe kjo rritje i është atribuar rimëkëmbjes graduale të kërkesës globale dhe shtimit të porosive nga Evropa. Të dhënat tregojnë se industria automobilistike turke…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore e Pejës ka deklaruar se do të intervistojë mbi 200 komisionerë nën dyshimin për falsifikim të rezultateve zgjedhore të 28 dhjetorit. Ditën e djeshme janë intervistuar rreth 30 persona lidhur me dyshimet për manipulim me vota në Deçan dhe Junik, teksa për sot është paralajmëruar intervistimi i të tjerëve. Më pas do të vazhdohet me kryesuesit. Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, ka deklaruar se të gjithë po intervistohen në cilësinë e të dyshuarve. “Janë intervistuar deri me tani rreth 30 persona, kryesisht nga komuna e Deçanit dhe Junikut të cilët kanë qenë komisonerë, në cilësinë e personave…

Lexo më Shumë

Spanja në muajin mars do të zbresë në fushën e lojës kur do të luajë ‘Finalissima’ me Argjentinën në 27 mars, ndërsa 3 ditë më pas La Roja do të luajë miqësoren e saj të parë në kuadër të përgatitjeve të Botërorit të SHBA, Kanada, Meksikë dhe përballë do të ketë Egjiptin e Mohamed Salah dhe arena e këtyre dy përballjeve do të jetë stadiumi Losail në Doha. Te ‘Finalissima’, Spanja si kampione e Evropës vjen në këtë përballje edhe si skuadra që kryeson klasifikimin e FIFA dhe me një bllok të njëjtësh lojtarësh që do të ketë edhe në…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se administrata e tij do të kërkojë 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Universiteti i Harvardit, pasi një raport i New York Times tha se kolegji kishte fituar disa lëshime në negociatat e vazhdueshme të zgjidhjes me qeverinë. “Tani po kërkojmë një miliard dollarë dëmshpërblim dhe nuk duam të kemi asnjë lidhje tjetër në të ardhmen me Universitetin e Harvardit”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Zyrtarët e Trump kanë akuzuar Harvardin dhe kolegje të tjera për promovimin e të ashtuquajturës ideologji “të zgjuar”, ndërsa nuk kanë arritur të mbrojnë mjaftueshëm…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku 22-vjeçarja, Ylenia Musella, u vra me thikë nga vëllai i saj, Giuseppe, në qytetin e Napolit. Sipas raportimeve, Ylenia humbi jetën pas plagëve që mori gjatë një debati me vëllain e saj, i cili e goditi në shpinë. Pas ngjarjes, 28 vjeçari Giuseppe u dorëzua vetë në polici dhe në dëshminë e tij deklaroi se konflikti kishte lindur pasi Ylenia kishte ngritur shumë zërin e muzikës, duke mos e lënë atë të flinte. Mediat italiane kanë publikuar gjithashtu një video të postuar në llogarinë e TikTok-ut të 22-vjeçares, ku ajo shihet duke…

Lexo më Shumë

Tymi i zjarreve në pyje vrau 24,100 amerikanë çdo vit midis viteve 2006 dhe 2020, sipas një studimi të publikuar të mërkurën, ku autorët e tij nënvizojnë nevojën për ndryshime urgjente në politikën klimatike të SHBA-së . ” Ky është një numër i madh”, tha për AFP-në Min Zhang, autori kryesor i studimit – i botuar në revistën Science Advances – dhe një studiues në Shkollën e Mjekësisë Mount Sinai në Nju Jork. Është një “problem shumë shqetësues i shëndetit publik”, shtoi ai. Për shkak të ndryshimeve klimatike, zjarret në pyje po bëhen gjithnjë e më masive, më të gjata…

Lexo më Shumë

Të paktën 17 të burgosur politikë u liruan të mërkurën si pjesë e një serie lirimesh të premtuara nga qeveria e përkohshme e Venezuelës nën presionin e SHBA-së pas operacionit ushtarak që çoi në kapjen e Presidentit Nicolas Maduro më 3 janar, tha dje një organizatë joqeveritare. OJQ-ja Foro Penal tha se kishte verifikuar 17 lirime të të burgosurve që i përshkroi si politikë dje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave të liruar që nga 8 janari në 367, tha drejtori i saj Alfredo Romero. Lirimet u kryen në katër burgje, në qytete pranë kryeqytetit Karakas, ndërsa numri…

Lexo më Shumë

Përmbytjet e shkaktuara nga Stuhia Leonardo , e cila goditi pjesë të Gadishullit Iberik dje të mërkurën, i morën jetën një burri gjashtëdhjetëvjeçar në Portugali , pasi u rrëmbye nga ujërat e rrëmbyeshme të një lumi ndërsa përpiqej të kalonte një zonë të përmbytur me makinën e tij, njoftuan shërbimet e emergjencës. Në një zonë të përmbytur “u gjet një automjet me një person në bord … kemi një person të vdekur”, tha një zëdhënës i mbrojtjes civile, duke shpjeguar se viktima u gjet pranë një dige në komunën e Serpës, në pjesën juglindore të territorit portugez.

Lexo më Shumë

I dërguari special i Bashkimit Evropian për sanksionet, David O’Sullivan, në prag të përvjetorit të katërt të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia deklaroi se sanksionet perëndimore kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në ekonominë ruse. O’Sullivan pranoi se sanksionet nuk janë “një zgjidhje e lehtë” dhe se ato gjithmonë përballen me përpjekje për anashkalim, por theksoi se pas katër vitesh efektet e tyre janë të dukshme. “Jam mjaft optimist. Mendoj se sanksionet kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në ekonominë ruse”, tha ai. Sipas tij, gjatë vitit 2026 Rusia mund të përballet me një situatë të…

Lexo më Shumë

Shqipëria renditet ndër vendet me barrën më të lartë të shpenzimeve direkte për shëndetin, duke dëshmuar gjithashtu dëshmon mungesë stabiliteti në mbrojtjen financiare që shteti u ofron familjeve për shërbimet bazë, sipas rezultateve të anketës “Securimetri 2025” nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. Sipas shifrave zyrtare të anketimit, rreth 57% e familjeve shqiptare deklarojnë se shpenzojnë midis 1% dhe 10% të të ardhurave të tyre totale për vizita mjekësore dhe barna. Ky grup përfaqëson shumicën dërrmuese të popullsisë dhe shënon nivelin më të lartë në të gjithë Ballkanin Perëndimor për këtë kategori. Ndërsa në vendet fqinje si Bosnja apo Serbia, një…

Lexo më Shumë