Author: Hamdi Kumanova

Gazetari Ferdinand Dervishi ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë në Lezhë, ku pjesëtarë të familjes së ish-deputetit Arben Ndoka, u përplasën me armë me nipin e Ardjan Nikulajt dhe një punonjës policie në berberhane, ku mbeti i plagosur edhe pronari i saj. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, ai deklaroi se policia është jashtë loje dhe nuk arrin të garantojë sigurinë për qytetarët, teksa shtoi se mënyra se si lëvizin njerëz të armatosur nëpër qytet ngjan me situatën e viti 1997. “Ngjarja e Lezhës të kujton se si ka funsksionuar Meksika e kohës së El Çapos apo Kolumbia e bandave të…

Lexo më Shumë

Davide Frattesi mbetet te Interi pavarësisht zërave të vazhdueshëm për largimin e tij dhe dëshirës për më shumë minuta loje. Kjo situatë, e cila ka zgjatur për një kohë të gjatë, e gjen mesfushorin ish-Sassuolo ende pjesë të skuadrës zikaltër, pavarësisht ofertave dhe interesit nga dhjetëra klube të tjera. Ai pritej të largohej verën e kaluar, veçanërisht nëse Simone Inzaghi do të kishte mbetur në stol, pasi Frattesi synonte të luante më shumë. Kjo ishte e kuptueshme, duke marrë parasysh minutazhin e pakët dhe aftësinë e tij për të ndikuar në lojë kur hynte si zëvendësues, siç dëshmuan golat kundër…

Lexo më Shumë

Europa duket se po i vlerëson talentet shqiptare, teksa po jep gjithnjë e më shumë karta blu, që është një leje pune dhe qëndrimi për persona me kualifikime të larta nga vendet jo anëtare të Bashkimit Europian (BE). Eurostat raportoi se që nga viti 2014 janë dhënë gjithsej 5405 karta blu për shtetasit shqiptarë. Rritja ka qenë e fortë nga viti 2019, kur nisi dhe një cikël masiv emigracioni, po këtë herë i personave me kualifikim të lartë. Në vitin 2023 u dhanë 825 karta, ndërsa në 2024-n, ra në 592. Në krahasim me vitet e mëparshme rritja është…

Lexo më Shumë

Kusari-Lila thotë se i kanë 65 vota për Qeverinë Kurti 3, nuk flet për President Mimoza Kusari-Lila e Alterantivës në kuadër të Vetëvendosjes ka thënë se i kanë 65 vota për të zgjedhur Qeverinë Kurti 3. Ajo qëndron e heshtur se si do të bëhet puna e presidentit të ri që duhet të votohet deri më 4 mars. “Ne jemi një grup parlamentar me 57 deputetë, dhe natyrisht me një bashkëpunim prej tetë deputetë nga grupi parlamentar i komuniteteve joshumicë joserbe, përfshirë edhe Rashiqin. Ne nuk jemi takuar ende bashkërisht për të diskutuar formën e votimit në grupin tonë parlamentar”,…

Lexo më Shumë

Dhuna që Serbia po ushtronte ndaj shqiptarëve të Kosovës në fillim të vitit 1999 po shkaktonte shqetësim të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Situata ishte e papranueshme për presidentin amerikan të kohës, Bill Clinton, i cili e konsideronte dhunën një kërcënim serioz jo vetëm për Kosovën, por edhe për stabilitetin e rajonit. Në këtë kontekst, Clinton nisi të diskutojë me aleatët e NATO-s mundësinë e ndërhyrjes në Kosovë. Fillimisht, ai ishte pro idesë që SHBA të dërgonte trupa në rajon, por vetëm në rast se dhuna do të ndalej dhe do të arrihej një marrëveshje e fuqishme paqësore,…

Lexo më Shumë

Moti i keq vazhdon të shkaktojë ndërprerje të udhëtimit në Gjermaninë verilindore . Aeroporti i Berlinit është mbyllur për shkak të borës dhe akullit, ndërsa shumë rrugë të qytetit janë të paarritshme. Një person vdiq pasi ra në një liqen të ngrirë. Pak para orës 21:00 aeroporti i Berlinit/Brandenburgut pezulloi operacionet, pasi ngritjet dhe uljet ishin të pamundura për shkak të ngricës së madhe. Problemet vazhduan gjatë gjithë ditës, me më shumë se 60 fluturime të anuluara deri në mesditë. Më parë, një burrë ra në liqenin e ngrirë Hallensee në Berlinin perëndimor dhe, megjithëse u shpëtua nga zjarrfikësit, vdiq…

Lexo më Shumë

Sindikata e të punësuarve në administratën gjyqësore dhe kryeministri Hristijan Mickoski, në takimin e zhvilluar në Qeveri, kanë përafruar qëndrimet lidhur me rritjen e pagave për një pjesë të administratës publike. Sipas Tërpe Deanoskit nga SPAGj, edhe pse jo plotësisht, është pranuar kërkesa e Sindikatës që të paguhen shtesat në paga për të punësuarit në administratë dhe në gjyqësor, me rritje prej 8 për qind. “Kjo do të thotë se gjykatat dhe prokuroritë duhet të nënshkruajnë marrëveshje kolektive individuale për ta përfituar këtë të drejtë. Teksti i këtyre marrëveshjeve do të përgatitet bashkërisht nga përfaqësuesit e sindikatës dhe të Qeverisë…

Lexo më Shumë

Në periudhën nga 26 janari deri më 1 shkurt është raportuar një rast vdekjeje i lidhur me gripin, njofton Instituti i Shëndetit Publik në raportin javor. Bëhet fjalë për një burrë 62-vjeçar nga Tetova, i cili ishte i shtruar në repartin infektiv të Spitalit Klinik të Tetovës. Tek personi i ndjerë janë konstatuar komorbiditete dhe ai nuk ishte i vaksinuar kundër gripit sezonal, ndërsa laboratorikisht është konfirmuar Influenza A. Gjatë sezonit të gripit, deri më tani janë regjistruar gjithsej katër persona të vdekur të lidhur me gripin. Në të njëjtën periudhë, në Maqedoninë e Veriut janë raportuar 1.498 raste të…

Lexo më Shumë

Profesori universitar i së drejtës kushtetuese, Prof. Dr. Jeton Shasivari, ka reaguar ashpër ndaj refuzimit të Ministrisë së Drejtësisë për të lejuar dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Në një opinion publik dhënë agjencisë së lajmeve INA, Shasivari e ka cilësuar përgjigjen e ministrit Igor Filkov si “njohje të cekët të materies” dhe “rrenë me bisht” pretendimin se ligji nuk e lejon përdorimin e gjuhës shqipe. Ligji nuk e ndalon, Ministri e bllokon me Rregullore Sipas Prof. Shasivarit, as Ligji i vitit 2019 dhe as Rregullorja aktuale nuk e përcaktojnë gjuhën maqedonase si të vetmen mënyrë për dhënien…

Lexo më Shumë

Më 04.02.2026, në ora 12:30, në DPB Gostivar, A.S. (37) nga fshati Reçan ka denoncuar se rreth orës 11:30, në rrugën “Major Çede Filipovski” në Gostivar, derisa ishte së bashku me nënën e saj, është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur (mashkull). Po ndërmerren masa për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se liderët e VLEN-it janë në komunikim të vazhdueshëm në lidhje me procesin e shndërrimit të koalicionit në një subjekt politik, përcjell TV21. Kasami tha se kanë pasur bisedime të vazhdueshme dhe se edhe një takim mes liderëve të VLEN-it do të ketë edhe gjatë kësaj jave. “Është një proces kompleks, në të cilin ne po bisedojmë së paku 1-2 herë në javë. Këtë javë kishim takimin e fundit dhe për…edhe brenda javës është paraparë takimi i radhës. Bisedohet edhe për çështjen e lidershipit por edhe për çështjen e strukturimit të VLEN-it…

Lexo më Shumë