Mbrëmë, derisa po mbahej seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, një pensionist vendosi të protestojë, duke shprehur pakënaqësinë për pensionin e ulët që e merr. Në mënyrë të heshtur ai është ulur para hyrjes së objektit dhe shihet i veshur me një bluzë me mbishkrimin: “43 vjet punë prej 2016 pensionin e kam të rritur për 37 euro ose 19% për 24h 8.60 cent”.
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohram Mamdani, ka bërë thirrje për një rritje të taksave me dy pikë përqindjeje për banorët e qytetit që fitojnë më shumë se 1 milion dollarë në vit, si dhe një rritje të normës së taksës mbi korporatat të shtetit, siç është propozuar gjatë fushatës së tij zgjedhore. Kryebashkiaku e bëri këtë deklaratë gjatë një fjalimi në seancën dëgjimore të buxhetit të Senatit të Shtetit të Nju Jorkut mbi buxhetin e vitit 2026. Sipas tij, deficiti buxhetor i qytetit u ul nga 12 miliardë dollarë në 7 miliardë dollarë falë politikave shtrënguese pa reduktuar…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet të presë udhëheqësit e Amerikës Latine në një samit në Miami të Floridës, të shtunën, më 7 mars, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për AFP të mërkurën. Burimi nuk dha detaje rreth samitit, i cili përfshin presidentët e Argjentinës, Paraguait, Bolivisë, El Salvadorit, Ekuadorit dhe Hondurasit, të cilët thuhet se kanë marrëdhënie të mira me republikanin. Takimi diplomatik vjen dy muaj pas operacionit ushtarak amerikan në Venezuelë më 3 janar që rezultoi në kapjen e Presidentit Nicolas Maduro, në mos asgjë tjetër një shfaqje force nga Uashingtoni. Samiti pritet të përqendrohet…
Nga LEDIA LLESHI “Kam le n’Elbasan më 8 mars 1902. Im at Emin Haxhiademi, aktiviteti patriotik, i të cilit fillon qysh më 1877 domethënë përpara Kongresit të Prizrenit, njihet si bashkëpunëtor i ngushtë e Kristoforidhit, dhe i dyti patriot mbas atij në vjetërsi në këtë qytet”. Kështu e nis jetëshkrimin e tij Et’hem Haxhiademi, dramaturgu i parë shqiptar, duke treguar fillimet e jetës së furishme, por gjithashtu edhe përcaktuese për veprën e mëvonshme. Teksa takon familjarët e mbetur të familjes Haxhiademi, një foto e njeriut që la gjurmë në letërsinë shqiptare të tërheq vëmendjen. Veshja europiane, qëndrimi stoik dhe sidomos…
Një 18-vjeçar është identifikuar si autor i dyshuari për të shtënat me armë që vranë tetë persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë në British Columbia të Kanadasë. Policia tha se Jesse Van Rootselaar u gjet i vdekur në vendngjarje nga një plagë me armë zjarri e shkaktuar vetë. Motivi i sulmit nuk dihet ende, raporton BBC. Gjashtë persona u vranë dhe të paktën 25 të tjerë u plagosën në shkollën e mesme Tumbler Ridge. Dy të tjerë u gjetën të vdekur në një shtëpi aty pranë. Autoritetet thanë se Van Rootselaar lindi si mashkull biologjik, por u identifikua si…
Autoambulanca e ndihmës së shpejtë u bllokua në dalje të Qendrës Klinike, si pasojë e kaosit të krijuar nga automjetet e parkuara anash rrugës. Pos autoambulancës edhe dhjetëra vetura që prisnin të dilnin nga kompleksi mbetën të ngujuara për minuta të tëra. Me vendimin e mbrëmshëm të Qeverisë, këto pamje pritet t’i takojnë historisë. “Në hapësirën që shihni prapa meje pritet të ndërtohen 500 vend parkime të reja. Kjo pasi qeveria mbrëmë dha dritë jeshile që të nënshkruhet marrëveshja midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qytetit të Shkupit. Kjo marrëveshje pritet ti jap fund kaosit me parkingun në kompleksin Nënë Tereza”,…
Ambasadori i Bashkimit Evropian ka porositur që çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe krahas asaj maqedonase të mos politizohet dhe të ketë dialog gjithëpërfshirës, raporton Portalb.mk. “Jemi në dijeni për këtë çështje, e cila ka marrë shumë vëmendje gjatë ditëve të fundit. Natyrisht, Kushtetuta dhe legjislacioni kombëtar duhet të shqyrtohen dhe, kur lindin çështje të tilla, është thelbësore të zhvillohet dialog gjithëpërfshirës me të gjitha palët e përfshira, mundësisht pa politizim”, tha Rokas. Çështja e provimit të jursprudencës në gjuhën shqipe po përcillet me bujë të madhe ditëve të fundit pasi 385 studentë shqiptarë nga tre fakultete të…
BDI sot ka kërkuar që të ndiqet penalisht ministri i Drejtësisë, Igor Filkov. Nga ate thonë se refuzimi për organizimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe nuk është më vetëm shkelje administrative. Në këtë fazë, kemi elementetë përgjegjësisë penale. “Pengimi i zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe personave përgjegjës përbën bazë përpërgjegjësi penale për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, sipas Kodit Penal, kur një zyrtar publik, me vetëdije, nuk zbaton ligjindhe u mohon qytetarëve një të drejtë të garantuar. Gjithashtu, mosveprimi i qëllimshëm për zbatimin e ligjit dhe krijimi…
MPB njofton se më datë Më 10.02.2026 në orën 10:40 në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 17-vjeçar nga fshati Banjicë e Epërme, rrethina e Gostivarit. Gjatë kontrollit në trafik, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve “BMW” me tabela kombëtare sllovake, të cilin ai e drejtonte, me ç’rast kanë konstatuar se e drejtonte pa leje drejtimi. Me urdhër të prokurorit publik, automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Ende pritet epilogu për tri kallëzimet penale që janë ngritur ndaj ish-kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari. Prokuroria Themelore Publike thotë se të gjitha rastet kundër Deharit janë në procedurë parahetimore. “Në të gjitha rastet veprohet me procedura parahetimore dhe prokurorët publikë nga Prokuroria Publike në Kërçovë lëshojnë urdhra për të ndërmarrë veprime”, thonë nga PTHP Kërçovë. Konkretisht, dy kallëzime penale janë ngritur kundër ish-kryetarit të komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, në vitin 2025. Njëri është për shpërdorim të detyrës dhe autorizimit, duke dëmtuar kështu buxhetin e komunës së Kërçovës për 64,000 euro, dhe i dyti është për shpërdorim…
Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka dorëzuar propozim për vazhdimin e afatit për legalizim të objekteve pa leje për të cilat kanë aplikuar në komunat përkatëse, të cilat i kanë ndërtuar para vitit 2011. Nga VMRO thonë se shumë qytetarë kanë ngelur pa status të rregulluar juridik për shkak pengesave dhe vonesave administrative ndërsa afati aktual është deri më 3 mars 2026. Ky propozim vjen me kërkesë të Bashkësisë së njësive të Vetëqeverisjes lokale. “Ne këtë nuk do ta lejojmë dhe për këtë shkak me këtë propozim e vazhdojmë afatin për pesë vite të tjera dhe kështu në vend 15 vjet,…
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov, sot njoftoi se nesër do të ketë bllokadë të Odës Ekonomike, Organizatës së Punëdhënësve dhe Konfederatës së Biznesit. Bllokada do të fillojë në orën 12:00 në kryqëzimin para Odës Ekonomike. “Të mos shqetësohen. Sërish do të jemi 21 përfaqësues të Sindikatës, aq sa nevojitet sipas minimumit ligjor për të dalë në rrugë dhe të bllokojmë. Para Odës Ekonomike, do të bllokojmë pronarët që kanë bllokuar punëtorët për 36 vjet. Pronarë që refuzuan të rrisin pagat e punëtorëve dhe pagën minimale deri në fund të vitit të kaluar, dhe që…

