Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti në emisionin “DIALOG TE LAJMI” foli edhe rreth kërkesës së studentëve shqiptarë që provimit i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe. Mexhiti tha se janë këtu për të gjetur zgjidhje. “Jemi për të krijuar zgjidhje në kuadër të ligjeve aktuale, apo me ndryshim të ligjit do të zgjidhet edhe kjo çështje. Ka frymë, ka energji dhe kapacitet brenda qeverisë për ta absolvuar edhe këtë problem në interes të studentëve shqiptarë”, tha Mexhiti. Sa u takon akuzave të nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani drejt përfaqësuesve të VLEN-it…
Author: Hamdi Kumanova
Kreu i lëvizjes Besa Bilall Kasami nuk deshi të komentoj deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski i cili u shpreh i prerë se ai është mandatar dhe se ai vendos për përbërjen e qeverisë, shkruan Alsat. Kasami sot para gazetarëve tha se nuk dëshiron të flasë për tema politike, sepse të njëjtat do të shqyrtohen në mbledhjen e sontme të partisë të paralajmëruar për në ora 19:00. “Atë që kisha ta them e thashë mbrëmë. Ndërkohë sot në mbrëmje do të kemi mbledhje të kryesisë dhe do t’i diskutojmë të gjitha çështjet”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa. /Alsat.mk
Partia në pushtet VMRO-PMNE sot lëshoi një deklaratë duke akuzuar Zoran Zaevin dhe Venko Filipçen se synojnë ta shndërrojnë Maqedoninë në një atraksion turistik global për kanabisin. Sipas partisë në pushtet, LSDM, e udhëhequr nga Zoran Zaev dhe Venko Filipçe, ka abuzuar me procesin e rregullimit të kanabisit mjekësor në Maqedoni. Partia thotë se në vitin 2020, Zaev dhe Filipce dolën me një plan për të nxjerrë fitime të mëdha nga biznesi i marijuanës dhe donin ta legalizonin plotësisht atë, por kjo, sipas VMRO-DPMNE, nuk funksionoi. “Kjo është arsyeja pse licencat për kultivimin e kanabisit mjekësor ishin të rezervuara ekskluzivisht…
Një 18-vjeçar është emëruar si i dyshuari për të shtënat që vranë tetë persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë në British Columbia, Kanada. Policia tha se Jesse Van Rootselaar u gjet i vdekur në vendngjarje nga një plagë me armë zjarri e shkaktuar vetë. Motivi i sulmit nuk dihet ende. Gjashtë persona u vranë dhe të paktën 25 të tjerë u plagosën në shkollën e mesme Tumbler Ridge. Dy të tjerë – nëna e të dyshuarit, 39 vjeç, dhe vëllai i njerkut, 11 vjeç – u gjetën të vdekur në një shtëpi aty pranë. Autoritetet thanë se Van Rootselaar lindi…
18-vjeçari S.S. është ndaluar pasi drejtoi makinën pa patentë shoferi dhe goditi për vdekje një grua në Kapishtec të Shkupit, më 9 janar. Avokatit Zvonko Davidoviq publikoi informacionin se S.S. u kap në Serbinë fqinje, në qytetin e Vranjës. “Personi do të ekstradohet nga Serbia në Maqedoni. Me shumë mundësi edhe babai i tij është ndaluar”, tha Davidoviq i cili është avokat mbrojtës i të afërmve që transportuan babanë dhe djalin përtej kufirit. “Unë besoj se klientët e mi nuk e dinin se po transportonin një autor të një krimi kaq të rëndë. Burri punon në Drejtorinë për Mbrojtje dhe…
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj kritikave dhe sulmeve të drejtuara ndaj ambasadorit të Shqipërisë në vend, duke i cilësuar ato si të koordinuara dhe të nxitura nga përfaqësues shqiptarë brenda Qeverisë që, sipas tij, janë të afërt me kryeministrin Hristijan Mickoski, shkruan gazeta KOHA. Sipas Osmanit, reagimet ndaj ambasadorit nisën menjëherë pasi ai filloi të flasë hapur për, siç i quan ai, politikat antishqiptare të ekzekutivit aktual. “Në momentin që ambasadori shqiptar filloi të flasë hapur për politikat antishqiptare të kësaj qeverie, nisi sulmi i koordinuar ndaj tij prej shqiptarëve të preferuar të Mickoskit…
Numri i përgjithshëm i turistëve në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar ishte për 6.0% më i lartë se në vitin 2024. Pati një rritje prej 10.3% tek turistët e huaj dhe një rënie prej 2.2% tek turistët vendas, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Megjithatë, numri i qëndrimeve me netë u rrit me 0.8%. Turistët vendas u ulën me 4.1%, ndërsa turistët e huaj u rritën me 6.4%. Në dhjetor 2025, nga numri i përgjithshëm i turistëve, 36.7% ishin vendas dhe 63.3% ishin turistë të huaj. Numri i qëndrimeve me netë në dhjetor 2025 ishte 112,001, nga të cilët 42.4%…
Atlético Madrid dhe Barcelona përballen në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit në një duel që rikthen kujtimet e sezonit të kaluar. “Los Colchoneros”, dhjetë herë fitues të këtij trofeu, kërkojnë rikthimin në lavdi pas një fillimi të lëkundur të vitit 2026, ku kanë fituar vetëm katër nga dhjetë ndeshje në të gjitha garat. Humbja 1-0 ndaj Real Betisit në fundjavë shtoi dyshimet, edhe pse pak ditë më parë e kishin mposhtur të njëjtin rival me rezultat të thellë 5-0 në kupë. Në shtëpi kanë pasur ndeshje me shumë gola, me dhjetë nga 14 të fundit që kanë përfunduar mbi 2.5…
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret themelimin e institucioneve të reja legjislative dhe ekzekutive, të dala nga zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, si një reflektim i qartë i funksionimit demokratik të vendit. Konstituimi i shpejtë i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe votimi i kabinetit të ri qeveritar, në përputhje me kuadrin kushtetues dhe ligjor, përbëjnë një tregues të rëndësishëm të pjekurisë politike dhe të konsolidimit institucional. Në këtë fazë të re të qeverisjes, Oda Amerikane thekson nevojën për një agjendë të qartë dhe të qëndrueshme reformash ekonomike, e cila do të adresonte sfidat strukturore dhe do të përshpejtonte rritjen…
Ministri i Jashtëm i Francës ka njoftuar prokurorët në lidhje me një diplomat francez të rangut të mesëm i cili kishte lidhje me Jeffrey Epstein dhe dyshohet se ka transferuar dokumente të Kombeve të Bashkuara te i dënuari për abuzim seksual. Emri i Fabrice Aidan shfaqet në më shumë se 200 dokumente të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, duke përfshirë emailet që ai i kishte dërguar Epsteinit midis viteve 2010 dhe 2016 nga llogaritë e tij personale dhe ato në OKB, raporton Reuters. Ministri i Jashtëm Jean-Noel Barrot ka thënë se ministria e tij kishte filluar hetimin…
Ekipi mbrojtës i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli do te vazhdojë edhe sot shpalosjen e deklaratës përmbyllëse. Gjatë ditë së djeshme, avokati Rodney Dixon ka thënë para trupit gjykues se “nuk ka as edhe një provë që dëshmon se Veseli ka kryer krime lufte”. Me tej, theksoi se ai nuk ka qenë i pranishëm në Kosovë për periudhë të gjatë kohore. Avokati Rodney Dixon tha dje se Kadri Veseli përmendet mbi 260 herë në dosjen përfundimtare të ZPS-së por në asnjë rast nuk argumentohet se klienti i tij ka kryer vepra për të cilat akuzohet.
Njëzet e pesë euro – kjo është gjoba që aktivisti opozitar dhe mësuesi pagoi, pasi “pa leje” e kishte mbuluar grafitin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” që ndodhet në oborrin e një shkolle fillore në juglindje të Serbisë, ku ai është i punësuar. Partia në pushtet në Serbi, Partia Progresive Serbe (SNS), e dënoi këtë veprim dhe i cilësoi aktivistët e Frontit të Gjelbër të Majtë (ZLF) nga Nishi, të cilët morën pjesë në largimin e grafitit, si “auto-shovinistë”. Slogani nacionalist “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” është shkruar në mbarë Serbinë, ndërsa aktivistët e shoqërisë civile i kanë…

