Author: Hamdi Kumanova

Prokuroria Themelore Publike e Strugës ka hapur procedurë për të hetuar shkaqet dhe krimet e mundshme të kryera kundër mjedisit dhe natyrës që ndërlidhen ndotjen enorme të ujit të pijshëm dhe nevojave themelore të jetesës në qytetin e Strugës. “Në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme është lëshuar një urdhër që policia të inspektojë një lokacion në fshatin Shum, ku ndodhen burimet nga të cilat furnizohet me ujë të pijshëm qyteti i Strugës. Gjatë inspektimit duhet të jenë të pranishme shërbimet kompetente të inspektimit në fushën e mjedisit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe Qendra e Shëndetit…

Lexo më Shumë

Një automjet i modelit “Fiat 500” është vandalizuar në një parking në lagjen Taftalixhe të Shkupit. Nga fotografitë që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet se makina është lyer me spraj, ku janë shkruar fjalë fyese e degjeneruese. Deri më tani, nuk ka informacione zyrtare mbi motivin e këtij akti apo për autorin e mundshëm të këtij dëmtimi.

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media thotë se Goce Naumovski, i cili është këshilltar i jashtëm i kryeministrit Mickoski për çështje ligjore, është propozuar për gjyqtar të ri kushtetues që pritet të votohet së shpejti. Nga LSDM thonë se Goce Naumovski është vëllai i ish-zëvendëskryeministrit për Integrimin Evropian nga VMRO-DPMNE, Vasko Naumovski, gjë që sipas LSDM-së, konfirmon edhe një herë marrëdhëniet dhe ndikimet politike. “Qeveria merr gjyqësorin dhe prokurorinë nën kontrollin e saj të plotë. Ata ndryshuan prokurorin publik dhe zgjedhjen e planifikuar të një prokurori nën kontrollin e tyre. Ata emëruan gruan e një kryetari komune…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kanë arritur Marrëveshje kornizë për tregti reciproke, korrekte dhe të balancuar për përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike, që do t’u sigurojë eksportuesve të dy vendeve qasje më të gjerë deri te tregjet e të tjerëve, publikoi mbrëmë Shtëpia e Bardhë. “Marrëveshja do t’i përforcojë marrëdhëniet tona tregtare, do t’i mbështesë interesat e përbashkëta strategjike, do ta promovojë rritjen ekonomike dhe do ta thellojë partneritetin tonë transatlantik, theksohet në kumtesën e përbashkët. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut do të punojnë në finalizimin e Marrëveshjes,…

Lexo më Shumë

Tre persona nga Turqia janë arrestuar nga Komisariati nr. 2 në Tiranë, pas denoncimit të një 31-vjeçareje suedeze, e cila pretendon se është përdhunuar në një apartament me qira pranë zonës së Zogut të Zi. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se në pranga ra 29-vjeçari Ferhatcan Cicek, nga Stambolli, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura. Sipas burimeve pranë policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 12 shkurtit. E reja nga Suedia me iniciale V. E. u dërgua për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku u konstatuar shenja dhe dëmtime që përputhen me…

Lexo më Shumë

Zemërimi në kampin e Barcelonës pas ndeshjes ndaj Atlético de Madrid ka arritur kulmin. Drejtuesit, stafi teknik dhe lojtarët po shqyrtojnë seriozisht paraqitjen e një ankese formale në Federatën Mbretërore Spanjolle të Futbollit për gjykimin dhe vendimet e VAR-it. Në qendër të polemikave është arbitri Juan Martínez Munuera, performanca e të cilit ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te blaugranët. Dështimi i sistemit gjysmë-automatik Klubi katalanas është veçanërisht i revoltuar për faktin që sistemi gjysmë-automatik i pozicionit jashtë loje nuk u aplikua në rastin e golit të anuluar të Pau Cubarsí. Aksioni u rishikua për rreth gjashtë minuta e gjysmë dhe…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesja e Kosovës po përgatitet për sfidat në Ligën B të UEFA Nations League, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka bërë të qarta objektivat e ekipit për këtë edicion. Ai vlerësoi se Austria mbetet favorite e grupit, por theksoi se “Dardanët” do të luftojnë maksimalisht për pozitën e dytë dhe për ta ruajtur statusin në këtë nivel të garës. Duke folur për përbërjen e grupit, Foda theksoi se bëhet fjalë për një konkurrencë të fortë, ku çdo pikë do të ketë peshë të madhe. Ai u shpreh se qëllimi kryesor është të bëhet gjithçka për të arritur vendin e dytë, ndërsa…

Lexo më Shumë

Finalizohet operacioni i koduar “Eksponenti”, për kapjen e autorit të dyshuar të 7 rasteve të veprimtarive kriminale. Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe dhunoi një mjek, për shkak të detyrës, ndalohet 28-vjeçari në kërkim. Ky shtetas, gjithashtu autor i dyshuar i 3 vjedhjeve dhe i një kanosjeje, të kryera gjatë muajit shkurt. Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se për shkak të detyrës mjek, ishte dhunuar në rrugë, nga një shtetas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat, në kuadër të operacionit “Eksponenti”, u ndalua shtetasi E. H.,…

Lexo më Shumë

Shkruan: Ibrahim Murat Siç dihet, para një kohe u hartua Propozim-ligji i ri për Arsimin e Lartë me pretendimin për rritjen e cilësisë. Që nga ajo fazë, ai ka krijuar debat të gjerë në opinionin publik, në universitete dhe në qarqet juridike. Diskutimet nuk janë kufizuar vetëm në çështje teknike të organizimit administrativ të arsimit të lartë, por kanë marrë një dimension që prek drejtpërdrejt vlera kushtetuese si e drejta për arsim, autonomia universitare, parimi i barazisë, siguria juridike dhe të drejtat e pakicave. Nga përmbajtja e propozimit vërehen dispozita që krijojnë paqartësi juridike, cenojnë parimin e barazisë dhe mund…

Lexo më Shumë

Të tjera detaje dalin në dritë lidhur me skandalin seksual të Jeffrey Epstein. Pas publikimit të miliona dokumenteve nga dosja, në mediat ndërkombëtare kanë dalë disa video që tregojnë se Epstein i ka kërkuar stafit të tij të instalojë kamera fshehtas në banesën e tij në Florida. Skynews, ka ndarë një shkëmbim email-esh nga viti 2024 që tregon se Epstein i kërkon stafit të instalojë kamera, në shtëpinë e tij në Palm Beach, Florida. Sipas raportimeve ai planifikonte që t’i fshihte në kuti. Në një email më 5 shkurt 2014, Epstein i udhëzoi bashkëpunëtorit: “Le të marrim tre…

Lexo më Shumë

Universiteti i Prishtinës shënon sot 56-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne që do të mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore të Universitetit, në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:30. Gjatë shënimit të 56 vjetorit, do të nderohen më të merituarit për sukseset e UP-së, bashkë më miqtë dhe partnerët e universitetit. Universiteti i Prishtinës, është institucioni më i madh publik i arsimit të lartë në vend. Ky institucion ndër vite ka nxjerrë mijëra profesionistë në fusha të ndryshme dhe ka qenë një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit akademik dhe shoqëror në Kosovë.

Lexo më Shumë

10 Vendet me shkallët më të larta të Divorceve (çdo vit, për 1 mijë banorë) Të dhënat janë më të fundit të disponueshme për secilin vend. 2018-Kina; 2019-Kuba; të gjitha të tjerat 2020-23 Sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara dhe burime të tjera, vendi me shkallën më të lartë të divorceve në botë në vitin 2023 ishte Maqedonia e Veriut, e cila regjistroi 17,656 divorce kundrejt një popullsie prej afërsisht 1.84 milion banorësh, duke rezultuar në një shkallë divorci prej 9.6 për 1000 banorë. Kjo është në fakt një rritje e jashtëzakonshme nga shkalla dukshëm e ulët e vendit…

Lexo më Shumë