Author: Hamdi Kumanova

Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, analizoi për mikrofonin e DAZN fitoren e kuqezinjve në transfertë ndaj Pizës. “Nuk ishte e thjeshtë sonte. Piza është një skuadër e pakëndshme. Në pjesën e parë rrezikuam. Të presin, të nxjerrin nga loja dhe më pas të godasin në kundërsulm. Edhe në rezultatin 1-1 fjetëm në një goditje dënimi të tyre. Marrim tre pikët, djemtë ishin të mirë, por nga kjo ndeshje duhet patjetër të përmirësohemi. Kemi luajtur vetëm dy ndeshje në 15 ditë, nuk ishte e lehtë”. I pyetur për ndryshimin krahasuar me sezonin e kaluar, ai u shpreh: “Për vitin e…

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e ndodhur në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, në një hotel në zonën e Saukut. Gazetarja Klodiana Lala raporton se e reja është transportuar në spital nga një punonjës i hotelit. Ende nuk dihet identiteti i vajzës por mësohet se ajo është studente. Sa i përket autorit, ai ende nuk është identifikuar, por është larguar menjëherë nga vendngjarja. Forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lexo më Shumë

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qendër të Shkupit, ku një burrë ka përfunduar në polici për të denoncuar një sulm fizik nga një grua. ​Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 12 shkurtit, rreth orës 18:35. Personi me iniciale E.B. (30 vjeç) nga Shkupi, ka raportuar në stacionin policor se pas një mosmarrëveshjeje të çastit, është sulmuar fizikisht nga një grua në ambientet e një qendre tregtare në zonën qendrore të qytetit. ​Policia konfirmoi se janë duke u ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit…

Lexo më Shumë

Shembja e një pjese të një miniere ari të improvizuar në Guinenë lindore ka vrarë të paktën 11 persona, tha Kryqi i Kuq për AFP të premten. Sipas Kryqit të Kuq, 10 gra dhe një burrë u vranë në shembjen, e cila ndodhi në minierë, pranë komunës Kondianakoro, në pjesën lindore të vendit. Gratë po punonin në një minierë kur ndodhi rrëshqitja e dheut dhe trupat e tyre u gjetën disa orë më vonë, tha Amara Diallo, një përfaqësuese e Kryqit të Kuq. Një i ri vdiq nga plagët e marra, tha organizata e ndihmës dhe kujdesit. Viktimat…

Lexo më Shumë

Një sulm me dron rus gjatë natës ka vrarë një grua në Odessa, në jug të Ukrainë, njoftuan autoritetet lokale herët këtë mëngjes. Sipas kreut të komandës ushtarake rajonale të Odessas, Oleh Kiper, një nga dronët goditi një zonë banimi, duke shkaktuar shembjen e çatisë së një shtëpie familjare. Fatkeqësisht, një grua ka vdekur si pasojë e sulmit”, deklaroi ai përmes një postimi në Telegram. Ndërkohë, në rajonin e Zaporizhia, kreu i komandës ushtarake lokale, Ivan Fedorov, raportoi për një tjetër viktimë dhe tre persona të plagosur si pasojë e bastisjeve ruse gjatë 24 orëve të fundit në zonat…

Lexo më Shumë

Orientimi ynë është i qartë dhe i palëkundur: krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një ekonomi moderne, të hapur dhe konkurruese, për një shtet të fortë dhe të besueshëm në skenën ndërkombëtare. Marrëveshja e arritur ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut për tregti reciproke dhe bashkëpunim energjetik është një hap historik që forcon partneritetin tonë strategjik dhe hap horizonte të reja për zhvillimin ekonomik. Eliminimi i tarifave doganore për mallrat amerikane në tregun tonë është një sinjal i fuqishëm për hapje, konkurrencë dhe integrim më të thellë në tregjet globale. Ky është vizioni i…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në radhët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shtip, ku një punonjëse e policisë është përfshirë në një akt të paprecedentë dhune ndaj një kolegeje të saj praktikante. Sipas të dhënave zyrtare, Departamenti për Kontroll të Brendshëm dhe Standarde Profesionale ka ngritur tashmë kallëzim penal kundër personit me iniciale J.H., e cila akuzohet se më 13 shtator 2025, në vendin e quajtur “Suitlak”, ka përdorur forcën për të futur në një automjet të tipit “BMW” një kolege që po kryente praktikën në të njëjtin institucion. ​Gjatë këtij incidenti tronditës, e dyshuara jo…

Lexo më Shumë

Anëtarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Cveta Ristovska, sot i paraqiti dorëheqjen Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Siç thotë ajo, ky vendim erdhi pas disa javësh dyshimesh të shprehura në publik në lidhje me punën e saj. “Pas disa javësh polemikash publike dhe dyshimesh të shprehura në lidhje me punën time në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, kam marrë vendimin të paraqes një dorëheqje të parevokueshme nga pozicioni i anëtares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”, shkroi Ristovska në një dorëheqje me shkrim të paraqitur Kryetarit të Kuvendit. Më parë, KSHPK hapi dy raste kundër…

Lexo më Shumë

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se Muaji i Bekuar i Ramazanit këtë vit fillon më 19 shkurt 2026, ndërsa namazi i parë i teravisë do të falet një natë më herët, më 18 shkurt. Në njoftimin zyrtar thuhet se të gjitha myftinitë, xhamitë dhe institucionet edukativo-arsimore janë të obliguara që aktivitetet fetare gjatë Ramazanit t’i realizojnë në përputhje me vendimet e Rijasetit, programet përkatëse dhe parimet e fikhut hanefi, duke respektuar rregullat institucionale të BFI-së. BFI apelon që sadekatul fitri dhe zekati të paguhen sipas standardeve të përcaktuara, ndërsa mjetet e grumbulluara…

Lexo më Shumë

MPB njofton se më 12.02.2026, në ora 13:40, në SPB Tetovë, tre punonjës të Qendrës për Punë Sociale në Tetovë kanë denoncuar një rast të pazakontë nën dyshimin për vepër penale “falsifikim i dokumentit”. Sipas denoncimit, më 21.01.2026, Qendra ka pranuar një njoftim nga Drejtoria për udhëheqjen e librave amë, ku thuhej se më 08.12.2025, në Spitalin Klinik të Tetovës, nëna A.S. (27 vjeç) ka lindur një foshnjë të gjinisë femërore. Megjithatë, gjatë procedurës së regjistrimit të foshnjës, është konstatuar se në evidencat e Drejtorisë, nëna figuron si person i vdekur që nga data 21.10.2006. Pas dërgimit të…

Lexo më Shumë

Në komunën e Çairit nisin punimet në rikonstruksionin e rrugës “Ferid Murad”, një projekt i paralajmëruar si prioritet për përmirësimin e infrastrukturës dhe lidhjes urbane. Ky investim kap vlerën prej 1 milion euro, duke shënuar një hap të madh drejt modernizimit të rrjetit rrugor në këtë komunë. Ky projekt është dëshmi e qartë se premtimet e dhëna nuk mbeten vetëm fjalë në fushatë, por shndërrohen në veprime konkrete në terren. Nga angazhimi publik, tashmë po kalojmë në zbatim real, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët. Kjo rrugë ka rëndësi të veçantë për Çairin, sepse lidh lagje, lehtëson…

Lexo më Shumë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani sërish sot ka dal me një postim lidhur me zhvillimet politike dhe ristrukturimin e VLEN. Ja postimi i plotë: RRUGËTIMI YNË NË VLEN, KËRKON ARKITEKTË DHE ASESI MONARK ! Një grumbull njerëzish, të nisur me qëllime të ndryshme, i mbajti bashkë shpresa se një ditë planet e tyre do të jetësoheshin. Por koha, ky gjykatës i pamëshirshëm, kaloi shpejt. Sot, për shumë përkrahës që shohin nga anash, synimet bëhen çdo ditë e më të largëta dhe loja bëhet gjithnjë e më e qartë. Si Ministër i çështjeve…

Lexo më Shumë