Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski nga Mynihu tha se Maqedonia mbetet në kursin evropian, por kërkon një proces dinjitoz. Konferenca e 62-të e Sigurisë në Mynih filloi dje, ku udhëheqësit dhe vendimmarrësit diskutojnë rreziqet e sigurisë dhe realitetin e ri gjeopolitik. Ideja se “rendi botëror i bazuar në rregulla” po pëson goditje serioze dhe Evropa duhet të përshtatet me një pjekuri më të madhe strategjike, tha Mickoski. Delegacioni i Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga Mickoski hapi temën e integrimit evropian, por me një vijë të qartë: reformat duhet të maten me vlera dhe kritere, jo me bllokada politike ditore.…
Author: Hamdi Kumanova
Më datë 13.02.2026, në një objekt hotelerik në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat A.R. (23), Z.A. (22) dhe N.S. (24), që të gjithë nga Gostivari, ku gjatë kontrollit fizik te personi A.R. janë gjetur tetë paketime me lëndë pluhuri të bardhë ndërsa te personi Z.A. është gjetur një paketim me lëndë pluhuri të bardhë. Më vonë, me urdhër gjyqësor, është kryer bastisje edhe në shtëpinë e A.R. me çka janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e llojit “Beretta” e kalibrit 22mm, një pushkë karabinë “Zastava” e kalibrit 8,57, një karikator…
Presidentja në detyrë e Bullgarisë, Iliana Iotova, deklaroi se Sofja është e shqetësuar nga informacionet se Maqedonia e Veriut po shqyrton mënyra alternative për hapjen e kapitujve të tjerë në negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, në vend që të fillojë me klasterin e parë që lidhet me të drejtat e njeriut. Sipas saj, pikërisht klasteri i parë përbën bazën e gjithë procesit negociues dhe Bullgaria nuk do të pranojë anashkalimin apo shtyrjen e tij. “Maqedonia e Veriut të mos mashtrohet se ka rrugë më të shkurtër; deri në qershor duhet të zgjidhet çështja nëse ende dëshiron të jetë pjesë…
Sektori per Pune te Brendeshme (SPB) Kumanove bene te ditur se e ka arrestuar 25-vjecarin T.B. (25) nga fshati Mllatinë (Staro Nagoriçan) i Kumanoves, per shkak te dyshimit per kryerjen e vepres penale, sipas nenit 123 te Kodit penal, transmeton portali “Kumanova Sot”. Sipas te njejtit burim informacioni (SPB) ai dyshohet se me daten 12 shkurt te ketij viti, në shtëpinë e saj, fillimisht e ka sulmuar fizikisht dhe më pastaj e ka mbytur me anë të ngulfatjes, M.S. plakën 78-vjeçare. I njëjti person poashtu dyshohet se ka kryer më shumë vepra penale “vjedhje të rënda”, në disa vendbanime te…
Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit dhjetor janë dhënë 237 leje ndërtimi për ndërtimin e objekteve në vlerë 3 988 378 000 denarë. Kjo vlerë është ulur për 19.5 përqind, transmeton Portalb.mk. “Gjatë muajit dhjetorë 2025 janë dhënë 237 leje ndërtimi, që është zvogëluar për 17.4 % më krahasuar më muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar se “në këtë periudhë është paraparë ndërtimi i 411 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 38 300 metra katror”. Më së shumti leje ndërtimi (59.1 %) janë dedikuar për ndërtimet e larta, ndërsa tjerat për rikonstruim (23.2 %) dhe ndërtim të…
LSDM akuzoi qeverinë e udhëhequr nga Hristijan Mickoski se ka ulur subvencionet për fermerët nga 140 në 100 milionë euro, gjë që, sipas partisë, përfaqëson një goditje të drejtpërdrejtë për prodhimin vendas dhe jetesën e familjeve bujqësore. LSDM pretendon se para zgjedhjeve u premtuan 180 milionë euro subvencione, dhe në vend të një rritjeje, fermerët morën një ulje prej 40 milionë eurosh. Përveç kësaj, siç deklarojnë ata, kushtet për marrjen e subvencioneve janë komplikuar, pragjet janë rritur dhe pagesa paraprake që më parë siguronte siguri financiare është hequr. Partia akuzoi qeverinë se nuk ka fonde për subvencione dhe rrit pagën…
Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar ka bërë ndërhyrjen e tij të parë në raundin e fundit të zbulimeve në skandalin e Jeffrey Epstein, duke deklaruar se Buckingham Palace është gati të mbështesë policinë ndërsa ajo shqyrton akuzat kundër vëllait të tij, Andreë Mountbatten-Windsor. “Mbreti e ka bërë të qartë me fjalë dhe përmes veprimeve të paprecedenta, shqetësimi i tij i thellë për akuzat që vazhdojnë të dalin në dritë lidhur me sjelljen e z. Mountbatten-Windsor,” tha një zëdhënës i Pallatit. “Ndërsa pretendimet specifike në fjalë i takojnë z. Mountbatten-Windsor t’i adresojë, nëse bëhet fjalë për Thames…
Ambasadori i SHBA-së në NATO ka deklaruar se Rusia mund të mos jetë kurrë e gatshme të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, të cilën Kremlini e nisi gati katër vjet më parë. Mendoj se ukrainasit janë gati të bëjnë një marrëveshje të arsyeshme tani, e cila do të ishte e drejtë duke pasur parasysh rrethanat”, tha ambasadori amerikan Matthew Whitaker gjatë një diskutimi në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih. “Por thjesht nuk jam i bindur se rusët janë të gatshëm të bëjnë një marrëveshje, se do të ndodhë një ditë”, shtoi ai.…
SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër një personi nga Çashka për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, i cili, ndërsa ishte kryetar komune, veproi në kundërshtim me Ligjin për nëpunësit civilë dhe u pagoi 10 punonjësve në komunë para në bazë të pagës për një karrierë si nëpunës civil, njoftojnë nga MPB. “SPB Veles, deri te Prokuroria Themelore Publike e Velesit, ngriti kallëzim penal kundër G.S. (47) nga Çashka për shkak të dyshimit se ai ka kryer vepër penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal. Në periudhën nga janari 2021 deri në…
Një banore e Manastirit, e zhgënjyer nga shuma qesharake prej 1.270 denarësh (rreth 20 euro) që i është paguar si dëmshpërblim për tërmetin e vitit 2022, ka vendosur t’i kthejë paratë mbrapsht. Ajo i ka vendosur ato në një zarf dhe i ka dorëzuar në sportelin e Komunës së Manastirit. Kjo ishte mënyra ime për të shprehur revoltën ndaj kësaj shume fyese, duke pasur parasysh dëmtimet e mëdha që pësoi shtëpia ime. Meqë nuk mund t’i ktheja në thesarin e shtetit, i dorëzova në komunë bashkë me një letër ku jam nënshkruar,” deklaroi ajo. Skandali i shifrave: 12 euro…
Java që po lëmë pas po cilësohet e tensionuar nga veteranët e UÇK-së. Në fazën përfundimtare të procesit gjyqësor, OVL e UÇK-së vlerësoi se momenti më i rëndë i kësaj jave ishte kërkesa e prokurorisë për dënimin me nga 45 vite burgim për secilin nga të katër ish-udhëheqësit e UÇK-së. Ata thonë se një grup i caktuar i qyytetarëve të Kosovës nuk i kanë kuptuar rolet në Gjykatën Speciale. “Nanat tona, prindërit tonë nuk e kuptojnë rolin e prokurorit dhe kur prokuroria ka kërkuar nga 45 vjet burg për secilin sigurisht se ishte e rëndë, familjet janë ndje keq,…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka thënë se po zhvillon takime të shumta me zyrtarë të ndryshëm të vendeve evropiane dhe të botës. Kurti ka theksuar se në këto takime ka për synim që t’i tregojë arritjet e Kosovës, por edhe planet dhe objektivat e tjera. Kryeministri u ndal edhe tek tema kryesore e konferencës këtë vit, me titullin “Shkatërrimi”, duke u fokusuar te pasojat e agresionit rus në Ukrainë dhe kërcënimet globale. Ai e vlerësoi Kosovën si një vend që ndriçon për demokracinë, sigurinë dhe zhvillimin…

