Author: Hamdi Kumanova

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), si institucioni kryesor spitalor në vend, po përballet me fluks të madh pacientësh, ndërsa qytetarët po ankohen për rritjen e vazhdueshme të kostove që lidhen me shërbimet spitalore. Sinjali mëson se së fundmi, rampës për të hyrë në oborrin e QKUK-së i është rritur tarifa nga 50 cent në 1 euro, një rritje që për një pjesë të madhe të qytetarëve konsiderohet e papërballueshme. Qytetarët, përveç sfidave me mungesën dhe shtrenjtimin e barnave në spital, tani përballen edhe me shpenzime shtesë për të siguruar qasje në QKUK. Përqindja e lartë e përdoruesve të shërbimeve…

Lexo më Shumë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës në Projektligjin për Ndarjet Buxhetore të Republikës së Kosovës është cenim i rendit kushtetues. Ai në një konferencë për media ka thënë se kjo është bërë pa arsyetim, duke e quajtur neglizhencë administrative dhe cenim të drejtpërdrejt të rendit kushtetues. Ka shtuar se buxheti i Komunës së Prishtinës është i vetmi dokument financiar që i jep Kryeqytetit fuqinë për të ushtruar kompetencat e tij kushtetuese. “Çdo ndërhyrje apo përjashtim arbitrar është shkelje flagrante e autonomisë lokale dhe e ligjeve për financat publike. Pasojat nuk janë teorike. Ato…

Lexo më Shumë

30-vjeçari u mor në paraburgim nga policia, pas një sulmi të dyshuar në dhjetor. Ibe zbarkoi në aeroport në janar dhe u arrestua menjëherë përpara se të lirohej me kusht. Tani është konfirmuar se ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Bournemouthit do të dalë në gjykatë. Ibe u akuzua për dëmtim fizik në lidhje me një sulm të dyshuar më 14 dhjetor, sipas Policisë Metropolitane. 30-vjeçari nga Chislehurst, në juglindje të Londrës, u arrestua në aeroport më 30 janar dhe u vu në paraburgim. Ai është liruar me kusht dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Croydon më 6 mars.…

Lexo më Shumë

Më 13.02.2026, në ora 13:50, në rrugën “Marshall Tito” në Makedonski Brod, policia ka privuar nga liria Z.H. (31) nga Republika e Shqipërisë, nën dyshimin për veprën penale “dhënie ryshfeti”. Gjatë kontrollit të një kamioni “Man” me targa shqiptare, ai ka vendosur para në dokumentet e udhëtimit. Pas njoftimit të prokurorit publik, personi është mbajtur në stacion policor dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim.TS

Lexo më Shumë

Më 13.02.2026, rreth orës 18:35, në rrugën “Kozjak” në Manastir, një 17-vjeçar, duke drejtuar automjet “Daewoo Tico”, ka goditur këmbësorin E.K. (42). Këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore. Është konstatuar se i mituri ka drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Ai është privuar nga liria dhe automjeti është konfiskuar.TS

Lexo më Shumë

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, tha se Shqipëria dhe Kroacia kontribuojnë në stabilitetin rajonal, kur u pyet për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes të dy shteteve të aleancës me Kosovën. “Shqipëria dhe Kroacia nuk janë vetëm aleate të besueshme dhe të çmuara brenda aleancës. Ato janë edhe kontribuuese për paqen dhe stabilitetin rajonal. Ato kanë prani në KFOR, por në përgjithësi janë të përqendruara në mbështetjen e kësaj agjende në rajon”, tha Shekerinska për agjencinë serbe të lajmeve, Beta. Kosova, Shqipëria dhe Kroacia marsin e vitit të kaluar nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka hapur procedurë kundër një 52-vjeçari, i dyshuar për veprën penale – Lëndim trupor sipas nenit 130 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal. ​I dyshuari, gjatë ushtrimit të dhunës në familje në shtëpinë e tyre në rrugën “Rajko Zhinzifov”, ka sulmuar fizikisht partneren e tij jashtëmartesore 32-vjeçare, e cila ishte në muajin e dytë të shtatzënisë. Gjatë një fjalosjeje, ai ka filluar ta godasë gruan me grushte dhe shuplaka, duke i shkaktuar lëndime trupore – gërvishtje, ënjtje dhe hematoma në kokë dhe trup. ​E dëmtuara kishte filluar të bërtiste fort duke kërkuar…

Lexo më Shumë

Në një intervistë të dhënë për “L’Equipe”, Manuel Neuer ka treguar hapat e parë të karrierës së tij të gjatë mes shtyllave. Gjiganti i portës së Bayern-it ka zbuluar se pozicioni që mbulon në fushë nuk ka qenë një zgjedhje e bërë prej tij. “Kur isha i vogël nuk zgjodha që të isha portier, trajneri më aktivizoi aty. Sapo i isha bashkuar të rinjve të Schalke-s dhe ekipi nuk kishte një portier. Në atë kohë askush nuk dëshironte të luante në këtë rol. Luhej në fusha artificiale ose me tapet të fortë madje herë herë edhe në vende parkimi. Të…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë dhe njëri nga eksponentët e lartë të VLEN-it, Besar Durmishi në intervistën në “Dialog te Lajmi” ka thënë se me shkarkimin e Kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, bëhet një hap para drejt bashkimit të VLEN-it si një subjekt i vetëm. “Kuvendi qendror i Lëvizjes Besa si organi më i lartë partiak mes dy Kongreseve vlerësoi se duhet të shkarkohet kryesia qendrore në frymën dhe energjinë e asaj që forcat tona politike të fokusohen në bashkimin e VLEN-it, e pastaj edhe të shkohet në strukturimin e VLEN si një parti e përbashkët nën ombrellën e VLEN”, tha Durmishi.…

Lexo më Shumë

Në listën e mjeteve të ofruara përfshihen marka luksoze dhe modele të njohura si Audi (A4, A5, A6, A8, Q7), Mercedes-Benz, Porsche, BMW dhe Opel. Sipas njoftimit, procesi do të jetë i ndarë në dy faza. Ankandi i parë, i cili është një përsëritje e procedurës, do të mbahet më 17 shkurt për tri automjete me çmime fillestare që variojnë nga 34.000 deri në 630.000 denarë, përcjelë rtm2. Ndërkohë, faza e dytë përfshin 21 automjete të tjera dhe do të realizohet gjatë periudhës 18-23 shkurt. Automjetet janë të vendosura në lokacione të ndryshme, duke përfshirë depot në Miladinovc, Idrizovë, Gjevgjeli…

Lexo më Shumë