Author: Hamdi Kumanova

Kosova, një shtet i vogël në hartë por me zemër të madhe, shënon sot 18-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 shkurt 2008, ditë e diel, në ambientet e Kuvendit të Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë, duke e shpallur Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Ajo ditë shënoi një kthesë historike jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin e Ballkanit, i cili fitoi një shtet të ri, raporton Klankosova.tv. Që nga ajo ditë, Kosova nisi rrugëtimin e saj drejt konsolidimit të shtetësisë, duke fituar njohje nga shumë shtete mike dhe duke ndërtuar institucionet e saj demokratike. Në këtë…

Lexo më Shumë

Ndeshja e sotme mbrëma kundër Galatasaray do të jetë shumë më tepër se thjesht një ndeshje për Juventusin. Në fakt, është një sfidë jo vetëm kundër skuadrës vendase verdhekuq, por edhe kundër zemërimit, helmeve dhe fantazmave të së kaluarës. Udhëtimi në Stamboll nuk lë kujtime të mira për skuadrën e Luciano Spallettit, si për të dhënat statistikore ashtu edhe mbi të gjitha për mënyrën se si shkoi herën e fundit në 2013. Një ndeshje që 13 vite më vonë tifozët e Juventusit nuk e kanë tretur ende. Galatasaray-Juventus, Stambolli sjell të keqen: të dhënat e makthit… Nga sot në Ligën e Kampionëve gjërat fillojnë të bëhen…

Lexo më Shumë

Komuna e Haraçinës do të bëhet së shpejti me zyrë të re bankare Halkbank, pas marrëveshjes së arritur në një takim zyrtar mes drejtuesve të bankës dhe kryetarit të komunës. Gjatë takimit me Drejtorin Gjeneral të Halkbank, Berkan Imeri, dhe Zëvendës Drejtorin Gjeneral, Xhahit Lushi, palët u dakorduan për hapjen e një zyre të bankës në hapësirat e Komunës së Haraçinës. Kjo iniciativë synon t’u ofrojë qytetarëve dhe bizneseve lokale qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në shërbime bankare. Sipas kryetarit Beqiri, ky është një hap konkret drejt përmbushjes së zotimeve të dhëna gjatë fushatës…

Lexo më Shumë

Nga komuna e Sarajit thonë se banorët e Sarajit të prekur nga vërshimet mund të dorëzojnë fletëparaqitje për vlerësimin e dëmeve në banesa, objekte ndihmëse dhe pasuri të tjera. Afati është nga 16 deri më 23 shkurt, ndërsa komisioni i komunës do të verifikojë dëmet dhe ndihmojë banorët me dokumentacionin e nevojshëm. ” Njoftohen të gjithë banorët e vendbanimeve të Komunës së Sarajit, të cilët janë prekur nga vërshimet e dendura të ditëve të fundit, mund të paraqesin fletëparaqitje për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në objekte banimi, objekte ndihmëse, pajisje dhe pasuri të tjera. Komisioni i…

Lexo më Shumë

Ligji për kontrollin e duhanit, brenda tre muajve janë shqiptuar mbi 1 mijë e 300 gjoba Ligji për kontrollin e duhanit, brenda tre muajve janë shqiptuar mbi 1 mijë e 300 gjoba Ministria e Shëndetësisë në një kumtesë për media thotë se mbetet plotësisht e përkushtuar për miratimin dhe zbatimin e Ligjit për mbrojtje nga duhani, në përputhje me afatet ligjore. Nga MSH thonë se aktualisht po finalizohet analiza e komenteve të pranuara nga debati publik në ENER, si dhe e qëndrimeve të dorëzuara nga palët e interesuara, institucionet dhe komuniteti i biznesit, pas së cilës javën e ardhshme versioni…

Lexo më Shumë

MPB njofton se me datë 15.02.2026, në orën 19:00 në Shkup, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup kanë arrestuar dy shtetase të Republikës së Greqisë, 46-vjeçaren me iniciale E.P. dhe 26-vjeçaren me iniciale G.G. Ato dyshohen se një ditë më parë, më 14.02.2026, në periudhën midis orës 18:15 dhe 18:35, kanë vjedhur disa produkte kozmetike nga një pikë shitjeje në një qendër tregtare në zonën e komunës së Aerodromit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzimi përkatës penal.

Lexo më Shumë

SPB Tetovë njofton se dje (15.02.2026) në ora 14:50 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria personin G.A.(40) nga fshati Sellcë e Tetovës. “Gjatë kontrollit në trafik është konstatuar se ai drejtonte mjetin motorik të pasagjerëve „Mercedes“ me targa të Tetovës me shpejtësi prej 165 kilometra në orë në vendin ku shpejtësia e lejuar është e kufizuar në 80 kilometra në orë”. “Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

MPB njofton se m ë 15.02.2026 në ora 13:20 në fshatin Çegran të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Çegranit kanë privuar nga liria personin B.S.(38) nga Kërçova. Gjatë kontrollit në trafik është konstatuar se ai drejtonte mjetin motorik të pasagjerëve „Opel“ me targa të Kërçovës pa leje drejtimi. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës. … Më 15.02.2026 në ora 14:40 në rrugën lokale Tetovë – fshati Bërvenicë, në hyrje të fshatit Sedllarcë e Poshtme të Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë kanë privuar…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka marrë pjesë në aksionin e dhurimit të gjakut, e organizuar nga Instituti për Mjekësi të Transfuzionit. “Me kënaqësi mora pjesë në aksionin e dhurimit të gjakut, një akt fisnik dhe jetik për ata që kanë nevojë. Si kryetar i Kuvendit, u angazhova për t’i dhënë një kontribut modest në këtë nismë të rëndësishme. Një falënderim të veçantë për drejtorin e Institutit për Mjekësi Transfuzionit, z. Amir Elezi, për udhëheqjen e shkëlqyer dhe organizimin e kësaj nisme që shpëton jetë. Le të vazhdojmë të mbështesim dhe nxisim solidaritetin mes nesh”, ka shkruar…

Lexo më Shumë

Një person ka ndërruar jetë dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ndodhi në autostradën Kumanovë-Kriva Palankë, në vendin e quajtur “Smilçinci”. Nga SPB Kumanovë njoftojnë se automjeti “Volkswagen Golf” i drejtuar nga S.T. (25) nga fshati Nerav, Kriva Palankë, ka goditur një qen endacak, pas së cilës ka kaluar në korsinë e kundërt dhe është përplasur ballë për ballë me një automjet “BMW” të drejtuar nga F.J. (27) nga fshati Dllaboçicë. “Në aksident, lëndime të rënda kanë marrë të dy shoferët dhe pasagjerët e automjetit “BMW”, A.S. (20) dhe S.J. (53), të dy nga…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj 40-vjeçares G.SH. nga Bojana e Shkupit për veprën penale “ndërmjetësim në ushtrimin e prostitucionit” dhe ndaj G.N. (60) nga Tetova për “ndihmë” gjatë kryerjes së veprës së parë. Sipas Policisë, gjatë viteve 2024–2025, 40-vjeçarja ka mundësuar ofrimin e shërbimeve seksuale në një objekt ndihmës të shtëpisë së 60-vjeçarit, i cili me vetëdije i ka vënë në dispozicion hapësirat për kryerjen e aktivitetit. “SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër G.SH. (40) nga fshati Bojanë, Shkup, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale…

Lexo më Shumë

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, deklaroi se në të kaluarën Nikola Gruevski dhe VMRO-DPMNE kishin tentuar të diskreditonin partinë e tij, por sipas tij u përballën me kundërpërgjigje të drejtpërdrejtë nga përfaqësuesit e PDSH-së në qeveri, raporton Zyrtare. Duke folur në një takim me strukturat partiake në Haraçina, Thaçi kujtoi një episod nga periudha kur, sipas tij, ish-kryeministri Gruevski kishte sulmuar PDSH-në përmes një shkrimi në TV Sitel, duke e paraqitur partinë si të parëndësishme. “Njëherë ka provuar VMRO e Nikola Gruevskit me ne, direkt Gruevski se nuk ia mbante me ne. Më kujtohet atëherë e bëri një artikull…

Lexo më Shumë