Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Mbrojtjes së shpejti do të shpallë konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj në Armatë, paralajmëroi ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski. Në në emisionin “Tema e Ditës” në televizionin Sitell, ai informoi se konkursi të shpallet pasi të merret dokumentacioni i nevojshëm nga Ministria e Financave, në mënyrë që pranimi të fillojë në afatin e pranverës. “Kur të mbërrijnë nga financat të gjitha dokumentet e nevojshme, do t’i shpallim konkurset, shpresoj në afatin e ardhshëm të pranverës, në mënyrë që sa më shumë njerëz të mund të hyjnë, të konkurrojnë me njëri-tjetrin dhe të jenë pjesë e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, me ftesë të ambasadorit të Republikës së Kosovës, Sh.T. Florian Qehaja, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovo. Në këtë mbrëmje të veçantë, Kryetari Gashi ka përcjellë urimet më të sinqerta për qytetarët dhe institucionet e Kosovës, duke vlerësuar rrugëtimin e tyre në ndërtimin e shtetit, forcimin e demokracisë dhe konsolidimin institucional. Ai ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të shkëlqyera fqinjësore dhe vëllazërore mes dy shteteve, të ndërtuara mbi respekt të ndërsjellë, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të sinqertë, duke…

Lexo më Shumë

Mosha mesatare e popullsisë në vend është 42.21 vjeç, ndërsa në BE është 44.9 vjeç, tregojnë të dhënat e Eurostat për vitin 2025. Në krahasim me vitin 2015 mosha mesatare e personave në Maqedoninë e veriut është rritur për gjithsej pesë vite (37,4 në vitin 2015). Nga vendet e rajonit, popullsi më të re se ne ka vetëm Mali i Zi 40,4 vjeç, ndërsa popullsi më të vjetër ka Shqipëria (44,3) dhe Serbia (45,4). Mosha mesatare e grekëve është 47,2 vjeç dhe e bullgarëve 47,2 vjeç. Në Kroaci dhe në Slloveni mosha mesatare është 45,5 vjeç. Në BE, Irlanda ka…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe njëri nga liderët e VLEN, Arben Fetai lidhur me provimin e jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe ka thënë se çështja do të zgjidhet me mirëbesimin më të madh mes partnerëve të koalicionit. Ai paralajmëron takime intensive mes pushtetit politik dhe botës akademike në këtë rrafsh. “Do të gjejmë një zgjidhje, rini të qetë, kjo çështje do të zgjidhet me mirëbesimin më të madh mes partnerëve të koalicionit, kryeministri ka folur qartë dhe ka thënë se kushdo që kërkon që provimin ta kalojë në gjuhën e tij amtare, do t’i jepet kjo mundësi”, ka thënë Fetai në “Click plus”…

Lexo më Shumë

Këshilli i Prokurorëve Publikë sot duhet të mbajë seancën e 38-të, në rendin e ditës së së cilës është vetëm një pikë, dhënia e mendimit për Qeverinë e RMV-së lidhur me propozimin për emërimin e kryeprokurorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këshilli i Prokurorëve Publikë, në përputhje me afatet ligjore, duhet brenda 15 ditëve të japë mendim pozitiv ose negativ për Qeverinë, pas çka ajo i propozon Kuvendit njërin nga kandidatët që ka marrë mendim pozitiv. Qeveria, në mbledhjen e 3 shkurtit, miratoi konkluzion lidhur me pesë kandidatët për prokuror publik dhe, në përputhje me dispozitat ligjore, i dorëzoi…

Lexo më Shumë

Duke rrugë e gjatë përpara derisa të finalizohet autostrada Shkup – Bllacë në Maqedoninë e Veriut, raporton Radio Evropa e Lirë. Rruga të çon drejt pikës kufitare Bllacë dhe Kosovës, shtet i rëndësishëm tregtar për Maqedoninë e Veriut. Tani rruga e ka një korsi në të dyja drejtimet, plot me shtresa riparimi. Maqedonia e Veriut po punon që ta shndërrojë këtë rrugë në autostradë për t’i lehtësuar lidhjet tregtare, infrastrukturore dhe shoqërore mes dy shteteve dhe popujve. Për ta shpejtuar ndërtimin, autostrada është ndarë në dy segmente, njëri nga pika kufitare Bllacë deri te nyja Bllacë, prej dy kilometrash dhe…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot, duke bllokuar qasjet drejt Qeverisë, do të kërkojë rritje të pagës minimale në 600 euro dhe të të gjitha pagave të tjera me 100 euro. Qeveria është institucioni i tretë që do të bllokohet nga sindikata pasi javën e kaluar e bllokuan Kuvendin dhe Odën Ekonomike. Bllokada, siç njoftojnë nga LSM-ja, është për shkak se Qeveria dhe punëdhënësit nuk kanë rënë dakord për rritje të pagave të punëtorëve dhe sepse vitin e kaluar Qeveria nuk e pranoi propozimin për të subvencionuar një pjesë të kontributeve. Me nga 21 persona, siç kërkon Ligji…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot ka akuzuar zv. kryeministrin, Aleksandar Nikolloskin se nuk ka gjetur zgjidhje për trnasportuestit e vendit, të cilët kalojnë transit nëpër BE. “Nikolloski thoshte, mos u shqetësoni, problemi i transportuesve është zgjidhur, biseduam me Bashkimin Evropian, nuk do të ketë problem, por nuk është zgjidhur”, theksoi Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në takimin me Organizatën Komunale të LSDM-së në Gjevgjeli. Filipçe theksoi se disa nga kompanitë tashmë po zhvendosen në Bullgari dhe Kroaci. “E shihni si gënjeu zëvendëskryeministri Nikollovski për transportuesit. Çfarë tha, mos u shqetësoni, problemi është zgjidhur, biseduam me Bashkimin Evropian, nuk do…

Lexo më Shumë

Më 17 shkurt të vitit 2008 Kosova u bë shtet i pavarur. Sot bëhen 18 vjet që vendi ynë feston shtetësinë. Me rastin e shënimit të këtij përvjetori ju sjellim deklaratën e plotë të Pavarësisë së Kosovës. Deklarata e Pavarësisë së Kosovës Të mbledhur në mbledhje të jashtëzakonshme më 17 shkurt 2008, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj, Të zotuar për t’u përballur më trashëgiminë e dhembshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit…

Lexo më Shumë

Në fund të vitit 2023, Shqipëria u zgjua në “emergjencë mjedisore”. Qeveria paralajmëroi se ujërat përgjatë bregdetit po ndoteshin në nivele alarmante, duke kërcënuar shëndetin publik dhe imazhin turistik të vendit. Zgjidhja u shpall e shpejtë dhe e prerë: një akti normativ si ndërhyrje urgjente për të ndalur ndotjen e bregdetit. Por ndërsa emergjenca u shpall në emër të mjedisit, pasojat ranë diku tjetër. Vetëm pak javë më vonë, një udhëzim i përbashkët i dy ministrive, asaj të Infrastrukturës dhe e Energjisë dhe të Ministrisë së Turizmit dhe të Mjedisit, i detyroi operatorët turistikë përgjatë vijës bregdetare të instalojnë impiante…

Lexo më Shumë

“Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd” është shkruar në fasadën e ndërtesës së xhamisë. Pranë saj qëndron minareja e vogël, tetë metra e lartë. Fjalët simbolizojnë parimin e myslimanëve ahmadianë, të cilët hapin xhaminë e tyre në periferi të Erfurtit të shtunën e kaluar në të ftohtë dimri. Ndërtesa është xhamia e parë e ndërtuar rishtas në landin e Turingisë, xhamia e parë në landet e reja federale jashtë Berlinit. Në mënyrën e vet, historia e ndërtesës flet gjithashtu për urrejtje. Për më shumë se dhjetë vjet, komuniteti kishte planifikuar të ndërtonte vendin e vet të faljeve me një…

Lexo më Shumë

Mosnjohja e faktit se avancimi i euros dixhitale është tashmë thelbësor po e dëmton Evropën. Kështu deklaroi të hënën Lars Klingbeil, zëvendëskancelar dhe ministër i Financave i Gjermanisë, përpara takimit të ministrave të eurozonës në Bruksel. Euroja dixhitale, një propozim legjislativ që po diskutohet mes institucioneve të Bashkimit Evropian, aktualisht është bllokuar në Parlamentin Evropian, ku eurodeputetët po përpiqen të arrijnë një marrëveshje. “E tëra që mund të them është se kushdo që, në këtë situatë, nuk e ka kuptuar se tani është thelbësore të përparojë euro dixhitale sa më shpejt të jetë e mundur, nuk po i shërben Evropës,…

Lexo më Shumë