Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vrasje”, zyra e jashtme punë kriminale në kuadër të stacionit policor në Kërçovë, deri tek prokuroria Publike kompetente, ka paraqitur padi penale kundër H.J. (47) nga fshati Qafa e Gostivarit. H.J. veprën e ka kryer më 29.12.2018 në orën 17:00 në objektin hotelerik “Gurman” me lokacion në rrugën “Boris Kidriç” në Kërçovë, ku pas disa tentimeve me thikë e ka vrarë M.S. (64), pronar i objektit. H.J. është dërguar për marrje në pyetje në Prokurorinë Themelore Publike në Gostivar, ndërsa pastaj do të del para gjykatës me procedurë paraprake.
Author: Hamdi Kumanova
Gjashtë raste të reja të fruthit janë regjistruar nga institucionet shëndetësore. Pesë nga të prekurit me sëmundjen e fruthit janë fëmijë, ndërsa një është i rritur. Asnjëri prej fëmijëve të prekur nuk është i vaksinuar. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se gjatë ditës së sotme do të dalin me më shumë informacione, pasi të përfundojë seanca e Komisionit për sëmundje ngjitëse e cila është thirrur në mënyrë të jashtëzakonshme. Jozyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nuk përjashtohet mundësia që të shpallet gjendje epidemie në nivel të Bashkisë së Shkupit, pas informacioneve se fruthi po përhapet edhe në Gazi…
Edhe pse vetingu në MPB është paralajmëruar tani më një periudhë të gjatë, si duket do të zbatohet vitin e ardhshëm. Ky është një proces serioz, thotë ministri Oliver Spasovski, i cili duhet të përfundojë pozitivisht për institucionin, por edhe proces i cili do të përballet me shumë pengesa edhe nga brenda por edhe nga jashtë. Nuk do të jetë i lehtë dhe duhet të jetë transparent. Do të zbatohet në tre faza – dosje personale, gjendje e patundshmërisë dhe kritere. Do të formohen komisione të cilat do të punojnë në veting, ndërsa do të ketë edhe komision i jashtëm…
Nuk do të ketë përgjegjësi për Policinë Kufitare në lidhje me arratisjen e Nikolla Gruevskit, pasi që me siguri është konstatuar se ai nuk ka ikur nëpërmjet pikës legale kufitare drejt Shqipërisë, mëson SDK nga Prokuroria, njofton Portalb.mk. Nuk dihet saktë se ku e ka kaluar kufirin që të arratiset në Shqipëri, supozohet se ka ikur nëpërmjet pikave ilegale për tejkalim që i shfrytëzojnë vendasit që jetojnë rreth kufijve të dy vendeve. Parahetimi ka konfirmuar se në arratisjen e tij nuk ka lëshime nga personat zyrtar nga Policia Kufitare “Qafëthanë”, “Shën Naum”, “Stenje Xhepçisht” dhe Bllato, të cilët zyrtarisht e kanë…
Komunikacioni në rrugën Gradsko-Prilep është tërësisht i ndërprerë për shkak të një aksidenti në komunikacion, njoftojnë LAMM. “Nga ora 11:30 komunikacioni në rrugën rajonale Gradsko-Prilep, tek vendi “Kamen Dol” është tërësisht i ndërprerë për shkak të një aksidenti në komunikacion. Komunikacioni është transferuar nëpër rrugë dytësore”, thonë nga LAMM. Në rrugën tjera në vend komunikacioni po zhvillohet në rrugë të thata, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka ndalesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa dikaster, Dimitris Xanakapollus, në intervistë për radion “Njuz247”, edhe një herë përsëriti se në Parlamentin grek ekziston shumicë për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe sqaroi se disa ditë pas votimit, do të ratifikohet edhe protokolli për hyrjen e Maqedonisë në NATO, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Qëllimi i Qeverisë, por edhe i korrelacioneve parlamentare ashtu si janë formuar në këtë moment tregojnë se Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet me mbi 151 vota, ashtu edhe siç nevojitet”, theksoi zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa dikaster. Xanakapollus i mohon spekulimet dhe…
Gjyqtarja, Vesna Dimishkova e cila i caktoi masën e paraburgimit për ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov, për “Makfax” ka demantuar lajmet se ka kërkuar personalisht sigurim nga policia, pasi që në opinion flitej se në veturën e saj janë gjetur disa letra, pas daljes nga paraburgim të Mijallkovit. “Nuk kam kërkuar sigurim dhe nuk kam nevojë për sigurim”, tha Dimishkova. Gjyqtarja tha se bëhet fjalë për ngjarje para një muaj e cila e ka informuar edhe kryetarin e gjykatës, me çka rasti është lajmëruar edhe në polici. Nga MPB për “Makfax” përgjigjen shkurt se policia vepron sipas vlerësimeve të sigurisë…
Përtëritja e dokumenteve për të gjithë shfrytëzuesit e ndihmës sociale në para fillon prej nesër, informoi Institucioni publik Qendra ndërkomunale për punë sociale. Shfrytëzuesit do të duhet të parashtrojnë kërkesë të re, ndërsa formularët e nevojshëm do t’i marirn nga Qendra. Gjatë dorëzimit të formularëve duhet të kenë letër njoftim valid për vete dhe për të gjithë anëtarët e rritur të familjes, ndërsa dokumentacionin tjetër të nevojshëm Qendra do ta furnizojë sipas detyrës zyrtare. Përtëritja e dokumenteve zgjat përfundimisht me 28 janarin të vitit 2019.
Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja me përkushtim punon në realizimin e përpjekjeve për sigurimin e kushteve cilësore dhe dinjitoze për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve. “Zgjidhet problemi me mungesën e kapacitetit për përkujdesjen e fëmijëve, investohet në ndërtimin e kopshteve të reja për fëmijë veçanërisht në zonat rurale të cilat me vite ishin në harresë. Nga fillim i mandatit e deri më tani, janë ndërtuar 24 kopshte. Prej tyre janë hapur 13, ndërsa në fazë para hapjes janë 11 kopshte. Me këtë është rritur përfshirja e fëmijëve në institucionet publike dhe private për fëmijë për rreth 200 fëmijë. Për këtë…
M.C. (40) nga Shkupi është lënduar rëndë pasi që mbrëmë në bulevardin “Jane Sandanski” është goditur nga një makinë “Mercedes”. Siç informon policia, shoferi i “Mercedes”-it ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa M.C. me automjet të Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Rasti është denoncuar në orën 02.10 në SPB-Shkup, punohet në ndriçimin e rastit.
Më 22 janar 2019 në Gjykatën e Shkupit, gjyqtarja Vesna Kallkovska përsëri duhet të vendos për padinë për shpifje dhe ofendime të Nikolla Gruevski nga deklarata e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, nga viti 2014, konfirmojnë nga gjykata për “Makafax”. Kjo pason pasi që në shtator të vitit të kaluar, pesë gjyqtar të Gjykatës së Lartë vendosën pozitivisht për rishikim të cilët e paraqiten avokatët e Zaevit. Me aktgjykimin Zaev ishte gjykuar se në mënyrë publike ka shpifur për ish-kryeministrin Nikolla Gruevskin për shitjen e “Bankës së Maqedonisë”. “Revizioni është i pranuar. Vendimet janë të shfuqizuar dhe janë kthyer në…
Një makinë është djegur mbrëmë në qendër të Shkupit.Sipas informatave nga Brigada e Zjarrfikësve, automjeti u kaplua nga flakët pas orës 23 në rrugën “Nikolla Tesla”. Zjarri u shua për rreth një orë nga tre zjarrfikës.Nuk ka të lënduar ndërsa dëmi do të përcaktohet ditëve në vijim.

