Author: Hamdi Kumanova

Sektori për punë të brendshme Shkup, ka ngritur padi penale deri në Prokurorinë Themelore Shkup kundër S.S.(44) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale, lëshim në përdorim të drogave, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të paditurit është gjetur marihuanë.

Lexo më Shumë

Me 03.01.2019 rreth orës 13.50 në rrugën ‘Vatasha’ Shkup, N.Gj.(19) ka sulmuar një zyrtar policor i cili ka vepruar me kërkesën e një qytetari, transmeton Almakos. N.Gj. është arrestuar. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 03.01.2019 në ora 18.15 në Stacionin Policor Gjorce Petrov M.C.(41) ka lajmëruar se gruaja e tij është zhdukur me 02.01.2019, transmeton Almakos. B.C. e cila është lajmëruar e zhdukur të nesërmen është kthyer në shtëpinë e tyre.

Lexo më Shumë

Me 03.01.2019 rreth orës 17.00, zyrtarët policor të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të traut në Zhelinë, e kanë arrestuar A.A.(44) nga Republika e Shqipërisë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se është futur ilegalisht në Republikën e Maqedonisë, transmeton Almakos. Shtetasi shqiptar është mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Partitë politike shqiptare kanë qëndrime të ndryshme lidhur me përfitimet e mundshme nga ndryshimet kushtetuese për zbatimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë. Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, thotë se me miratimin e ndryshimeve kushtetuese javën që vjen dhe me zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, realizohet synimi kryesor i shqiptarëve, anëtarësimi i vendit në NATO, që sipas tij, garanton paqe, siguri dhe zhvillim ekonomik. Me këtë, pra nisjen e bisedimeve me BE-në dhe hyrjen në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që avancon statusin zyrtar të gjuhës shqipe, sipas Osmanit, arrihen kërkesat kryesore të shqiptarëve në…

Lexo më Shumë

Për gjashtë ditë me radhë 10 policë kufitar të stacionit policorë të fshatit Tanushë, në kufi me Kosovën, kanë mbetur të bllokuar për shkak të reshjeve të borës. Sipas Alsat, ushqimi i tyre është drejt përfundimit ndërsa lëvizja është e pamundur pasi bora ka arritur prej 1.5 deri 2.5 metra. Lidhjet telefonike nuk punojnë herë pas here, ndërsa policët kanë kërkuar ndihmë nga dikasteri të cilit i përkasin.

Lexo më Shumë

Me 03.01.2019 në ora 18.15 në Stacionin Policor Aerodrom T.S.(24) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 13.00 në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” është kafshuar nga një qen endacak, transmeton Almakos. Me 03.01.2019 në ora 17.30 në Stacionin Policor Karposh, E.J.(52) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë në bulevardin “Aradhat e Partizanëve” është sulmuar dhe kafshuar nga një qen në pronësi të Z.D.(38) nga Shkupi. Kundër Z.D. do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 03.01.2019 në ora 21.15 në Stacionin Policor për vendkalimin kufitar Tabanoc, në dalje nga Republika e Maqedonisë, gjatë kryerjes së kontrollit të pasaportës të I.P.I.(40) nga Bullgaria që ka qenë në veturën “Pezho 406” me targa bullgare, është konstatuar se leja e vozitjes është e falsifikuar, transmeton Almakos. Personi është arrestuar dhe dërguar te zyrtarët policor në SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Me 03.01.2019 rreth orës 18.55 në rrugën magjistrale Shtip-Veles te udhëkryqi Ovce Pole, G.S.(48) nga Shkupi duke drejtuar veturën “Opel Movano” me targa nga Shkupi, e ka goditur këmbësorin M.G.(57) nga Shën Nikolla, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë M.G., e cila me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin klinik në Shtip, prej ku është nisur për në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer kontroll në vendngjarje.

Lexo më Shumë

Minus 15 gradë janë matur në mëngjesin e sotëm në Kodër të Diellit, ndërsa minus 12 në Mavrovë dhe Krushevë. Temperatura nën zero ka në të gjitha vendbanimet në Maqedoni, informon DPHM. Shtresa e dëborës në Hanet e Mavrovës është 56 centimetra, 26 në Krushevë, 24 në Manastir, 17 në Topollçan, 11 në Pozharan, 10 në Berovë, tetë në Llazarapole… Sipas parashikimit të DPHM, moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë, me erë të përforcuar veriore. Në disa vende përkohësisht do të bjerë dëborë, ndërsa në pjesët jugore reshjet do të jenë me intensitet të dobët…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë vazhdon me apelin deri te të gjithë prindërit në lidhje me epideminë e fruthit, që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me MRP vaksinë, e cila sipas tyre, është me kualitet të lartë dhe kualitativ, ndërkaq është e prodhuar nga Belgjika, njofton Portalb.mk. Pikat e vaksinimit në poliklinikën “Bukuresht”, “Bit Pazar” dhe “Jane Sandanski” do të punojnë deri më sot në orën 19:00. “Rikujtojmë se, ende është në fuqi urdhri se fëmijët, të cilët nuk janë të vaksinuar nuk do të pranohen në çerdhet për fëmijë, me qëllim që të parandalohet shpërndarja e epidemisë së fruthit që është shpërndarë në…

Lexo më Shumë