Author: Hamdi Kumanova

Me 04.01.2019 rreth orës 01.00 në Recicë të Madhe në Tetovë është lajmëruar zjarr në shtëpinë e L.Z.(27), transmeton Almakos. Sipas informacioneve fillestare, zjarri është shkaktuar rreth oxhakut. Zjarri është shuar nga ana e ekipit të Zjarrfikësve në Tetovë. Në vendngjarje është kryer kontroll nga ekipi i SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Pas disa ditë më parë hyri në fuqi ndalesa e përkohshëm në pranim, në kopsht, të fëmijëve të cilët nuk janë vaksinuar me vaksinën MRP (për fruth, rubeolë dhe parotitis), shumë prindër në rrjetet sociale bënin pyetje, nëse pas vaksinimit mund t’i dërgojnë fëmijët e tyre në kopsht, ose duhet të kalojnë një periudhë të caktuar në shtëpi, transmeton Portalb.mk. Edhe pse nuk janë mjekë të cilët pohojnë se pas vaksinimit fëmija duhet të qëndrojnë në shtëpi disa ditë, ndërkohë, në kopshte pranohen të gjithë fëmijët të cilët janë vaksinuar atë ditë ose një ditë më parë. Pediatër Vesna Stojanova…

Lexo më Shumë

Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e 30-vjeçarit nga Shkupi në lagjen Butell zbuloi dhe konfiskoi 300 kilogram marihuanë. Sektori i Punëve të Brendshme Shkup – Njësia për tregtinë ilegale me drogë dhe armë sot, me urdhër nga gjykata, dhe nga njoftime paraprake nga masat e ndërmarra bëri kontroll në shtëpinë e H.E (30) nga Shkupi, komuna e Butellit. Sipas njoftimit të MPB-së, gjatë kontrollit janë gjetur 229 paketa me marihuanë që peshonte rreth 300 kilogram. Personi H.E është arrestuar, ndërsa marihuana është dorëzuar për ekspertizë dhe matje. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër H.E do të ngritet padi penale…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE akuzon LSDM duke thënë se “LSDM i zhgënjeu të rinjtë. Deri në 83.7% e personave të rinj në anketimin e portalit ‘Falulteti.mk’, janë përgjigjur se do të kishin braktisur Republikën e Maqedonisë nëse do të kishin mundësi”. Sipas VMRO-DPMNE-së të rinjtë nuk janë të kënaqur nga Qeveria e LSDM-së, ku prioritetet kryesore të kësaj qeverisje janë interesat biznesore dhe tenderët milionëshe. “Të rinjtë janë viktima më e madhe e gënjeshtrave dhe manipulimeve të qeverisjes kriminale të LSDM-së dhe Zoran Zaevit”, thonë nga VMRO-DPMNE duke shtuar se për LSDM të rinjtë…

Lexo më Shumë

Radmilla Sheqerinska për televizionin “1Tv” tha se personalisht ka qenë viktimë e Nikolla Gruevskit dhe se e mbështet Ligjin për Amnisti. “Së bashku me shumë qytetarë ishim në rrugë dhe arritëm të fitonim me një stilolaps. Disa me gjak, por shumica me një stilolaps. Ne mendojmë se kemi të drejtën morale për të thënë “po” për amnisti lidhur me 27 prillin, në të cilën nuk do të përshihen dhunuesit dhe organizatorët. Asnjë ndryshim nuk është i lehtë ose pa dhimbje. Por ne konsiderojmë se amnistia për një pjesë të caktuar të pjesëmarrësve më 27 prill është çmimi që ne do…

Lexo më Shumë

Mëngjes i ftohtë në Maqedoni me temperatura nën zero dhe me reshje të borës. Ma ftohtë është në Lazaropole ndërsa më së shumti borë ka në Mavrovi Anovi ndërsa moti i acartë do të jetë deri në mes të javës së ardhshme. Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike në Lazaropole temperatura ka qenë -14 gradë celsius, Mavrova dhe Krusheva me -13, Pretor, Gjurqishte dhe Topolçani me -10, Pozharane me -9, Manastiri dhe Prilepi me -8, Ohri -7, Tetova, Kriva Pallanka dhe Kumanova me -6, Shkupi dhe Shtipi -5, Demir Kapija, Strumica, Gjevgjelia dhe Dojrani me -4. Borë më së shumti ka…

Lexo më Shumë

“Rinia po ikën nga fshati ndërsa numri i foshnjeve të posalindura po shënon rënie të vazhdueshme”. I shqetësuar nga ky fenomen negativ me pasoja të rënda për fshatin e tij – Sllupçanin, por edhe gjithë rajonin e Likovës dhe Kumanovës, ish deputet i zonës Famir Asani, fton përfaqësuesit e popullit të ndërmarrin masa për të ndaluar këtë të keqe, shkruan Gazeta Lajm. “Prej vitit 2018 deri më tash prej 18-22 vjet kanë lëshuar fshatin Sllupçan dhe gjenden në Gjermani. Pritet që edhe 60 të lëshojnë vendin sepse perspektiva e tyre nuk është në këtë fshat sepse dhe fushën nuk e…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev është optimist se do të bëjë gjithçka që të sigurojë shumicë prej dy të tretave për mbështetjen e amendamenteve kushtetuese, në seancë plenare për më 9 janar ndërsa numri i deputetëve që do ta mbështesin do të dihet gjatë votimit. Zev ditëve të fundit në suaza të konsultimeve me partitë politike për sigurim të shumicës prej dy të tretave ka realizuar takim me liderët e partive opozitare shqiptare “Besën” dhe “Aleancën për shqiptarët” të cilët vetëm kanë parashtruar amendamente të amendamenteve kushtetuese në afatin e paraparë ligjor, ndërsa VMRO-DPMNE-ja opozitare paralajmëroi se nuk do të marrë pjesë në…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev është për kandidat konsensual presidencial, përderisa VMRO_DPMNE shpalli konkurs publik për paraqitje të kandidaturës deri në konventën e partisë për zgjedhje të kandidatit për president për zgjedhjet e vitit 2019. “Dëshiroj të kemi kandidat konsensual për president, i cili do të jetë baba i kombit dhe pas së cilit do të ndalemi të gjithë”, tha kryeministri Zoran Zaev. Deri më tani, theksoi, nuk është hapur proces lidhur me përcaktimin e kandidatit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, pasi në vijim është një proces serioz për përfundimin e procedurës për ndryshime kushtetuese në Parlament. Theksoi se menjëherë më pas…

Lexo më Shumë

Është hequr ndalesa për komunikacion për automjetet e rënda në rrugën Mavrovë-Dibër, informojnë nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër korsi të lagëta. Ndalesa për kamionët ka në rrugën Gostivar – Kërçovë përmes Strazhë. Nga NP “Rrugët e Maqedonisë”, theksojnë se ekipet e tyre vazhdimisht janë në terren dhe po mirëmbajnë të gjitha rrugët./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Vaksinimi në “Jane Sandanski”, “Bit Pazar”, dhe “Bukuresht”, do të vazhdojë të bëhet edhe nesër në dy ndërrime në periudhën nga 07:30 deri 19:00, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Të hënën, më 7 janar vaksinimi në këto klinika do të bëhet vetëm gjatë ndërrimit të parë, përkatësisht nga ora 07:30 deri në ora 13:00. Nga ministria e Shëndetësisë dje thanë se gjatë ditë të kaluara janë vaksinuar 990 fëmijë dhe se deri tash nuk ka raste të reja të fruthit. Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ju bën apel qytetarëve të cilët dyshojnë se fëmijët e tyre kanë simptoma të fruthit t’o…

Lexo më Shumë

Me 03.01.2019 rreth orës 07.35 në Stacionin Policor në Çair, M.M.(29) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 06.00 në shtëpinë e tij e ka parë se djali i tij nuk është duke dhënë shenja jete, transmeton Almakos. Nga ekipi i Ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekja. Është kryer kontroll dhe me urdhër të Prokurorit Publik do të kryhet obduksion.

Lexo më Shumë