Author: Hamdi Kumanova

Kompania ku një nga pronarët është Maja Trendafilova Makraduli, gruaja e zëvendës ministrit Jani Makraduli ka marrë nëntë tenderët me vlerë rreth 90 mijë euro në periudhën derisa ai është funksionar në Ministrinë e mjedisit, shkruan NovaTv, transmeton Portalb.mk. Bëhet fjalë kompaninë “Open Mind Solutions” ku Trendafilova posedon 25% të aksioneve. Sipas të dhënave nga Byroja e prokurimeve publike, tenderët janë lidhur me disa agjenci shtetërore dhe ndërmarrje publike dhe kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e softuerit për shërbime kontabël dhe financa. Zëvendës ministri Makraduli nuk sheh asgjë kundërthënëse.Ai pohon se kompania ka marrë tenderë edhe më herët, kur ai nuk ka…

Lexo më Shumë

Me 06.01.2019 në ora 12.45 është lajmëruar në polici se në rrugën regjionale Shkup-HEC Kozjak, në eterin e fshatit Varvara, vetura e tipit “Golf” me targa nga Shkupi e drejtuar nga D.K.(54) nga Shkupi ka dal nga rruga dhe është rrotulluar, transmeton Almakos. D.K. me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku iu janë konstatuar lëndime të rënda. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ana e SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Me 06.01.2019 në ora 11.30 në Shkup në bulevardin “Aradhat partizane” për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “vjedhje” të dënueshme sipas nenit 235 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, arrestohen A.M.D.(32) dhe E.S.K.(28), dytë nga Republika e Bullgarisë, transmeton Almakos. Personat janë mbajtur në Stacionin Policor në Qendër për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Vaksinën MRP dje deri në orën 19 kanë marrë 21 fëmijë. Deri më tani janë vaksinuar 1.079 fëmijë. Për momentin, nuk ka raste të reja të konfirmuara të personave të sëmurë nga fruthi, kumtoi mbrëmë Ministria e Shëndetësisë. Nga Ministria e Shëndetësisë u bëjnë apel të gjithë prindërve t’i vaksinojnë fëmijët e tyre. Vaksina MRP është e cilësisë së lartë, ndërsa prodhues është kompania “Glakso Klajn” nga Belgjika, theksojnë nga Ministria. Pikat për vaksinim “Bukuresht”, “Bit Pazar” dhe “Jane Sandanski”, sot punojnë nga ora 7.30 e deri në orën 13.

Lexo më Shumë

“Republika e Maqedonisë është e përgatitur politikisht dhe ushtarakisht që të bëhet anëtare e plotë e NATO-s, pasi që të jetë mbyllur i tërë procesi me Marrëveshjen e Prespës”. Kështu ka thënë mes tjerash koordinatori i Maqedonisë për në NATO, Stevo Pendarovski, duke folur për gatishmërinë e vendit për t’u bë anëtare e 30-të e NATO-s në një intervistë për TV Tellma, njofton Koha. Sipas tij, nuk parashikohen probleme më të mëdha me Greqinë lidhur me sigurimin e mbështetjes për Marrëveshjen e Prespës, pasi që e njëjta të jetë ratifikuar në Maqedoni. Pendarovski në intervistë ka folur edhe për sfidat…

Lexo më Shumë

Në dy aksione të ndara të Policisë së Maqedonisë, dje janë arrestuar dy shtetas turq për shkak të falsifikimit të kartonit të gjelbër. Në rastin e parë në pranga të policisë ka përfunduar 58-vjeçari O.H, i cili ka tentuar të kalojë në kalimin kufitar “Bogorodica” rreth orës 09:30. Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 18:00, kur 43-vjeçari C.M nga Turqia, gjithashtu në kalimin kufitar “Bogorodica” është arrestuar për shkak të falsifikimit të kartonit të gjelbër. Nga MPB thonë se dy të arrestuarit janë dorëzuar në stacionet policore për procedura të mëtejshme./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Edhe politikanët edhe analistët shpresojnë që Maqedonia sivjet mund të merr datë për fillim të negociatave anëtarësim në Bashkimin Evropian. Punët më së shumti varen prej nesh, vlerësojnë ata, gjithsesi duke i theksuar edhe sfidat me të cilat do të ballafaqohet BE-ja, shkruan REL, transmeton Portalb.mk. Optimizëm në Qeveri dhe pritshmëri më të matura në sektorin qytetar për sigurinë se Maqedonia këtë vit do të merr datën për negociata me Bashkimin Evropian. Pa ndërhyrë në spekulime për datën, mund të thuhet se në masë të madhe kjo varet nga ne, thotë Zoran Neçev nga Instituti për demokraci. “Para se gjithash kjo varet nga zbatimi…

Lexo më Shumë

Çdoherë kam konsideruar se Marrëveshja e Prespës, në mënyrë të balancuar, të drejtë dhe të dobishme i zgjidhë çështjet që shkaktonin dyshime dhe ndarje mes vendit tonë dhe IRJM-së, thotë ministri grek pa resor dhe zëdhënës i Qeverisë, Dimitris Xanakopullos në intervistën për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA dhe shton se amandamentet e parashtruara kushtetuese, por edhe deklaratat e fundit të kryeministrit të Maqedonisë e konfirmojnë këtë qëndrim, ndërsa paralelisht i rrëzojnë argumentet e Demokracisë së Re. Xanakopullos potencon se ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës i shërben interesave të Greqisë dhe rajonit më gjerë dhe shprehi bindje se do të…

Lexo më Shumë

Mjekët e Klinikës për anestezi, reanimacion dhe kujdes intensiv Karil, urologjisë, neurologjisë dhe Institutit i Transfuzioneve sërish kryen transplantim të suksesshëm të veshkave nga një dhurues i vdekur. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në rrjetin e tij social “Facebook” shkroi se pacientët që fituan veshkat ndihen mirë dhe ende janë në repartin e kujdesit intensiv në KARIL. Pas një pauze gati tri vjeçare, siç thotë ministri, ky është transplantimi i dytë i veshkave nga një dhurues i vdekur për dy muaj, që është sukses i madh për ekipin e mjekëve që punojnë në praktika të tilla. Ministri i Shëndetësisë, Filipçe…

Lexo më Shumë

Hapja e sezonit turistik në Kodrën e Diellit, përveç reshjeve të mëdha të borës, e kanë paraprirë edhe shumë pengesa të tjera të cilat nxorrën në pah mangësitë e menaxhimit të kësaj qendre turistike. Nga iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, nisjen e sezonit e vlerësuan si të dështuar dhe kërkuan dorëheqje të menaxhuesve, transmeton Portalb.mk. Nga pamjet më poshtë, shihet qartë se si nisi edhe një sezon turistik në Kodrën e Diellit: pa teleferikë, pa ashensorë skijimi funksional “Teteks”, pa pista të definuara, pa shtresëzim të borës dhe në ditë dhe kushte jo të volitshme – sepse sot…

Lexo më Shumë

Ekskuzivisht mirret vesh që partnerët e koalicionit, Zaev dhe Ahmeti, kanë zhvilluar biseda me deputet nga opozita maqedonase në mënyrë që të rritet mbështetja në Kuvend për ndryshimin e emrit, përtej 80 votave minimale që nevojiten për ta zbatuar ndryshimin e Kushtetutës në përputhje me Marrëveshjen e Prespës midis Shkupit dhe Athinës. Ky zhvillim kaq i shumëpritur ka ardhur pas hapave të fundit që janë ndërmarrë siç janë ligji për amnesti, ndryshimet në kodin penal dhe në veçanti me lirimin nga paraburgimi i ish drejtorit të DSK Sasho Mijallkov i cili konsiderohet më meritori për arritjen e 80 votave në…

Lexo më Shumë

Të rinjtë në Maqedoni konsiderojnë se lë shumë për të dëshiruar pjesëmarrja e tyre dhe organizatave rinore në procese të krijimit të politikave, qoftë në pushtetin qendror apo atë vendor, njofton REL. Ata theksojnë se është shumë e nevojshme rritja e transparencës në procesin e politikëbërjes për të rinjtë. Rita Behadini nga Parlamenti studentor në kuadër të Universitetin të Evropës Juglindore në Tetovë, për Radion Evropa e Lirë thotë se rinjtë janë pasiv kundrejt politikave të pushtetit vendor dhe atij qendror, pasi ata nuk e shohin të ardhmen e tyre në Maqedoni. “Të rinjtë në vendin tonë janë tepër të demotivuar. Duke…

Lexo më Shumë